Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria në rrezik të madh terrorist nga Irani”, Baton Haxhiu: Do godasin

08:48 / September 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online që gati rrënoi të dhënat e shqiptarëve, Shqipëria akuzon Iranin. “Sulmi nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Agresioni është orkestruar nga Irani”, tha kryeministri Edi Rama.

Analisti Baton Haxhiu, si njohës i mirë i shteteve islamike, thotë se pas vendimit për dëbimit të diplomatëve iranianë e fut Shqipërinë në grupin e vendeve që urrehen nga Irani. Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se tani.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, iranianët nga aspekti i krenarisë e ngrenë në piedestal krenarinë e tyre. Pas vendimit të fundit, kemi hyrë në grupin e vendeve që urrehemi nga Irani. Kërcënimi mund të jetë i çfarëdollojshëm. Iranianët janë të pamëshirshëm në hakmarrjen e tyre. NATO dhe SHBA prek këtij momenti duhet të ketë kujdes të veçantë tani për banorët e Shqipërisë, për muxhahedinët, për hyrje-daljet në portin e Durrësit, aeroportin e Rinasit, hyrjet nga Kosova dhe RMV. Ky është një moment i veçantë për SHBA dhe sigurinë në Shqipëri. Shqipëria kurrë s’ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se tani”, tha Haxhiu.

Kurse Ministria e Jashtme e Iranit i konsideroi “pretendime të pabaza” akuzat e autoriteteve shqiptare, dhe një “veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

baton haxhiu irani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.