Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Zyra e Presidenës njofton se Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës. Kreu i Shtetit u prit nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës. Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj tha se “ishte thellësisht trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth-it, Mbretëreshës Elizabeth II”. “Ju…
Author: tirana
Paketa antikrizë e qeverisë ka sjellë reagime nga Partia Demokratike, e cila i quan vendimet e marra nga ekzekutivi një tallje për shqiptarët. Nëpërmjet Këshilltarit të saj Kombëtar Dorian Teliti, Partia Demokratike thotë se duhet një paketë antikrize reale, gjithëpërfshirëse. Fatkeqësisht rezulton të jetë edhe më e ulët se paketa e parë e muajve prill – maj – qershor. Partia Demokratike e ka kërkuar nga kjo foltore një paketë antikrizë reale dhe gjithëpërfshirëse, si dhe ka prezantuar rrugët si mund të bëhet kjo. Reagimi i qeverisë, jo vetëm është i mangët, por mund të cilësohet qesharak. Paketa e prezantuar dje, fatkeqësisht rezulton…
Një 20-vjeçare ka sulmuar me thikë bashkëshortin e saj në sy të fëmijës 2 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Evia, Greqi. Sipas informacioneve, 20-vjeçarja ka qenë në gjendje shoku, pasi pas një sherri të rëndë më bashkëshortin 31-vjeccar, i cili mori lëndime në bark si pasojë e sulmit me thikë nga bashkëshortja. 20-vjeccarja pretendon se i shoqi e tradhton, duke thënë se e ka kapur duke shkëmbyer mesazhe erotike me një grua tjetër. Sakaq mësohet se burrë e grua kanë përfunduar në komisariat, pasi kanë denoncuar njëri-tjetrin.
Partia e Lirisë ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në një emision televiziv, ku deklaroi se vrasje do ketë dhe se nuk ka zhvillim pa krimin. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blush, deklaron se çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet. Ai thekson se shporrja e Ramës, kumbarit të krimit është prioriteti kryesor. POSTIMI I PLOTËKrimi është oferta e vetme e Edi Ramës për zhvillimin e Shqipërisë. Vetë Ministri i Brendshëm, publikisht dhe paturpësisht pohon se: “Nuk ka zhvillim pa krimin” dhe në këtë rast autori dihet…
Mbreti i ri i Britanisë së Madhe Çarls III dhe bashkëshortja e tij Kamila janë larguar nga kështjella Balmoral, ku edhe u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme nëna e tij Mbretëresha Elizabeta II, për të fluturuar drejt Londrës. Homazhet për Elizabeth II, e cila vdiq dje në moshën 96-vjeçare pas 70 vitesh në fron, do të drejtohen sot në Dhomën e Komunëve nga Liz Truss, ndërsa vendi hyn në një periudhë të zgjatur zie kombëtare, për 17 ditët e ardhshme. Mbreti i ri është fotografuar teksa linte kështjellën këtë mëngjes në një “Audi” ngjyrë gri dhe ndiqej nga ekipi i…
Nga ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit, Partia e Lirisë ka denoncuar gjendjen e librave që do të marrin në dorë nxënësit tre ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Miranda Rira ka demonstruar librin e Gjuhës Shqipe, të cilin kishte marrë falas në shkollë për fëmijën e saj, i cili ishte i shkarravitur dhe i grisur. “Në qeverisjen e tyre të tretë ku e kanë arsimin falas? Se këto tekste të përdorura, të shkarravitura nuk janë tekste falas. Si mund një fëmijë në klasë të tretë të kultivojë njohuri të reja me një tekst që është shkarravinë?…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli këtë të premte për operacionin e nisur së fundmi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Ai theksoi se ky operacion ka si qëllim kryesor ndalimin përfundimtar të ndërtimeve pa leje në Shqipëri. “Operacioni i konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, nuk është aspak kujtesë me vonesë siç thonë disa, po është thellim i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim, e cila s’ka të krahasuar sot me përmasën e frikshme që kishte dje, kur s’kishte pallat që të mos…
Mijëra qytetarë ndodhen në Pallatin Buckingham, për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II. Njerëzit po lënë lule dhe letra personale jashtë pallatit. Mes qytetarëve të rritur janë parë edhe fëmijë të vegjël që kanë nderuar Mbretëreshën. Nderime nuk janë bërë vetëm në Britani, por edhe në shumë vende të botës, ku qytetarët kanë lënë lule në ambasada apo kisha e katedrale.
Policia e Tiranës ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Chips”, duke vënë në pranga një 38-vjeçar pasi në vitin 2014 kishte tentuar të vidhte bankomatin e një banke në Kamëz. Njoftimi i policisë: Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore. Operacioni, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Vihet në pranga një shtetas, i cili në vitin 2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë. Specialistët e Sektorit të Krimeve të…
Victor Osimhen “braktis” Napolin në një moment kyç të këtij fillim sezoni. Sulmuesi nigerian pësoi një dëmtim gjatë sfidës kundër Liverpool duke dalë nga fusha ende pa u mbyllur pjesa e parë. Vizitat mjekësore kanë zbuluar një tërheqje e gradës së dytë në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Osimhen pritet të rikthehet në tetor, pas ndërprerjes së kampionatit. Napoli ka bërë me dije se Osimhen ka nisur menjëherë terapinë, por në çdo rast, nuk do të jetë i pranishëm në dy sfidat e radhës në Serie A kundër Spezia-s dhe kundër Milanit. Nigeriani nuk do të jetë i pranishëm…
Deputeti socialist, ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas prezantimit të paketës së dytë të qeverisë që përfshinte dhe rritje të pagës minimale dhe të disa profesioneve të tjera. Braçe ngre shqetësimin për zjarrfikësit, për të cilët thekson se bëjnë punën më të vështirë dhe të rrezikshme. “Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre. Po Zjarrfikësit? Po rrogat e tyre? Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të policisë së shtetit; Shumë mirë që rritën rrogat e punonjësve të policisë së burgjeve. Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e…
Javën e ardhshme do të nisë procesi “screening” në kuadër të procesit të negociatave. Një ekip nga Brukseli do të zbarkojë në Tiranë. Procesi i “screening” është një vëzhgim i thellë i të gjitha fushave. Aty evidentohet se çfarë duhet plotësuar për të hapur dhe mbyllur grupkapitujt e negociatave në fusha specifike, që do të ndihmojë autoritetet shqiptare të përcaktojnë udhërrëfyesin për t’i plotësuar ato. Gjatë “screening” KE-ja evidenton gjithashtu reforma prioritare kyçe anti-korrupsion dhe shqyrtohet kapaciteti administrativ. Grupkapitujt hapen dhe mbyllen me unanimitet nga 27 vendet anëtare. Disa nga çështjet që do të diskutohen janë edhe ato për “pasaportat…