11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë helikopteri. I pranishëm në ceremoninë e diplomimit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se kjo është një dëshmi e rritjes dhe fuqizimit të Forcës tonë Ajrore pjesë e FA të Republikës së Shqipërisë. Mes pilotëve të rinj janë 10 djem dhe një vajzë, Armela Murati. “Kemi sfida të mëdha përpara veçanërisht në FA, si në drejtim të infrastrukturës, por dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore. FA është duke realizuar disa projekte historike. Baza e parë taktike ajrore e NATO-s, baza e Kuçovës është…
Author: tirana
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjet një armë pa leje. Policia tha se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, ka ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen. “Si rezultat, në ambientet e jashtme të banesës së këtij shtetasi, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. K., 57 vjeç,…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Kavallës në Greqi, aty ku një pronare e një bar-kafeje është dhunuar fizikisht nga një 45-vjeçar, pasi atij ju vonua porosia. Skena e rëndë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në kafene ku 45-vjeçari i tërbuar ka arritur deri aty sa ka goditur gruan. Siç e përshkruan edhe djali i pronarit të kafenesë, Cleisthenis Tzakis në një postim në faqen e tij në Facebook, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. Ngjarja ka shkaktuar qindra reagime në rrjete sociale, ku dënohet akti i dhunës.
Një spikere e lajmeve në Oklahoma ka zbuluar se gjatë transmetimit direkt kishte përjetuar nisjen e një arresti kardiak, ku filloi të kishe dhe vështirësi në të folur. Julie Chin, e cila punon për filialin e NBC KJRH në Tulsa, u dërgua me urgjencë në spital të shtunën pasi filloi të kishte vështirësi në leximin e tele-prompterin të para saj. “Ditët e fundit janë ende pak mister, por mjekët e mi besojnë se kam pasur fillimet e një goditjeje drejtpërdrejt në transmetimin e së shtunës në mëngjes. Para transmetimit ndihesha shumë mirë. Disa minuta pasi kishte filluar transmetimi i lajmeve…
Gëzim Topçiu, i cili ka marrë 6 mandate në Bashkinë e Maliqit tha në Komisionin e Reformës Territoriale se burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme dhe shtoi se duhen rishikuar pagat e punonjësve në Bashki. “Të ardhurat nuk janë të fragmentizuara, por të përqëndruara. S’do paguhen rroga për shtatë financier, por për një. Në këto tetë vite kemi realizuar 198 projekte, 14 shkolla të rehabilituara, 172 km kanale në fushën e Maliqit të rehabilituara. Duhet të ketë një transfertë të veçantë për investimin, sipas peshës dhe % që i takon çdo bashkie. Burimet njerëzore jo të mjaftueshme. Nëse kemi ne…
Koncerti falas i Rita Orës mbrëmë në sheshin “Skëndërbej”, elektrizoi Tiranën. Ndaj edhe një falënderim nuk ka munguar as nga kryeministri Edi Rama. Përmes postimi të një fotoje të artistes shqiptare me famë botërore, Rama shkruan “Faleminderit kinge”, ku e ka shoqëruar edhe me ikonë e flamurit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në një moment, Rita Ora kërceu dhe vallen e Rrugovës. Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Window”. Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare. View this post on Instagram A…
Në Komisionin e Reformës Territoriale, ka edhe batuta dhe ironi mes “kundërshtarëve”. Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës: Nuk mund të mos thuhet se reforma ka qënë një sukses i jashtëzakonshëm. Ne jetojmë në Tiranë, mjafton të shikohet se si ka ndryshuar jeta e qytetarëve. Bashkia Tiranë i ka shlyer borxhet ish-komunave. Që do të thotë që menaxhimi financiar ka qenë efektiv. Për mua nuk ka arsye pse Tirana mos të ishte bashkuar edhe me Vorën dhe me Kamzën. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi: Të merrnit edhe Romën e Parisit… Deputetja e PS-së, Anila Denaj: Kukësin edhe mundet zoti…
Pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pritet të zhvillojë sot në orën 16:00 një mbledhje me drejtorët e Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve. Më këtë takim pritet të prezantohet emri i ri i kryepolicit. Muhamet Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të uniformave blu. Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë, ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues. Agjencia e Prokurimeve Publike ka bëre me dije se është shpallur fituesi për procedurën “dialog konkurrues” të satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kompania amerikane “Satellogic USA” Inc dhe mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.
Në ditën e saj të parë të punës, kryeministrja e re e Britanisë Liz Truss, foli me homologun e saj ukrainas Volodymyr Zelenskyy, të cilit i premtoi mbështetje të plotë për Ukrainën. Udhëheqësit diskutuan nevojën për të forcuar sigurinë globale dhe masat e nevojshme për të ndërprerë fondet që nxisin makinën e luftës të Putinit. Truss dhe Zelenskyy shprehën keqardhje për përpjekjet e Putinit për të armatosur energjinë dhe kryeministri tha se ishte jetike që shantazhi i Rusisë nuk e pengoi perëndimin nga sigurimi i dështimit të Putinit. Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e sigurimit që Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, Komisioni për Reformën Territoriale ku do të dëgjohen kryetarët e bashkive në vend, nisi me debat mes bashkëkryetareve, deputetes së PS-së Anila Denaj dhe deputetes demokrate Dhurata Çupi. Shkak është bërë mungesa e deputetëve të opozitës sipas PS, dhe sipas PD-së, mungesa e Erion Veliajt. Anila Denaj: Nuk kemi debat për rradhën, por është e rëndë që opozita ska prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës. Ky komision duhet të niste në 09:00 e nisi me vonesë, pasi s’ka asnjë deputet të opozitës. Dhurata Çupi: Jemi këtu për të dëgjuar kryetarët e bashkive.…
Aktori i njohur, Agron Llakaj ka dy nipër dhe një mbesë dhe herë pas here tregon dashurinë që ka për ta. Ai poston foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke i dedikuar pafund fjalë të ndjera. Së fundmi, nipi i tij i vogël, Brus festoi ditëlindjen dhe mbushi 2 vjeç. Nuk kishte se si të mungonte dhe një urim nga gjyshi Goni, i cili ka ndarë disa foto dhe video të vogëlushit. Llakaj e ka konsideruar si kuptimin e jetës. View this post on Instagram A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)