Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Një zyrtar i Departmantit amerikan të Shtetit tha se përafërisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën. Pjesa tjetër do të ndahet midis: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Lituanisë, Letonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të…
Author: tirana
24-vjeçari që u qëllua për vdekje të martën gjatë ndjekjes nga policia nuk ishte i armatosur. Autoritetet në Londër konfirmuan se në vendin e ngjarjes nuk u gjend asnjë armë, duke hedhur poshtë pretendimet që u ngritën me herët. “Asnjë armë zjarri që nuk i përkiste policisë nuk është rikuperuar nga automjeti apo vendngjarja”, thuhej në raportin e vdekjes së të riut me ngjyrë Chris Kaba, i cili u ndoq nga oficerë të armatosur teksa drejtonte makinën e tij Audi në jug të Londrës. Dëshmitarët thanë se makina e tij u bllokua nga automjetet e policisë dhe Kaba u qëllua…
Një sherr mes disa personave është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Të rinjtë goditen me gushte dhe më pas largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve, konflikti ka nisur mes personave që ofrojnë shërbime për pushuesit në Sarandë. Referuar të dhënave të deritanishme, arsyeja e sherrit ka qenë konkurrenca për marrjen e pushuesve. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)
Me 71 pro, 38 kundër dhe 0 abstenim është miratuar akti normativ për ndryshimet e buxhetit. Ky akt normativ mori vetëm votat e mazhorancës. Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur të shqetësuar për shkeljen e rregullore së Kuvendit, me mazhorancën që votoi të gjitha projektligjet e parashikuara për të kaluar sot në Parlament para mbylljes së diskutimeve. Tritan Shehu u shpreh se ky veprim nuk është aspak demokratik. “Po vazhdojnë të ndodhin gjëra të çuditshme në këtë parlament. Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni ligjin që doni të kaloni. Pse flasim ne këtu zonja kryetare. Ne japim argumente. Unë mund…
Në tetor 2018 gazeta amerikane “Washington Times” shkruante në një investigim se, “Irani i ka kthyer ambasadat në Austri, Shqipëri dhe në Irak në vende ku planifikohen sulme terroriste”. Duke u bazuar tek një raport, WT shkruante se Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori iranian në Shqipëri është në fakt një zyrtar i lartë Ministrisë Iraniane të Inteligjencës, i maskuar si diplomat. Ai u caktua si ambasador në vendin tonë në vitin 2016 dhe u dëbua në 2018. Gazeta citon një raport me 57 faqe të MEK, ku renditen edhe emrat e disa “diplomatëve” iranianë, të cilët punojnë sipas të dhënave të opozitës…
Elisa Spiropali e quajti sot në Kuvend Berishën “pensionistin më të shtrenjtë në Shqipëri”, ndërsa listoi ndihmat e qeverisë për qytetarët. “Po shoh që ke bërë gati laptopin, po nuk e kuptoj ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punët tona. Po merremi me pensionistët, do indeksojmë pensionistët. Ata presin nga ne, ju prisni nga këta doktor se as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të durojmë”, tha Spiropali. Ndërkohë, Berisha denoncoi një rast privatizimi në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.…
Dy shqiptarë, të moshës 43 dhe 32 vjeç u arrestuan nga një ekip special i NënDrejtorisë së Policisë së Mykonos. Ata ishin pjesë e një bande grabitësish, ku nga fillimi i qershorit 2022, ka kryer vjedhje banesash dhe akomodime turistike në Mykonos, vlera totale e sendeve të vjedhura e kalon shumën monetare prej gjysmë milion euro. Nga pamjet filmike dhe vëzhgimi i zonave ku kryhen vjedhjet në banesa një familjare dhe akomodime turistike luksoze në zonën e gjerë të Mykonos, konstatohet se shqiptarët kanë hyrë në vila duke thyer xhamat e dritareve dhe derën e ballkonit përmes një objekti të mprehtë…
Çmimi i energjisë elektrike është kthyer në qendër të vëmendjes pas vendimit të qeverisë për rritjen e tij për të gjitha familjet që harxhojnë mbi 800 kwh. Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një faturë konkrete për të treguar sesa do të paguajë një familje e cila harxhon 800 kwh, pa e kaluar fashën e vendosur nga qeveria. Sipas faturës së bërë publike nga kreu i qeverisë, një familje që ka harxhuar fiks 800kwh do të paguajë 9220 lekë, që respektivisht i bie 9.5 lekë kilovati. “Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes që të gjithë bëjmë, në lidhje me ndërtimet pa leje, pas nisjes së operacionit të konfiskimit të tyre. Rama ka dhënë një përgjigje, por duke hequr përgjegjësinë mbi veten dhe duke ia lënë inspektorëve dhe policëve të zonës. Postimi i Ramës: KU ISHTE SHTETI KUR U NDËRTUA? E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për shembjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do…
Nëna e 55-vjeçarit Elmas Kaliaj që plagosi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin, i cili ndërhyri për t’i ndarë, deklaroi për mediat se i biri vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo tregoi se ai i kishte ndërprerë ilaçet prej dy muajsh. “Donte ta therte, s’mund ta mbanim. Djali kishte kaluar, kishte nja 1-2 muaj pa i pirë ilaçet. Kur i pinte ishte mirë, por nuk donte t’i pinte më. Donte të therte nusen, se ashtu ia dha truri. S’kanë pasur sherre, e zënka. Fëmijët s’dinë gjë, janë në punë”, tha ajo. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Dyle Haxhiri”…
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 94-vjeçararja, mban rekordin si monarkja më jetëgjatë në botë dhe është e vështirë të imagjinohet që dikush tjetër të marrë vendin e saj. Ajo përfaqëson stabilitetin dhe rendin në Britani të Madhe. Por, tanimë mbretëresha është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka nisur nën hije edhe përgatita për vdekjen e saj. Në momentin që mbretëresha vdes, vendi do të hyjë në një procedurë strikte dhe mjaft të ndërlikuar. Më poshtë ju sjellim disa nga gjërat që do të ndodhin kur mbretëresha të vdesë. 1-Prici Charles Froni nuk…
Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti e ka konsideruar të pamjaftueshme paketën e rezistencës sociale. I ftuar në rubrikën “Opinion”, Teliti ai u shpreh se shtresa e mesme do të paguajë dyfish çmimin e energjisë, ndaj duhet një paketë gjithëpërfshirëse mbështetëse që iu përgjigjet nevojave dhe sfidave. “Qeveria shqiptare ka lënë në fuqi atë paketë minimaliste 3 mujore. Nga 1 korriku dhe deri tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Ne u zhgënjyem. Kryeministri sot premtoi indeksim të pensioneve, që e përkthyer, pensionistët shqiptarë nga muaji ardhshëm do të marrim 10 mijë lekë më tepër pension, deri në fund…