Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës, ku një 23-vjeçare është hedhur nga kati i dytë i një ndërtese, dhe ka pësuar dëmtime të shumta. Eralda Mehmeti mësohet se ndodhej me pushime në Sarandë. Hetuesit po vijojnë të marrin dëshmi dhe të punojnë për të zbardhur më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes. Për shkak të dëmtimeve dhe frakturave të pësuara, e reja është dërguar me ambulancë në Tiranë.

Read More

Mbretëresha Elizabeth II u shua mbrëmjen e së enjtes në paqe, pas 70 vite në fron dhe në moshën 96-vjeçare. E njohur për stilin e veçantë të të veshurit, në morinë e “fiksimeve” të saj, njëri mbizotëron. Buzët e lyera. Edhe ditën e martë, në daljen e fundit publike ku bekoi Liz Truss si kryeministren e re të Britanisë, Mbretëresha u pa me buzët e lyera. Ngjyra rozë, duket se ka qenë e preferuara e saja.

Read More

Familja mbretërore, përpos madhështisë dhe rolit të saj në botë, ishte e mbushur edhe me plot skandale të ndryshme. Princesha Margaret: Motra më e vogël e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret, ishte në qendër të shumë skandaleve që tronditën monarkinë në fillim të mbretërimit të saj. Një bukuroshe rebele, Margaret u detyrua të anulonte një martesë të propozuar me një oficer të guximshëm të forcave ajrore, kapitenin e grupit Peter Townsend, në vitin 1955, sepse si një burrë i divorcuar, ai u konsiderua i papërshtatshëm nga konventat e ashpra të kohës. Në vend të kësaj, ajo u martua me fotografin e…

Read More

Një polic 24-vjeçar i dënuar me masën e sigurisë “arrest shtëpie” u arrestua në Pogradec, pasi theu masën e dënimit. 24-vjeçari Ena Qose ishte dënuar me arrest shtëpie nga Gjykata e Korçës më 18 maj të këtij viti, si edhe pezulluar nga detyra e tij si polic, pasi akuzohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën, si dhe falsifikim dokumentash. “Në datë 08.09.2022, rreth orës 22:30, ky punonjës policie (i pezulluar dhe nën hetim me masën e sigurimit personal të “Arrestit në shtëpi”) është kapur në flagrancë në ambjentet e një biznesi Bar Kafe në lagjen Nr. 4 Pogradec, duke…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë. Përmes një postimi në facebook, Meta nënvizon edhe se Tirana është ndër tre kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve, duke penalizuar më së shumti çiftet e reja. “Rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment”. Postimi i plotë Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë. Sipas Organizatës…

Read More

Qeveria Federale e Gjermanisë po punon për një ligj të ri që do t’u mundësojë punëtorëve të huaj të kualifikuar në këtë vend të fitojnë nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh që kanë jetuar dhe punuar aty. Të mërkurën, qeveria federale prezantoi draftin e strategjisë së saj të re gjatë samitit të punëtorëve të kualifikuar në Berlin, në të cilin përfaqësues nga politika, biznesi dhe shoqatat diskutuan mënyra dhe masa të reja për të luftuar mungesën në rritje të punëtorëve të kualifikuar. Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil, tha se për shumë kompani kërkimi i punëtorëve të kualifikuar tashmë është një…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premte, ka mbërritur në portin e Vlorës njëra prej anijeve që do prodhojë energji elektrike. Shqipëria ka marrë me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike. Bëhet fjalë për një marrëveshje 2-vjeçare të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anijet do vendosen në triportin e Vlorës.

Read More

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, u shua në moshën 96-vjeçare. Ajo qëndroi në fron për 70 vjet, nga viti 1952 kur mori postin pas vdekjes së babait të saj. Elizabeth II mbante titullin e Mbretëreshës së shtatë vendeve të Komonuelthit, përkatësisht Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re, Afrikës së Jugut, Pakistanit dhe Ceilonit, si dhe kreut të Kishës së Anglisë. Emri i saj i plotë është Elizabeth Alexandra Mary dhe këta tre emra kanë një kuptim të veçantë. Ajo mori emrin e parë pas nënës së saj, e dyta pas stërgjyshes së saj…

Read More

Lajmi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II është kryesor në të gjithë botën. Në rrjete sociale ka me qindra lajme, edhe nga njerëz të zakonshëm. Një grua britanike ka bërë publike një imazh të një reje që i përngjan mbretëreshës Elizabeth. Leanne Bethell postoi këtë foto në Facebook, duke theksuar se reja dukej e ngjashme me Mbretëreshën. “Duke vozitur në shtëpi dhe Lacey fillon të bërtasë OMG! Më kapi paniku. Më pas ajo e vuri në dukje këtë imazh në re”, tha Bethell në Facebook.

Read More

Mbretëresha Elizabeth II, e cila u shua pasditen e së enjtes në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021. Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër. Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward. Qëndroi 70 vite në pushtet, dhe është gjithashtu pjesë e Rekordeve Botërore Guinness. Ndër arritjet e shumta të Mbretëreshës Elizabeth janë titujt e rekordeve botërore Guinness, disa prej të cilëve…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fotot nga kantieri i Liqenit të Paskuqanit. Teksa iu ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama thekson se në këtë zonë po punohet për pedonalen e re, për ambientet e pushimet, si edhe për korsinë e biçikletave. “MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Liqenit të Paskuqanit ku po punohet për pedonalen e re, ambientet e pushimit dhe korsinë e biçikletave, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More