Author: tirana

Pas prezantimit të djeshëm nga kryeministri Edi Rama, sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me anë të një ceremonie të posaçme, i dorëzoi Muhamet Rrumbullakut postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Drejtori i ri i Policisë, në fjalën e tij, tha se ndihet i nderuar për këtë vlerësim, por që e vë përpara sfidave të forta. Sipas Rrumbullakut, Policia ka nevojë për një frymë të re që e sjellë vetëm gjenerata e re harmonizuar me kontributin e policëve të karrierës. “Policia ka të gjithë kapacitetet për të garantuar shtetin e së drejtës, mjafton që këto kapacitete të…

Read More

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale në kuadër edhe të masave të përballimit të krizës energjetike, tha se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kwv. Po ashtu ministrja konfirmoi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë, çka sipas saj e bën të vështirë konceptimin se gjendemi në një krizë energjetike. “Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh. Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar pragun e konsumit të energjisë elektrike për të cilin qytetarët do të detyrohen ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Rama tha se kush shpenzon më shumë se 800 kwh do ta paguajë atë me çmimin real të tregut. Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka asnjë plan për kufizim me orare të energjisë elektrike. “Nisur nga analiza e gjithë fashave të konsumatorëve kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kwh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 apo 7% që konsumojmë më shumë. Bëhet fjalë për konsumatorë me vila, pishina, oborre…

Read More

Në prezantimin e paketës së re anti-krizë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tregoi sesa do të rriten pagat në sektorin publik, edhe por sesa do të jetë mburoja sociale për secilën kategori. -Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, dhe përfitojnë 674 mijë përfitues-Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë përfitojnë 41 mijë punonjës-Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës-Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës-Pagat eadministratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës-Paga minimale rritet me 7%,…

Read More

Me shkarkimin e Gledis Nanos, stafën e Policisë së Shtetit e merr Muhamet Rrumbullaku. Dje u bë prezantimi i tij nga kryeministri Edi Rama, ndërsa mëngjesin e sotëm në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u mbajt ceremonia e marrjes së detyrës nga Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku. Ceremonia u hap me himnin e flamurit Kombëtar, ku më pas Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mbajti një fjalim, ku tha se nuk kishte personazh më të mirë për ta çuar përpara detyrën e kreut të Polcisë, ndërsa e këshilloi Rrumbullakun…

Read More

Në konferencën për mediat në prezantimin e paketës së re anti-krizë, kryeministri Edi Rama tha edhe se do të ketë rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve. “Do të rriten pagat për administratën, për Policinë e Shtetit dhe për Policinë e Burgjeve. Paga minimale do të rritet në 34 mijë lekë. Do të indeksohen pensionet e invaliditetit me 7.5%. Ndihma ekonomike rritet me 10%, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Do indeksojmë me 6% pensionet, indeksimi i dytë brenda 2022”.

Read More

Kryeministri Edi Rama, zv/ kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, prezantuan këtë të enjte paketën e re të rezistencës sociale, në lidhje me krizën energjitike që ka prekur vendin. Në fjalën e tij, Rama tha se paga e re minimale shkon në 34 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë deklaroi se mbi 90 për qind e konsumatorëve familjarë konsumojnë më pak se 800 kwh/orë ndaj deri në këtë fashë nuk do të ketë rritje të çmimit. Ai nënvizoi se ata që konsumojnë mbi këtë fashë do aplikohet çmimi i tregut. Kryeministri tha se bëhet fjalë për…

Read More

Ledjon Lici është i famshëm në TikTok, por thotë profesioni i bariut po zhduket. Ai e ka trashëgimi nga familja dhe do vijojë të kullosë bagëti, ndërsa e ndërthur punën dhe me live-t në TikTok, por nëse nuk do kishte bagëtitë e tij, nuk do i dilte llogaria për të punuar te tjetri. Për të mungesa e mbështetjes nga shteti bën që ky profesion të ushtrohet gjithnjë e më rrallë. E nëse nuk do të ishte bari? Ai u shpreh se i pëlqen aktrimi. Edhe në TikTok, krijon poezi ndërsa frymëzohet nga natyra dhe i interpreton ato. Ndër të tjera…

Read More

Pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online që gati rrënoi të dhënat e shqiptarëve, Shqipëria akuzon Iranin. “Sulmi nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Agresioni është orkestruar nga Irani”, tha kryeministri Edi Rama. Analisti Baton Haxhiu, si njohës i mirë i shteteve islamike, thotë se pas vendimit për dëbimit të diplomatëve iranianë e fut Shqipërinë në grupin e vendeve që urrehen nga Irani. Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se tani. “Duhet të jemi të kujdesshëm, iranianët nga aspekti i krenarisë e ngrenë në…

Read More

Mëngjesi i kësaj të enjte ka nisur me një aksident fatal. Një 40-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe fatkeqësisht ka humbur jetën, në aksidentin e ndodhur në fshatin Tërbaç të Himarës. Policia bën me dije se ai ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin kur ka dalë nga rruga duke humbur jetën. “Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po…

Read More

Një vesh i prerë, një urdhër për të shkatërruar “gjithçka që shihni”. Ushtari 21-vjeçar rus, Stanislav Shmatov, nuk ka pasur ide që Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) i ka incizuar bisedat e tij kur ai e ka kontaktuar familjen në Rusi nga rajoni ukrainas i Harkivit. Sikur edhe pjesa tjetër e personelit rus në Ukrainë, në muajt e parë të luftës, ai ka folur lirshëm në telefon. Më 15 prill, në disa biseda me babain e tij 51-vjeçar, Aleksandr Shmatov dhe një familjare të tij, Irina Zheleznikova, Shmatov, e ka përshkruar torturën dhe abuzimet që i janë bërë një të…

Read More

Fatkeqësitë natyrore edhe për shkak të ndryshimeve klimatike kanë ndryshuar agresivitetin dhe përsëritjen e tyre duke detyruar vende anembanë globit të angazhohen me plane të reja parandalimi. Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara ku episodi më i fundit me ishte tërmeti i nëntorit 2019 që preku të paktën 11 bashki me pasoja fatale sidomos në disa prej tyre. Në atë kohë theksi u vu tek menaxhimi i situatës nga strukturat e posaçme që prej disa kohësh po i nënshtroheshin ristrukturimit por pavarësisht reagimit në nivel kombëtar duket se minimizimi i pasojave apo reduktimi i riskut është i lidhur…

Read More