Author: tirana

Mëngjeset e kryeministrit Edi Rama në rrjete sociale, prej vitesh janë kthyer në promovin të investimeve të qeverisë. Këtë herë urimin ndaj ndjekësve në facebook për një ditë të mbarë, Rama e ka shoqëruar me pamje nga shkolla e re “Andrea Stefani”, për të cilën Rama thotë se është gati të presë për vitin e ri shkollor 900 nxënës. “MIRËMËNGJES dhe me super shkollën e re “Andrea Stefani” gati për të pritur 900 nxënës, një zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online që gati rrënoi të dhënat e shqiptarëve, Shqipëria akuzon Iranin. “Sulmi nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Agresioni është orkestruar nga Irani”, tha kryeministri Edi Rama. Ministria e Jashtme e Iranit i konsideroi “pretendime të pabaza” akuzat e autoriteteve shqiptare, dhe një “veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në deklaratën e ministrisë së Jashtme iraniane pretendohet se “vende të treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë”, ndërsa shtohet me tej se sipas saj, deklaratat…

Read More

Dashi Nuk ju pëlqen të keni komplikime në dashuri, por shumë shpesh jeni ju që nisni t’i komplikoni gjërat. Suksese në punë, por duhet të fokusoheni vetëm në një gjë. Demi Në këto ditë ju jeni duke menduar për të kaluarën, por duhet të përpiqeni të shikoni nga e ardhmja. Edhe nëse ka pasur një ngërç në punë, tani është koha për të filluar përsëri. Binjakët Hëna në ditën e enjte do të jetë e favorshme, por zemra juaj nuk është e sigurt për zgjedhjen e bërë. Sa i përket punës, shmangni (ose të paktën provoni) përplasjet me shefin. Gaforrja…

Read More

Kjo ditë e enjte do të jetë kthjellime dhe vranësira të pakta ne relievet malore deri mesatare gjatë ditës. Temperaturat minimale do të luhaten 15-21 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rritje 28-31°C në veri deri në 33-35°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 -4 ballë në det të hapur.

Read More

Britania e Madhe ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë. Përmjes një deklarate ‘Foreign Office’ thotë se Irani është përgjegjës për sulmin ndaj Shqipërisë. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se Mbretëria e Bashkuar mbështet Shqipërinë, aleatin e NATO-s. “Britania e Madhe ka dënuar shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë. Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot (e mërkurë 7 shtator) shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagesën e shërbimeve,…

Read More

Presidenti italian Sergio Mattarella ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministrja Evis Kushi dhe ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci. Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërsa është i shoqëruar nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa. “E nderuar që së bashku me Ambasadorin z. Fabrizio Bucci mirëpritëm në Aeroportin “Nënë Tereza” Presidentin e Republikës së Italisë z. Sergio Mattarella dhe Ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor znj. Maria Cristina Messa, të cilët do të zhvillojnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri”, shkruan Kushi.

Read More

Konflikti për kufirin ndarës u bë shkak që një 65-vjeçar të humbasë jetën në Gështenjas të Pogradecit, pasi u qëllua me thikë nga një shtetas 63-vjeçar. Sipas policisë, Fatos Munellari ka vrarë me thikë Safet Hyskollarin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së mërkurës, ku 65-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa policia po punon për arrestimin e autorit. Lajmin tragjik, bashkëshortja e autorit e mori vesh nga gazetarët.

Read More

Irani ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, duke “dënuar ashpër” këtë vendim teksa hedhur poshtë pretendimet për përfshirje në sulm kibernetik kundër vendit tonë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Ka’nani tha se vendimi i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet politike mes dy vendeve “me pretendime të tilla të pabaza” është “i pamenduar dhe dritëshkurtër”. “Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin “Radari Informativ”, ka folur rreth situatës së brendshme të PD-së, e cila vijon të jetë e ndarë më dysh, me grupin që mbështet Sali Berishën dhe atë që mbështet Enkelejd Alibeaj. E pyetur se cilin nga të dy njeh si kryetar partie, Duma tha se Enkelejd Alibeaj është kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Duma pohoi se situata e brendshme në PD është njësoj me situatën në sesionin e kaluar. Megjithatë ajo pohon se kolegët e saj janë më të matur dhe më të hapur për të kryer diskutime…

Read More

Në takimin me strukturat e Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama foli për një pallat të ndërtuar tërësisht pa leje në Tiranë, duke kërkuar edhe përgjegjësitë e shefit të komisariatit të asaj zone. Gazetari i Tv Klan Spartak Koka, ka mësuar se pritet arrestimi i shefit të komisariatit të zonës ku është ndërtuar pallati 8-katësh. Po përgatiten arrestime të forta, të bujshme në dijeninë tënde? Sipas informacioneve, pritet që një shef komisariati në Tiranë të arrestohet ose sot ose nesër për shpërdorim detyre për këtë pallatin 8-katësh dhe persona të tjerë që kanë qenë përgjegjës nga institucionet ligjzbatuese për ta…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia së shpejti do të arrijnë marrëveshje për targat e makinave. “Theksojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë, sido që të mundemi. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, ka thënë Erdogan të mërkurën, gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd. Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës. Procesi pritet të zgjasë dy muaj. Serbia kërkon negociata për këtë…

Read More

Nga Halil Matoshi Gardianja e Kushtetutës, Vjosa Osmani – me dyja këmbët mbi të! Me e shpalosë flamurin e nji shteti të huej zyrtarisht, në nji komunë kosovare e me nji Krasniq, dhe në prani të presidentes së Kosovës, asht shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit për simbolet. Shkelje e dyanshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kosovar për simbolet!? Në nji komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti…

Read More