Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavriusit. Ndërkohë, nga 1245 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 233 qytetarë, ndërsa janë shëruar 366 pacientë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Janë 1,728 qytetarë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Author: tirana
Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka komentuar nisjen e sezonit shkollor. “Shumica e tyre janë të përdorur, nuk janë libra të rinj falas, por janë ato që kanë përdorur nxënësit paraardhës dhe shpesh nuk janë cilësor. Oraret e shkollës fillore. Janë problem madhor se prindërit duhet ti marrin fëmijët në orën 12 të drejtës dhe prindërit. Buxheti i arsimit më i ulëti në rajon, flet për dështimin e premtimit për buxhetin arsimit që do ishte 5%. Sa herë që qeveria prek buxhetin kur kalon ndonjë akt normativ, prek arsimin, këtë vit i hoqi 5 mln dollarë. Është dështimi…
10 lëvizje për të limituar dëmet e një smartphone të lagur Hiqeni telefonin nga uji sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe një sekond më shumë mund të jetë i çmuar dhe vendimtar për shpëtimin e tij. Fikeni dhe mos bëni gabimin ta provoni menjëherë ta ndizni: një presion i vetëm i tastit të ndezjes mund ta spostonte ujin në qark. Dhe do të ishte fundi. Mbajeni telefonin vertikalisht dhe hiqni të gjitha pjesët që mund të ndahen si bateria, karta SIM, kasa, etj. Mos përdoni kurrë furrën e sobës ose mikrovalën për të tharë telefonin. Nxehtësia e tepërt…
Se sa bujar dhe të gatshëm ndiheni për të ndihmuar të tjerët, varet edhe nga sa mirë fle gjatë natës, thonë shkencëtarët. Një studim i kryer nga disa shkencëtarë amerikanë ri lidh altruizmin dhe bujarinë me sasinë dhe cilësinë e gjumit si në nivel individual ashtu edhe në atë shoqëror. Me fjalë të tjera, nëse një shoqëri fle gjithnjë e më pak gjatë natës, ajo gradualisht bëhet më egoiste. Në vendet e zhvilluara më shumë se gjysma e njerëzve raportojnë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë javës. Mungesa e gjumit është shoqëruar, ndër të tjera, me rritjen e rrezikut për sëmundje…
Biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli u zhduk mbrëmjen e 28 gushtit dhe u gjet pas disa ditësh kërkime pa shenja jete në Rodos. Ditën e krimit, babai i tre fëmijëve kishte shkuar në hotelin e vrasësit të tij për të folur rreth borxhit prej 100 mijë euro që autori i kishte. “Ishin goditjet në kokë që rezultuan fatale, njëri e mbante të lidhur, tjetri e rrihte”, tha avokati i familjes, Minas Tserkis. Më pas shtoi: “Të dy ishin të përfshirë në vrasje. Autorët e kishin të pamundur ta neutralizonin atë, këtë e vërteton edhe raporti mjekoligjor. Goditjet në kokë ishin fatale.”
Kreu i PD Sali Berisha reagoi sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili u kërkoi autoriteteve policore që të tregojnë se ku është Ervis Martinaj.Gjatë një bashkëbisedimi me ekspertë dhe gazetarë, Berisha deklaroi se Ervis Martinaj ndodhet tek lojërat e fatit, ku ka lidhje dhe Olsi Rama. “Sot Edi Rama fliste me Rrumbullakun, pyeste ku është Vis Martini, po ia tregoj unë ku është Vis Martini. Është te lojërat e fatit, është te Olsi, ai ishte i lojërave të fatit, i vëllai i tij është aty. Se çfarë ndodhi me atë nuk e di, por di që lojërat…
Fatos Manellari është 63-vjeçari që qëlloi me thikë bashkëfshatarin e tij pas një sherri në Gështenjas të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka plagosur me thikë Safet Hyskollari, rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit. Si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçari ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Konflikti mes dy personave në Gështenjas të Pogradecit ka përfunduar me një viktimë. Pasditen e kësaj të mërkure, një 65-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një sherri me thika. 65-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndërroi jetë në spital. Autori i ngjarjes, 63-vjeçari me iniciale F.M., është shpallur në kërkim nga policia. Vijon…
Shqipëria nuk do ta ndryshojë çmimin e energjisë për konsumatorët. Në plan është vendosja e një fashe për ata që konsumojnë më shumë se 800 kilovatorë. Për entin rregullator të energjisë plani për kufizim, pa prekur drejtpërdrejtë familjet, është domosdoshmëri. “Kufizimet e energjisë elektrike që lidhen me konsumatorët familjarë nuk do ketë, 94 % e konsumatorëve familjarë janë me konsum nën 800 kw për orë të energjisë elektrike”. Sot Shqipëria nuk ka interes të blejë energji pasi çmimi në import shkon deri në 700 euro/Mwh, shifër kjo tetë herë më lart krahasuar me një vit më parë. HEC-et në kaskadën…
Partia e Lirisë ka reaguar për nismën e qeverisë për të konfiskuar ndërtimet pa leje. Ish-deputetja, Silva Caka shprehet se kjo është një praktike e re që sipas saj nuk synon asgjë tjetër veç shtrëngimin e qytetarëve, që në këmbim të legalizimit, të japin votën. Postimi i plotë: Praktikë e re: “Jep votën për Rilindjen, legalizo ndërtesën”.Nisma e re e Qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim fitimin nuk synon asgjë tjetër veç shtrëngimin e qytetarëve, që në këmbim të legalizimit, të japin votën. E tillë ishte edhe praktika më parë, deri sa ua nxorri bojën përgjimi i…
Milot Rashica do të provojë një eksperiencë të re. Sulmuesi anësor do të veshë fanellën e Galatasarayt. Në Turqi zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes. Norwich ka pranuar ta huazojë lojtarin nga Vushtrria. Verën e ardhshme Galatasaray mund ta blejë sulmuesin, por nuk ka informacion mbi çmimin.
Analisti Baton Haxhiu thotë se vendimi për dëbimin e diplomatëve iranianë e fut Shqipërinë në grupin e vendeve që urrehen nga Irani. Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se tani. “Duhet të jemi të kujdesshëm, iranianët nga aspekti i krenarisë e ngrenë në piedestal krenarinë e tyre. Pas vendimit të fundit, kemi hyrë në grupin e vendeve që urrehemi nga Irani. Kërcënimi mund të jetë i çfarëdollojshëm. Iranianët janë të pamëshirshëm në hakmarrjen e tyre. NATO dhe SHBA prej këtij momenti duhet të ketë kujdes të veçantë…