Kostot e ndërtimit kanë vijuar rritjen e ndjeshme dhe në tremujorin e dytë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke sinjalizuar për një vazhdim të rritjes së çmimeve të apartamenteve. E njëjta tendencë është shënuar dhe për prodhuesit, që po shohin kosto 20.5% më të shtrenjta se në tremujorin e dytë 2021. Ndërsa është ngadalësuar rritja e çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2022, sërish mbeten 10.7% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo tendencë sinjalizon se konsumatorët do të vijojnë të përballen me çmime të…
Author: tirana
Mirela Kumbaro zbuloi gjatë një interviste televizive se gjatë këtij sezonit turistik u zhvesh nga kostumi i ministres së Turizmit të Mjedisit, duke zënë vendin e organeve kompetente që merren me monitorimin e plazheve. Me qëllim për të mos u njohur nga askush, ajo u shpreh se vendosi të maskohej dhe të dilte në terren për të inspektuar dhe verifikuar problematikat e raportuara nga qytetarët nëpër rrjete sociale. “Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur…
Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e shtim gradual të vranësirave në orët e pasdites, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 15m/s. Sipas SHMU valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 14 deri 31°C në zona e ulëta 16 deri 34°C në zona bregdetare 17 deri 33°C
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa shërbime shtesë për Policinë e Shtetit. Në VKM thuhet se Policia e Shtetit do të ruajë për 3 muaj kundrejt pagesës persona juridikë që janë në rrezik. Ndërkohë, do të ofrojë shërbim me pagesë për shoqërim të makinave që transportojnë mallra të rrezikshme. Sipas VKM-së, Policia do të vë në përdorim kundrejt pagesës uniformën, armët e pajisje të loguara për filma e xhirime. Gjithashtu do të ofrojë shërbim me pagesë më mbështetjeve të aktiviteteve kulturore. Vendimi i plotë: MIRATIMIN E LLOJEVE TË SHËRBIMEVE SHTESË QË OFRON POLICIA E SHTETIT DHE TARIFAVE TË PAGESËS…
Partia Demokratike, përmes deputetit Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi pak më parë me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me këto deklarata. “Edi Rama është arkitekti i shkatërrimit dhe inkriminimit të policisë së shtetit ashtu siç është dhe përfituesi kryesor i angazhimit të tyre abuziv në fushata elektorale për të grumbulluar vota në kurriz të shkallmimit të shtetit! Përdorimi i grupeve më të errëta të krimit të organizuar në këmbim të lehtësirave tē mēvonshme e…
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale ka nisur diskutimet teknike me autoritetet greke për njohjen e pensioneve, një hap ky që do të shërbente për njohjen e viteve të punës për mijëra shtetas shqiptarë në shtetin helen. Në njoftim mësohet se një ekip i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhet në Athinë, ku po zhvillon biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet. “Ky është një fillim i rëndësishëm që tregon për vullnetin e palëve për t’u ulur në tryeza të…
I dyshuari për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë pak ditë më parë, Ekrem Rexhepi është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Mediat në Kosovë raportojnë se 26-vjeçarit i është ndërruar qendra e paraburgimit, pasi i rrezikohet jeta. Avokati i tij, Fitim Limani bëri me dije se Rexhepi është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. “Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë.…
Bashkia e Elbasanit ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi. Bëhet fjalë për rrugët “Grigor Nosi”, “Hasan Ali Kopili” dhe “Xhaferr Duhanxhiu”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet për sistemimin e këtij blloku që ishte dhe një kërkesë e komunitetit për ndërhyrje kapilare.Gjiknuri deklaroi se krahas zhvillimit të qendrës së qytetit, investimet do të vijojnë dhe në zonat periferike. “Këtu puna flet vetë. Është një kantier në zhvillim e sipër, çdo gjë nëntokësore është përfunduar, kanalizimet janë…
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka folur për herë të parë për të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, i cili prej disa javësh është zhdukur dhe nuk dihet fati i tij, nëse është vrarë apo ka inskenuar ndonjë ngjarje për t’i shpëtuar drejtësisë.“Ky Gusht dhe gjithçka që ka ndodhur në këtë Gusht duhet të shërbejnë si shuplakë për t’u ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt objektivave më ambicioze për Policinë e Shtetit. Si është e mundur që Policia e Shtetit akoma sot, tani që flasim nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej profileve më…
Në mbledhjen me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama, duke u ndalur te tragjedia e Himarës, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një motor uji që drejtohej nga ish-komisari Arjan Tase, njoftoi krijimin e një njësie të re brenda radhëve të Policisë së Shtetit, e cila do të quhet “Jonada”. Kjo njësi, do të bëjë monitorimin me dron, por edhe nga uji dhe toka të plazheve të Shqipërisë, duke nisur nga vera e vitit të ardhshëm, për të bërë të mundur shmangien e tragjedive. “I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale policore…
Këngëtari Justin Bieber njoftoi të martën se duhet të bëjë një pushim tjetër nga turneu i tij, pas një krize shëndetësore që pësoi në fillim të këtij viti. Bieber, i cili kishte rifilluar turneun e tij Justice World në korrik, bëri me dije se pasi publikoi se kishte sindromën Ramsay Hunt, e cila i la fytyrën pjesërisht të paralizuar, ishte në gjendje të përfundonte pjesën e Amerikës së Veriut të turneut të tij të koncerteve. “Pas pushimit dhe konsultimit me mjekët, familjen dhe ekipin tim, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar turin”, thuhet në deklaratë. “Kam realizuar gjashtë…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rriten pagat në polici, sidomos në nivelin bazë. “Pagat ka ardhur koha të rritën përsëri dhe do t’i rrisim menjëherë sidomos për nivelin bazë, që do të thotë në thelb se pavarësisht se çfarë thuhet nuk ka pasur kurrë në historinë e policisë së shtetit një raport si ky që ne kemi vendosur me policinë e shtetit. Raport respekti, besimi dhe raport i bazuar te mbështetja e plotë politike e të gjithë drejtëve të përgjithshëm të policisë së shtetit. Ky është fakt.”, tha Rama.