Author: tirana

Dashi E premte intriguese në aspektin e dashurisë. Në punë, hidhini një sy situatës nga afër, një projekt i vjetër mund të vazhdojë. Demi Hënën nuk e keni më kundër, por këtë të premte do të kaloni një dashuri të ekuilibruar. Nuk keni më tronditje dhe gjëra të pa pritura. Për sa i përket punës, gjithçka është e ngadaltë në këtë periudhë, ndiheni të plogësht, të lodhur. Binjakët Në dashuri duhet të jetoni gjithçka me kujdes ekstrem gjatë kësaj të premte. Sa i përket punës, mërzia do mbizotërojë në zyrë, por mundohuni të ndryshoni drejtim. Ju duhet një kthesë. Gaforrja…

Read More

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Por, tani që mbretëresha ndërroi jetë, ç’do të ndodhë? Froni i kalon djalit të saj, Charles Menjëherë pas vdekjes së mbretëreshës, fronin e merr djali i saj i madh, princi Charles, i cili do të emërohet mbreti Charles. Ai e ka trashgëruar fronin që prej moshës 3-vjeçare. Princ William është i dyti në listë Kjo do të thotë se nëse të atit të tij, mbretit Charles i ndodh gjë, froni automatikisht i kalon princit William. Charles merr direkt detyrën Sipas burimeve, Charles dhe Camilla do të mbajnë nesër një fjalim për të…

Read More

Kjo ditë e premte, do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në gjithë vendin. Temperaturat minimale do të luhaten 16-22 grade në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë të larta 28-31°C në veri deri në 32-35°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.

Read More

Të shumtë janë fëmijët që stërviten në “Skënder Halili” me dëshirën e madhe të mbartur për të luajtur edhe ata në nivelet më të larta të futbollit në Shqipëri, për të përfaqësuar ekipin e Tiranës. Isak Alechenu, djaloshi nga Nigeria e ndjek klubin bardheblu në çdo ndeshje nga stadiumi, duke u lidhur me fanellën së tepërmi. 15-vjeçari është mëse i kënaqur nga qëndrimi në vendin tonë dhe ëndrrat në sirtar i janë shtuar, tashmë nuk është vetëm ajo e përfaqësimit të Tiranës, por edhe të Shqipërisë me Kombëtaren A. Rruga është e duhur pasi Alechenu është parë në listën e…

Read More

Sot ka marrë fund epoka e një mbretëria, pasi mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96 vjecare. Në historinë e monarkisë angleze, ajo ka mbajtur fronin më gjatë se kushdo tjetër. Ajo lindi në një kohë ndryshimesh të mëdha dhe përjetoi një luftë shkatërrimtare botërore për vendin e saj, mësoi t’i përshtatej epokës së televizionit dhe arriti të ruajë monarkinë angleze në një kohë ndryshimesh dhe demokratizimesh të vrullshme. Elizabeth Alexandra Mary e Jorkut lindi më 21 prill 1926 në Mejfeër të Londrës. Familja e thërriste në dashuri Lilibet, siç e thërriste ajo veten kur ishte e…

Read More

Mbreti i ri Charles ka lëshuar një deklaratë zyrtare, menjëherë pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth. “Vdekja e Nënës sime të dashur, Mbretëreshës, është një moment i trishtë shumë i madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime.Vajtojmë thellësisht vdekjen e një sovrani të dashur dhe një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe CommonWealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën”, tha mbreti.

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka folur nga Bogota duke treguar se si ka ndryshuar trafiku i drogës në kartelet ku ka shqiptarë në Amerikën Latine. Hoxha tha se vrasja e liderit të grupit më të madh të Ekuadorit, ka ndryshuar rrugët e transportit, me kartelet që janë zhvendosur në Peru. “Kemi mësuar që ka pasur ndryshim vitin e fundit. Një nga destinacionet e viteve të fundit ka qenë Ekuadori, dhe shqiptarët ekspozohen shumë aty edhe për shkak të atentateve. Të paktën 8 atentate që kanë shqetësuar autoritetet. Por nga ana tjetër, për shkak se karteli më i madh në Ekuador “Los…

Read More

Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm tha se pushtimi rus i Ukrainës është një dështim ushtarak, pasi forcat e Moskës që kanë arritur vetëm “sukses të vogël taktik në pjesë të ndryshme të Ukrainës lindore”. “Deri më tani objektivat strategjike ruse janë mposhtur”, u tha Milley mbështetësve të Ukrainës, të cilët ishin mbledhur në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani. “Kjo është për shkak të dështimeve të tyre. Dhe gjithashtu për shkak të trimërisë së … ushtrisë ukrainase, trimërisë së popullit ukrainas dhe mbështetjes së vendeve që ishin sot në Grupin e Kontaktit”. Ai tha se ukrainasit…

Read More

Ndeshja mes Nice dhe Koln, e vlefshme për Conference League është shtyrë. Shkak për këtë vendim është bërë një përplasje fizike mes dy tifozerive në Allianz Riviera (Nice). Sipas asaj që shkruajnë mediet, kanë qenë tifozët gjermanë që kanë tentuar të parët të afrohen me lojtarin e 12-të të rivalëve, me situatën që më pas ka degraduar. Një person ka rënë nga tribuna, çka ka shkaktuar panik në stadium. ⚡ L'ambiance dégénère totalement à Nice ! Une heure avant le match contre Cologne, des heurts ont éclaté à l'Allianz Riviera. Les supporters allemands ont tenté de rejoindre les Niçois pour…

Read More

Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur të shqetësuar për shkeljen e rregullores së Kuvendit, me mazhorancën që votoi të gjitha projektligjet e parashikuara për të kaluar sot në Parlament para mbylljes së diskutimeve. Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e justifikoi votimin para kohe me një vendim të kryetarëve të Grupeve të secilës parti, deputeti i PD, Tritan Shehu iu përgjigj duke thënë se: “Kryetarët mund të jenë çmendur”. “Po vazhdojnë të ndodhin gjëra të çuditshme në këtë parlament. Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni ligjin që doni të kaloni. Pse flasim ne këtu zonja kryetare. Ne japim argumente. Unë…

Read More

Mbretëresha Elizabeth II është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 96-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Familja Mbretërore përmes një postimi në “Twitter”. Elizabeth II mban rekordin si monarkja më jetëgjatë në botë. Tashmë që mbretëresha nuk jeton më, vendi do të hyjë në një procedurë strikte dhe mjaft të ndërlikuar. Elizabeth u ngjit në fron në vitin 1952, pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI. Ajo mbikëqyri grahmat e fundit të perandorisë britanike, përballoi trazirat globale dhe skandalin e brendshëm dhe modernizoi monarkinë. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish-Princi i Uellsit, do…

Read More

1. Shtëpia është e rehatshme Në shumicën e rasteve, të martuarit tradhtojnë sepse duan të provojnë diçka të re. Ata duan të kthehen në shtëpi në fund të ditës me fëmijët dhe partnerin e tyre, të hanë ushqim të gatuar në shtëpi dhe të qëndrojnë rehat në një mjedis që ndihet familjar dhe i qetë. 2. Ndryshim në jetë Shumica e njerëzve tradhtojnë sepse duan një shkëputje nga rutina e tyre e zakonshme. Ata mund të përballen me shumë grindje në shtëpi nga bashkëshortët e tyre, gjë që i frustron ose irriton deri në atë masë saqë ata përpiqen të…

Read More