Author: tirana

Eksperienca e Postës Shqiptare në fushën e E -Commerce, digjitalizimi dhe risi te reja me fokus qytetarin si karta sociale, rivilatizimi i plotë i flotës së saj ishin temat kryesore të trajtuara në Forumin e Shitjeve (Retail Forum) organizuar në koordinimin e Postës Shqiptare. Administratorja e Postës Shqiptare, Anisa Kaltanji, prezantoi tek të pranishmit fokusin e institucionit që ajo drejton i cili është i orientuar tek shërbimet postare dhe financiare. “Sot, eksperiencën tonë në fushën e E-Commerce, ne mund ta reflektojmë tek operatorët postarë që sot janë pjesëmarrës në forum”, u shpreh Kaltanji. Gjithashtu Kaltanji theksoi se Posta Shqiptare mbetet…

Read More

Pas pritjes zyrtare, Presidenti i vendit Bajram Begaj në fjalën e tij në konferencën për shtyp me homologun italian Sergio Mattarella, tha se gjatë takimit të tyre u diskutua në lidhje me rëndësishëm e vijimit të mbështetjes së Italisë për vendin tonë në procesin e negociatave. Po ashtu Begaj u shpreh se kanë diskutuar për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërsa kërkoi që vendet e BE të mbështesin Ballkanit drejt integrimit në union për të penguar influencën nga aktorë të jashtëm. “Të dy vendet tona, rëndësi parësore kanë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe institucional. Italia, një mike e vyer…

Read More

Akti normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së krahas flamurit kombëtar në institucionet publike, po diskutohet në seancën e sotme në Kuvend. Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ftoi kolegët që ta votojnë këtë amendim, e që më pas së bashku të vazhdojnë punën për objektivin madhor të anëtarësimit në BE. Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në fjalën e saj tha se Parlamenti trajtohet si noter pasi kryeministri Edi Rama e ngriti flamurin më 20 korrik dhe sipas saj kërkon të justifikojë veprimin e tij. Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku nënvizoi edhe se nuk dihet cilat…

Read More

Nëntë punonjës të një fabrike ulliri në Fier janë dërguar në spital me shenja helmimi. Policia dyshon se helmimi mund të jetë shkaktuar nga një reaksion i shkaktar nga parfumi që ka përdorur njëra prej tyre. Informacioni nga Policia Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”. Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve. Grupi…

Read More

Siç edhe pritej, seanca plenare në Kuvend nuk ka qetësi. Deputeti demokrat Edmond Spaho, ka ngritur shqetësimin për radhën e diskutimeve, duke theksuar se është i renditur prej muajsh i fundit. Mirëpo nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh: “Ëmbëlsira për në fund”. Pjesë nga diskutimi: Spaho: Dua të sjell në vëmendje një problem që është bërë kronikë për radhën e diskutimeve. E kam thënë se një grup deputetësh po i trajtoni si armiq. Në çdo listë diskutimesh ne jemi të renditur të fundit, përse mbahet ky qëndrim. Na trajtoni me dinjitet së paku,…

Read More

Akti normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së krahas flamurit kombëtar në institucionet publike, po diskutohet në seancën e kësaj të enjteje në sallën e Kuvendit. Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj ftoi kolegët e saj që të votojnë këtë amendim e që më pas së bashku të vazhdojnë punën për objektivin madhor të anëtarësimit në BE. “Jemi të pritje të zhvillimeve të vrullshme. Ky nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave, na jepet perspektiva e qartë. Do të ndryshojë në mënyrë më të thellë dhe ligjorë aspektet shumë të imta të jetës së…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar sërish në mbështetje të Shqipërisë pas shkëputjeve të marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre, tha se administrata e Joe Biden po punon me vendin tonë për të përforcuar sigurinë kibernetike, gjithashtu komentoi dhe mundësitë e zbatimit të artikullit 5 të NATO-s për të mbrojtur vendet anëtare edhe nga sulmet kibernetike. “Roli ynë këtu është të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të vënë para përgjegjësisë Iranin dhe të punojmë me Shqipërinë për të përforcuar sigurinë e saj kibernetike dhe të fuqizojmë normat e sjelljes së përgjegjshme shtetërore në…

Read More

Prej kohësh në një heshje publike, ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për situatën me Iranin, ku këtë të enjte nga jashtë sallës së Kuvendit, tha se mund të pritet gjithçka nga regjimi i Iranit pas dëbimit të diplomatëve nga Rama. Për t’i paraprirë këtyre sulmeve ose për t’i parandaluar, Basha bëri thirrje për rritjen e kapaciteteve institucionale. Ish-kryedemokrati kujtoi se ka pasur rrjedhje informacioni edhe para sulmit kibernetik, gjë që nënkupton se Shqipëria nuk është e përgatitur për reagimet nga Irani. Kryeministri Edi Rama kërkoi të mërkurën që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës duke iu referuar çështjes së Butrintit, me të cilën u mor gjatë edhe në sesionin e kaluar parlamentar. Por kryeministri Edi Rama e ironizoi, duke i thënë: “Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”. Deputetja Zhupa këmbëngul se menaxhimi i Butrintit nuk mund t’i lihet në dorë një personi që me qasjen që ka, mund të rrezikojë interpretimi i gjetjeve. Ajo e akuzoi ministren e Kulturës se e ka përzgjedhur Hodges-in ndër 6 kandidatë vetëm prej njohjes së këtij të fundit me kryeministrin Rama, i cili e…

Read More

Ilir Meta ka thirrur një protestë më 13 shtator në vendin ku është ndërtuar inceneratori i Tiranës. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi sot se do të jetë prezente. Jashtë sallës së Kuvendit, Duma tha se do mundohet të jetë prezente pasi të gjithë duhet të jenë nëpër protesta. “Mendoj se ka ardhur një moment se nuk e di nëse mund ta quajmë tragjike, apo qesharake, por viti i 9 i qeverisjes së Ramës, kush do që i thërret, ne duhet të protestojmë. Kjo nuk do të thotë se po them diçka në mbrojtje të dikujt. Sot ne duhet…

Read More