Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhupa rikthen debatin për Butrintin, Rama: Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari jot

10:32 / September 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës duke iu referuar çështjes së Butrintit, me të cilën u mor gjatë edhe në sesionin e kaluar parlamentar. Por kryeministri Edi Rama e ironizoi, duke i thënë: “Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”.

Deputetja Zhupa këmbëngul se menaxhimi i Butrintit nuk mund t’i lihet në dorë një personi që me qasjen që ka, mund të rrezikojë interpretimi i gjetjeve. Ajo e akuzoi ministren e Kulturës se e ka përzgjedhur Hodges-in ndër 6 kandidatë vetëm prej njohjes së këtij të fundit me kryeministrin Rama, i cili e ka pasur këshilltar kur ka qenë ministër Kulture.

“Do të kisha dashur që të ishin këtu duke kryer interpelancës, do ishte mirë që dhe zonja ministre të ishte këtu dhe të thoshte arsyet arsyet pse ka vendosur në bordin e menaxhimit të Butrintit, Richard Hodges. Së fundmi kanë dalë video të tij teksa shprehet dhe flet për shqiptarët. Nëse mundeni dëgjojeni. Sipas Hodges, territore të Shqipërisë duhet të jenë të Greqisë. Ai thotë se miti i shqiptarëve është shpikur nga Enver Hoxha. Shqipëria dhe arkeologët meritojnë më shumë respekt dhe dinjitet. A është i denjë të përfaqësojë shtetin në Bordin e Butrintit? Deklaratat publike kanë dalë shumë më vonë. Të nderuar deputetë, jeni shqiptarë dhe si të tillë duhet që tërhiqeni nga vendimi“”.

Deputetja demokrate është një ndër zërat më kritik të opozitës, sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut.

Edi Rama ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.