Operacioni antidrogë “Poseidon” që është zhvilluar dy ditë më parë nga autoritetet në Peru, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia Di Finanza italiane dhe policinë gjermane duket të jetë më i madh në përmasa sesa ishte raportuar fillimisht. Mediat vendase kanë zbardhur detaje të reja nga goditja që iu bë linjës së trafikut ndërkombëtar të kokainës Peru-Europë, ku në rrjetë ra edhe 28-vjeçari shqiptar, i cilësuar si një nga krerët e grupit, Kadri Gjoci. Ai u arrestua së bashku me biznesmenin italian Pasquale Bifulco, 49 vjeç, i cili është një nga eksponentët kryesor të ‘Ndrangheta’s kalabreze dhe që i përket…
Author: tirana
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji vuri theksin te të rinjtë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke akuzuar qeverinë se nuk ka parashikuar asnjë ndihmë për këtë kategori. Duke iu referuar lajmeve nga mediat britanike për emigrimin e paligjshëm, Salianji tha se të rinjtë paguajnë miliona lekë për të ikur me gomone. “Shqiptarët po paguajnë miliona lekë për gomone, për të ikur nga vendi. Dhe këtu nuk ka asnjë reagim nga Qeveria. Asnjë fjalë për të rinjtë, prioritet i madh. Asnjë fjalë, nuk përmenden të rinjtë, a thua se nuk ekzistojnë. Po rrisni pagat në administratë se po vijnë zgjedhjet.…
Jennette McCurdy, aktorja e Nickelodeon, tashmë shkrimtare dhe regjisore, ka zbuluar detaje të reja tronditëse rreth marrëdhënies së saj të paqëndrueshme me të ëmën, duke treguar kështu arsyen se pse i ka vendosur librit të saj titullin “Jam e lumtur që nëna ime vdiq”. Në një intervistë në “Red Table Talk”, shkrimtarja 30-vjeçare ka folur për abuzimin fizik, mendor dhe seksual që ajo pësoi nëna e saj. 30 -vjeçarja, e cila është e njohur për shfaqjen e saj hit televizive, i Carly, zbuloi se kur nëna e saj u diagnostikua me kancer ajo ishte dy vjeçe, ndërsa sjellja e saj filloi të bëhet gjithnjë…
Një ditë pas njoftimit verbal të një vendimi qeverie për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se këtë të Enjte është kryer aksioni i parë. Bëhet fjalë për një godinë 9-katëshe pa leje e biznesmenit Julian Morina. Në një video të postuar në FB, ajo shfaqet krah një drejtuesi të policisë dhe shefes së re të IKMT Dallëndyshe Bici dhe njofton konfiskimin e një godine në Farkë. Balluku thotë se janë 7 kate mbi tokë dhe dy nëntokë, pa leje. Në video, zëvendëskryeministrja shprehet se vendimi për konfiskimin u mor bazuar “në VKM-në e djeshme”. Mësohet se…
Lojtari i kombëtares shqiptare të basketbollit të të rinjve dyshohet se është përfshirë në një vjedhje me dhunë në Vilvoorde të Holandës. Personi që u grabit kishte nxjerrë telefonin e tij në shitje në internet dhe kishte një takim me një blerës të interesuar. Në momentin kur blerësi doli, ai u spërkat me spraj djegës në fytyrë. I sulmuari ishte në gjendje të jepte një përshkrim të personit që e sulmoi dhe të makinës me të cilën ai u largua. Kjo i çoi hetuesit te i riu me iniciale H.B., një basketbollist 22-vjeçar që jeton në Bruksel, i cili luan…
Vera, e ëma e këngëtares Rita Ora ka zbuluar një anë tjetër të vajzës së saj. Në një intervistë, ajo ka treguar brenda mureve të shtëpisë, Rita Ora nuk është më superylli që ndiqet nga miliona fansa nëpër botë, por një person i zakonshëm. “Unë si nënë e ka përjetuar në një mënyrë më specifike sepse kam parë se Rita ka një talent. Mirëpo thosha se si çdo fëmijë, këndon bukur, është shumë e gjallë dhe kishte shumë dëshirë për të performuar. Por unë mendoja ‘Ok, mjaft Rita’. Pastaj e morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur në Foltoren e Kuvendit për rritjen e çmimeve ku ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë se është shkëputur nga realiteti dhe nuk e kupton se sa ka ndikuar kjo krizë te qytetarët. “Pse iku ministrja, apo nuk e pëlqen kosin dhe bukën. Duhet të kuptoni një gjë, jeni shkëputur nga realiteti, a besoni ju që ka njerëz në Shqipëri, nuk ka më o njerëz. Nëse regjimi i Enver Hoxhës të fuste në burg, ju e kemi në të thjeshtë, përzini ato që votojnë kundër dhe mbani vetë administratën, a e kuptoni.…
297 magjistratë janë larguar nga Sistemi i Drejtësisë si pasojë e procesit të vetingut dhe 4 të tjerë janë pezulluar, deri në datën 6 shtator 2022. Disa u shkarkuan për shkak të pasurisë, disa të tjerë u dorëhoqën. Testin e pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtinë e figurës e kaluan 215 prokurorë e gjyqtarë të cilët u konsideruan të përshtatëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Për 37 prokurorë, gjyqtarë dhe ndihmës ligjor, KPK nuk arriti të dilte me një vendim përfundimtar për shkak të mbarimit të statusit të magjistratit. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, rezulton se më shumë të…
Policia greke arrestoi një shqiptar pasi ka valëvitur flamurin turk dhe atë shqiptar në banesën e tij. Lajmi ka bërë bujë në mediat greke. Denoncimi është bërë nga banorët e lagjes, ku ndodhej banesa. Sipas mediave greke, ky ka qenë një provokim nga shqiptari. Fakti ka marrë vëmendje të shtuar edhe për faktin se pasi flamuri u valëvit në një lagje ku pjesa më e madhe e banorëve janë punonjës të Forcave të Armatosura.
Sali Berisha: Kreu i juaj duhet të jetyë këtu e t’u thotë qytetarëve se …(flet pa mikrofon) Ermonela Felaj: Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj. Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lari rrobat me 90 gradë Ermonela Felaj: Kthehuni në vendin tuaj, zënia foltores është në shkelje të ligjit. Ca është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të…
Kaskada e Drinit është edhe gjeneratori kryesor i energjisë elektrike për Shqipërinë. Ajo duket të jetë tërësisht e zbrazët, siç duket edhe nga pamjet e filmuara dje në afërsi të Kukësit. Zonë që shihni në video është pranë doganës së Morinës, pjesë e liqenit që përbën kaskadën e Drinit.
Shkencëtarët në Universitetin e Sirakuzës në Nju-Jork kanë kryer së fundmi një hulumtim shkencor në shkallë të gjerë, ku morën në studim zakonet ushqimore të 968 njerëzve të moshës 23 deri në 98 vjeç. Eksperimenti tregoi se njerëzit që pëlqenin të ëmblat e çokollatën e zezë kryesisht, ishin më të shëndetshëm se njerëzit që preferonin ushqimet e kripura. E gjitha kjo lidhej me çokollatën, e cila ka një efekt të drejtpërdrejtë në nivelin e inteligjencës. Nëse e konsumojmë atë rregullisht, çokollata mund të përmirësojë ndjeshëm kujtesën dhë të zhvillojë të menduarin në mënyrë abstrakte.