Kryeministri Edi Rama ripërsëriti me bindje se Shqipëria nuk prodhon dot energji aq sa i duhet për konsum. Në takimin me dhomat e biznesit, një prej përfaqësuesve i deklaroi kryeministrit të kundërtën, duke thënë se sistemi energjetik shqiptar ka kapacitet të instaluar 20% më shumë seç konsumojmë. Por kjo u hodh poshtë nga Rama, i cili tha se është e pavërtetë. Replikat: Përfaqësuesi i biznesit: Sistemi energjetik shqiptar ka kapacitet të instaluar 20% më shumë seç konsumojmë Edi Rama: Kjo është e pavërtetë Përfaqësuesi i biznesit: Unë kështu e di… Edi Rama: Ky nuk është opinion. E kuptova bazën e arsyetimit. Përfaqësuesi i biznesit: E…
Author: tirana
Gjatë një takimi me dhomat e biznesit mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës dhe forcimin e dialogut për të rritur reciprokisht kontributin në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit, kryeministri Edi Rama inkurajoi biznesin privat në vend që të investojë te energjia diellore, si një mundësi për të ulur shpenzimet. “Bota nuk e ka shpikur ende sesi të futet në sistemin e shpërndarjes e gjithë energjia e prodhuar nga panelet diellore. Por çdo investim është në afatmesëm, një biznes fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot”, tha Rama. Po ashtu kreu i qeverisë kritikoi anketimet dhe raportet e…
Paketa e dytë anti-krizë e qeverisë “Rama 3”, për kryetarin e PD-së, Sali Berisha është thjesht një metodë që përdoret nga kryeministri për të vjedhur në mënyrë cinike familjet e bizneset. “Dje Edi Rama tregoi fytyrën të vërtetë me atë paketë gjoja ndihmëse. Dje ai njoftoi rritjen e çmimeve të energjisë, për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat, t’iu jap një shifër unë, se këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Në vitin 2011, tregonte se 340 familje shqiptare kishin më shumë se një banesë, tani kjo përqindje është më e lartë dhe ky do t’i gjobisë në mënyrë cinike…
Komisioni i ekspertëve të Shqipërisë dhe të Greqisë, kanë zhvilluar mbledhjen e parë të tyre për çështjet e sigurimeve shoqërore. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, thotë se fillimi i bisedimeve në nivel ekspertësh është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe një ogur i mirë për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializonte parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve lidhur me sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, hapin…
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi këtë të premte se tregu i përbashkët rajonal është domosdoshmëri sa i takon zhvillimit të ekonomisë. “Vetëm në vitin e fundit nëpërmjet nismave që kemi marrë, nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore dhe jo tarifore ne kemi arritur të rrisim me 26 milionë euro tregtinë me vendet e Ballkanit të Hapur, pra me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë. 28.5% janë rritur eksportet shqiptare gjatë 6 muajve të parë të vitit me Serbinë dhe 25.6% janë rritur eksportet e produkteve shqiptare ndaj Maqedonisë së Veriut”,-tha ministrja gjatë një takimi me dhomat e biznesit…
Aktivistët e “Qëndresës Qytetare”, mbajën këtë të premte një protestë para Kryeministrisë, ku u shpreheën se Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që nuk njeh realitetin e studentëve. Protesta vjen pas paketës anti-krizë të prezantuar nga qeveria ditën e enjte, pasi nuk përmban asnjë ndihmë për studentët. “Projekte instalacione me vlerë 4 milionë euro do zbuklurojnë opborrin e kryeministrisë ndërkohë që nuk shohim nëse do ketë ndihma për studentët. Kjo na bën të mendojmë se vendi ynë ka miliona euro që përdoren për argëtim. Janë vlera marramendëse që mund të shndërrohen në shkolla, konvikte për sistemin tonë arsimor.…
Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj i bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura si një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e karrierës së tyre. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Malaj bën me dije se në takimin me Kolonel Altin Gjetajn nga Qëndra e Personale Rekrutimit dhe me përfaqësuesin e Ambasadës së SHBA dhe DASH, Karl Jeffery Ingram, u diskutua mbi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në radhët e FA-ve. “Procesi i rekrutimit në Forcat e Armatosura të Shqipërisë është një moment i rëndësishëm për komunitetin e ushtarakëve dhe shoqërinë në…
Sot bëhen 76 vjet nga Kryengritja e Postribës, që shënoi kryengritjen e parë antikomuniste në Shqipëri. Kryetari demokrat, Sali Berisha i pranishëm në Postribë të Shkodrës, tha se edhe pas 76 vitesh Shqipqria ende është në rrezik, kësaj radhe nga monizmi i Edi Ramës të cilit iu referua me epitetin cub. “76 vjet më parë vendosën t’i përgjigjen me rezistencë të armatosur, me kryengritje, një pushtimi barbar që do instalohej në Shqipëri më 28 nëntor 1944. Ky pushtim për shqiptarët ishte i dyfishtë në ato vite. Ishte pushtimi i vendosjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Por sot përsëri pas…
Teksa këtë të premte dy anije që prodhojnë energji përmes naftës janë vendosur në gjirin e Vlorës, qytetarët kanë dalë në protestë. Ata pohojnë se sektori i turizmit preket nga kjo, sepse do të sjellë ndotje të vendit. “Duam të qajmë këtë hall si investitor në turizëm. Deri në vitin 200 na kanë thënë që Vlora do të ishte një qytet turistik, në këtë moment me afrimin e gjithë këtë ndotjeje, kundërshtojmë vendosjen e dy anijeve me këto motivacioneve në emër të gjithë investitorëve të turizmit, Vlora nuk është nga ato qytete që mund të ngatërrohet me ato kompanitë e…
Liderët botërorë po shprehin ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të monarkes që qëndroi 70 vite ne fron. Presidenti rus Vladimir Putin i ka shprehur ngushëllimet mbretit Charles III, pasuesit të Elisabeth II pas vdekjes së saj. “Ju uroj guxim përballë kësaj humbjeje të vështirë dhe të pariparueshme”,- thuhej në njoftimin e ministrisë së Jashtme ruse në Twitter. Po ashtu Putin përcolli mbështetjen e tij për anëtarët e familjes mbretërore dhe të gjithë popullit të Mbretërisë së Bashkuar.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se “shqiptarët heshtur dhe fshehurazi” po bëjnë përpjekje “të marrin veriun e Kosovës”, ndërsa akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk po vepron të pengojë Prishtinën në veprimet e saj që “bien ndesh me marrëveshjet e Brukselit”. Ai i bëri këto komente në një fjalim në një qytet në jug të Beogradit pak pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla shkroi në rrjetet sociale se “për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe…
Kryetari i Partisë së Gjelbër në Australi, Adam Bandt, bën thirrje që vendi i tij të shpallej Republikë, vetëm 5 orë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. “Mendimet tona shkojnë për familjen dhe ata që e deshën. Tani Australia duhet të ecë përpara. Na duhet një traktat me indigjenët dhe duhet të bëhemi Republikë”. Ky postim ka shkaktuar reagime në rrjet, ku njëra palë e mbështet, tjetra kërkon respekt për këtë humbje të madhe. Australia është një monarki kushtetuese dhe kreu i shtetit është monarku britanik, edhe pse roli është kryesisht ceremonial. Prej vitesh tashmë në vend ka pasur debat…