Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

PL reagon pas deklaratës së ministrit Çuçi: Shporrja e Ramës, prioriteti ynë

14:12 / September 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tedi blushi 1 770x386 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia e Lirisë ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në një emision televiziv, ku deklaroi se vrasje do ketë dhe se nuk ka zhvillim pa krimin.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blush, deklaron se çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet. Ai thekson se shporrja e Ramës, kumbarit të krimit është prioriteti kryesor.

POSTIMI I PLOTË
Krimi është oferta e vetme e Edi Ramës për zhvillimin e Shqipërisë. Vetë Ministri i Brendshëm, publikisht dhe paturpësisht pohon se: “Nuk ka zhvillim pa krimin” dhe në këtë rast autori dihet çfarë ka dashur të thotë.
Këtu e ka dhe burimin shkelja e ligjit, kapja për fyti e shtetit dhe e drejtësisë, mungesa e rendit publik dhe rritja e pasigurisë së jetës, vjedhjet dhe abuzimet me taksat e shqiptarëve. Një Ministër i Brendshëm, në çdo vend të Europës do të ishte shkarkuar në sekondë nga detyra, në rast se do të bënte një pohim të tillë kaq tronditës për opinionin dhe po aq frymëzues për krimin. Por në Shqipëri kjo nuk ndodh sepse krimi e ka sot kumbarin e tij në krye të Qeverisë.

Është kjo është arsyeja pse 10 vite në pushtet Edi Rama e kanabizoi Shqipërinë, u hapi portet, aeroportet dhe të gjitha rrugët trafikantëve të drogës, “bekoi” vrasjet dhe atentatet mafioze në qendrat e qyteteve me parullën “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, e ktheu Tiranën në “lavatriçe” të pastrimit të parave të pista me kullat shumëkatëshe, përdori bandat për vjedhjen e votave, “gradoi” trafikantët me mandat deputeti, i emëroi kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë, kriminalizoi Policinë e Shtetit dhe dekonspiroi aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve.
Çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet.
Ndaj shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Rama është sot prioriteti ynë kryesor!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Ursula von der Leyen nis turin e ballkanit nga Tirana, takim me Ramën dhe Begajn

09:34 / September 30, 2026

Rama publikon pamje nga stadiumi i Gramshit: Rilindja drejt përfundimit

08:49 / September 30, 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.