Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të këtij vitit familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 kWv që shpenzojnë. Për familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë, ndërsa çdo kilovat që tejkalohet mbi 800 do të paguhet me çmimin e ri. Për ta bërë më të thjeshtë ju sjellim një shembull më poshtë. Shembulli: Sot një familje që konsumon 1000 kilovat paguan 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 9500 lekë. Kësaj shume i…
Author: tirana
Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje. Është konfiskuar pallati 9 kate në Farkë që u denoncua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Pallati ishte pa leje dhe do të kalojë në llogari të shtetit. “Ndodhemi në Farkë ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë më ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull pse kemi zgjedhur të vijë në Farkë dhe të zgjedhim…
INSTAT raporton se numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm. Ky fenomen po ndodh për shkaqe të shumta si faktori ekonomik, lëvizjet demografike, planifikimi familjar, ndërgjegjësimi i gruas dhe fokusimi në karrierë përpara familjes. Për aktivisten Zhaklin Lekatari përgjegjës për numrin e ulët të lindjeve janë edhe burrat. Në një intervistë për Euronews Albania, aktivistja tha se është e padrejtë që të gjitha përgjegjësitë t’u lihen grave në një kohë që nuk u sigurohen kushtet e nevojshme për të qenë nëna të mira por edhe gra në karrierë. “Nuk më pëlqen qasja në dy ndasi dhe gratë duhet të zgjedhin. Pse…
Largimi nga terreni i Ervis Martinajt, qoftë i eliminuar fizikisht apo i zhdukur vetë duket se ka krijuar një realitet të ri në botën e krimit të organizuar në vend, të cilët qarkullojnë qindra miliona euro dhe kanë të infiltruar persona të tyret në polici dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Bëhet fjalë për nivele tepër të larta të krimit të organizuar, të cilët mund të kërcënojnë edhe njerëzit e afërt të ministrave apo kryeministrit. Siç tha gazetari Artan Hoxha në ABC, ridimensionimi i krimit të organizuar nisi në vitin 2018, fill pas masakrës së ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë njëri…
Përballë çmimeve që po njohim vetëm rritje, qeveria ditën e sotme vendosi që të rrisë pagat dhe pensionet. Në atë që e quajti paketë afatmesme anti-krizë, kryeministri bëri me dije se paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë njoftoi se do të ketë një rritje page për punonjësit e administratës, policisë së shtetit dhe burgjeve, ndërsa pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.Në lidhje me këtë paketë të qeverisë reagoi dhe deputeti socialist, Erion Braçe, i cili është një dhe…
Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken vizitoi të enjten Spitalin Kombëtar të Specializuar të Fëmijëve Ohmatdyt në Kiev. Ai u takua me fëmijët që po trajtoheshin atje, duke përfshirë disa të plagosur në luftë si dhe me Patron, qenin që ka fituar famë ndërkombëtare, sipas CNN. Kryediplomati amerikan, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, Bridget Brink, vizitoi Ukrainën gjatë një udhëtimi të papritur në Ukrainë. Blinken pozoi për një foto me qenushin e veshur me jelek. “Ne kemi një histori të gjatë të çminimit,” tha Blinken. “Ne jemi të nderuar që punojmë me ju për këtë.” Blinken vizitoi…
Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në Elbasan në banesën e tyre në lagjen ‘Dyli Haxhire’. Autori është identifikuar si Elmas Alija, 50 vjeç ndërsa e plagosura Shkëlqime Alija. Pas krimit, Elmas Alija është vendosur në prangat e policisë dhe në momentin e arrestimit, raportohet se s’ka bërë rezistencë. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.
Mbretëresha Elizabeth nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur përmes një deklarate Pallati Mbretëror, duke njoftuar se ajo ndodhet nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral. “Mjekët e saj u shqetësuan për shëndetin e saj”, tha Buckingham Palace. Ndërkohë, Princi Charles dhe William po udhëtojnë drejt Skocisë për të vizituar Mbretëreshën në mes të lajmeve për shëndetin e saj Ky lajm vjen pasi Mbretëresha, 96 vjeçe, u tërhoq nga një Këshill virtual Privy të mërkurën, me mjekët që e këshilluan atë të pushonte.
Një ditë pasi Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, një reagim ka ardhur nga NATO të cilët konfirmojnë mbështetjen ndaj vendit tonë, duke dënuar aktivitete keqdashëse kibernetike për destabilizimin e sigurisë. Kreu i NATO, Jens Stoltenberg me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. Ai shton se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë mbrojtjen: për të penguar, mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike. “Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj #Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. #NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është…
Një 20 vjeçar dhe një tjetër 21 vjeçar kanë përfunduar në prangat e policisë pasi po transportonin pesë emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar duke i ikur postbllokut, por që është arritur të kapet nga uniformat blu në afërsi të fshatit Memëlisht. Njoftimi i policisë: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri 191”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar…
Dollari amerikan preku sot nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Dollari u këmbye me 118.81 Lekë, niveli më i lartë prej vitit 2017. Që prej fundit të muajit gusht, kur kaloi pikën e paritetit ne Euron në tregjet ndërkombëtare, Dollari po qëndron në vlera më të larta se monedha Europiane edhe kundrejt Lekut. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, USD-LEK, në ndryshim nga ai EUR-LEK, nuk ndikohet shumë nga zhvillimet e tregut të brendshëm dhe është vetëm reflektim i kursit USD-EUR në tregjet ndërkombëtare. Duke…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Grida Dumës, e cila reagoi për paketën e krizës që u prezantua sot. Rama ka shpërndarë postimin e Dumës, teksa edhe një herë sqaron se vetëm 4% konsumatorëve harxhojnë më shumë se 800këh dhe do të paguajnë më shumë. “Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kw mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh! Sot janë vetëm…