Author: tirana

Ish-ylli i Nickelodeon, Janet McCurdy, ka treguar arsyen se pse i ka vendosur librit të saj titullin “Më vjen mirë që nëna ime vdiq”. Në një intervistë të rrallë herë më parë shkrimtarja 30-vjeçare ka folur për abuzimin psikologjik që nëna biologjike i ka bërë kur ishte adoleshente. Ajo tha se marrëdhënia e saj me njeriun që e solli në jetë ishte toksike. 30-vjeçarja lexoi live në emision një email që e ëma i kishte dërguar kur ajo ishte ende adoleshente. “Më ke zhgënjyer. Ti ke qenë engjëlli im i vogël, ke qenë e përsosur, por tani nuk je tjetër…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që emrin e tij të mos e shënojë më si deputet i pavarur, pa grup parlamentar. Noka tha se është deputet i PD-së, dhe nuk e vendos Ali Basha se në cilin grup parlamentar ai është. “Demokratët më kanë zgjedhur si deputet të tyre, nuk më ka zgjedhur Ali Basha, jam deputet i PD, më thoni cili nen i kodit apo i kushtetutës i jep të drejtë shërbëtorit të Ramës të më përcaktojë se si jam unë. Nuk mund të…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në vend. Një 35-vjeçar me iniciale A.A është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës në rrugën “Mikel Maruli”. I riu ka ndërruar menjëherë jetën. Nuk e dihen ende shkaqet që e shtynë të riun që të ndërmerrte këtë akt të rëndë. “Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Read More

Pas SHBA-së, dhe Britanisë, sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallet sërish “non grata”. Sipas Ballës, së shpejti do të vijë një mesazh edhe nga ana e Bashkimit Europian. “Është për turpin e këtij Kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE”,-tha Balla gjatë fjalës në seancën e sotme në Kuvend.

Read More

Situata me Iranin po diskutohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla foli tek shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Iranit, pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare. Ai i kërkoi opozitës që të bëhet bashkë në këtë vendim të shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin. “Ky moment do të kujtohet gjatë se në historinë e Shqipërisë sonë, nga sot e për shumë vite për shumë breza këta dy flamur do të qëndrojnë gjithmonë bashkë. Unë nuk e gjej dot përgjigjen e pyetjes që të flasësh në emër të shqiptarëve secili prej nesh…

Read More

Safet Hyskollari 65-vjeç, u vra mbrëmjen e së mërkurës nga fqinji i tij, Fatmir Manellari në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte sa herë viktima kthehej me pushime nga SHBA-ja në fshat. Konfliktet lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë, për të ardhur tek konflikti i fundit ndodhur mbrëmjen e së mërkurës i cili ka përfunduar me vdekjen e 65-vjeçarit Hyskollari. Gjatë ditëve të fundit viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubave prej betoni. Autori pretendon pronësinë e ish-kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për…

Read More

Akti normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së krahas flamurit kombëtar në institucionet publike, po diskutohet në seancën e sotme në Kuvend. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në seancën e sotme plenare në Kuvend, u ndal tek akti normativ për simbolet kombëtare. Berisha s’i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë aleat të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. “Ëndërra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e vendit në NATO, dhe një seri aktesh e marrëveshje historike me BE. Sot votojmë për flamurin europian, por kjo qeveri dhe kreu i saj për flamur të vërtetë ka…

Read More

Në datën 10 shtator, në Tiranë do të çelet ekspozita “Novela grafike nga deti”, kushtuar skicave bashkëkohore, e organizuar nga Agjencia e Industrisë Kreative të Tiranës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor ndërsa hyrja do të jetë e lirë. Gjashtë artistë shqiptare dhe ndërkombëtarë do të ekspozojnë vepra të pabotuara të frymëzuara nga deti si një metaforë për të treguar botën dhe peizazhin, si një element gjenerues që bashkon kulturat, si një hapësirë për takim, kalim, përfshirje dhe zbulim. Ekspozita është kuruar nga Elisabetta Tramacere dhe Donata Bologna, në bashkëpunim me Agjencinë e Industrisë Kreative, me…

Read More

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka kritikuar qeverinë “Rama 3” për paketën anti-krizë, duke thënë se ajo nuk parashikon asnjë masë konkrete për shtresat në nevojë. Tabaku deklaroi se nuk ka parë asnjë qeveri të tillë spekullantësh që edhe në kohë krize gjen mënyrën për të mashtruar qytetarët. Ajo shtoi se nuk ka asnjë masë mbështetëse as për bizneset ndërsa nënvizoi se në kohë krize qeveria merr vendime për shpenzime luksi në zyra.

Read More

Ndeshjet e Champions League u rikthyen dje. Në Grupin C, Bayern Munich luajti dhe fitoi me shifrat 0-2 ndaj Interit. Por fillimi i ndeshjes kishte një të ftuar të veçantë. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme që është bërë virale në rrjetin social “Tik Tok”, njëri prej djemve që shoqëron futbollistët është një shqiptar. I vogli duket se donte që ta tregonte origjinën e tij, ndaj në momentin që himni i Champions po luhej, ai pa nga kamera dhe bëri shqiponjën me duar. Por ky gjest mund t’i kushtojë para të miturit ose prindërve të tij. Kjo pasi FIFA…

Read More

Paketa e re anti-krizë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, u bë “mollë sherri” në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Rama përsëriti se mbi 800 kWh, energjia do të paguhet me 42 lekë. Kjo solli reagimin e opozitës. Deputeti demokrat Helidon Bushati, tentoi të reagonte nga vendi, por ju tërhoq vëmendja nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, se po shkelte rregulloren. Edi Rama: Do të bëjmë rritje për energjinë për të arritur atë pikë që ka ardhur për pagat. Do të vendosim edhe mbështetje financare për naftën për fermerët. Numri është rritur, kërkesat janë edhe më të mëdh.…

Read More