Author: tirana

29 deputëtë të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kanë paditur këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Karburanteve. Deputetja Dhurata Çupi, në një dalje për mediat, tha se ky bord u kthye në klubin e oligrakëve. “Është fakt që Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin. Është fakt që Bordi me veprimtarinë e tij po cënon konkurencën në treg, që sjell ulje të cmimit, si dhe lirinë ekonomike, që mbron të drejtat e konsumatorëve”. Deklarata e plotë…

Read More

Biznesmeni shqiptar në Greqi, Xhani Topalli, u vra nga pronari i hotelit. 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet. Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe. Mbrëmjen e 28 gushtit, viktima shkoi në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të. Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.…

Read More

Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta mesaduket do ta shohim më shumë në terren, sesa në zyrë. Paraditen e kësaj të marte, në një prononcim për mediat nga Shijaku, akuzoi me tone të forta qeverinë “Rama 3”, duke ripërtëritur akuzat se qeveria po vjedh lekët e inceneratorëve, ndërsa nga ana tjetër tymi që vjen nga djegia e mbeturinave po dëmton shëndetin e qytetarëve. “Shijaku duhet të jetë modeli i agro-turizmit. Kështu vepron mafia, merr lekët e plehrave dhe i djeg ato në mënyrë më kriminale, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e fëmijëve dhe të banorëve. Kjo nuk mund të…

Read More

Sonte në orën 20:00 do të mbahet konceri falas i artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Ndaj në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe në krahun e ambasadorit të Anglisë në Tiranë, u mbajt një konferencë shtypi. Rita Ora u përlot teksa preku rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë. Ajo kërkoi ndjesë si dhe tha se fëmijët duhet të jenë të lirë kudo që janë. Po ashtu, këngëtarja me origjinë shqiptare dha një mesazh për të gjithë të rinjtë që të kenë besim te vetja pasi ëndrrat që kanë…

Read More

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punën e bërë me Unazën e Re të Beratit, ku thotë se është rritur frymëmarrja e qytetit. Në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe të kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo, i cili edhe ka shpjeguar parametrat e investimit. “E gjithë zona është urbanizuar, ka krijuar edhe një aks tjetër ku njerëzit bëjnë ecjen e pasdites. Aksi është rreth 4 kilometra, banorët e përdorin si rrugë kryesore. Vetë peizazhi që rruga ofron krijon atmosferë pozitive edhe të asaj penales që ne kemi në qendër të qytetit. Rruga është 4 km, me…

Read More

Kampione e Europës në atletikë, Luiza Gega është një nga kandidatet për çmimin e sportistes më të mirë të muajit nga Federata Europiane e Atletikës. Pak ditë më parë atletja u shpall kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa. Gega është na balotazh sëbashku me 3 atlete të tjera që u shpallën kampione në Europianin e Munihut në disiplina të ndryshme. Votimi në faqen europiane të atletikës do të vijojë deri mesditën e së enjtes. Nëse Gega e fiton këtë çmim, do të jetë hera e dytë për të që zgjidhet si atletja më e mirë europiane e…

Read More

Pas denoncimit në facebook, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkoi edhe në zonën e Shijakut ku ka raportuar mbi zjarrin e disa mbetjeve. Meta ka akuzuar Ramën për djegien e tyre. Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana thotë se po i depoziton mbetjet falas në landfillin e Sharrës dhe nuk ka qëllim të djegë mbeturinat. Për të djegia e koshave të mbeturinave bëhet e qëllimshme për të nxirë punën e bashkisë së Shijakut. “Po bën opozitën me bashkinë e Shijakut, që e kanë filluar që në muajin gusht me zjarrvënie të qëllimshme. Na ka ndodhur dhe në…

Read More

Partia Demokratike edhe këtë sesion të ri parlamentar, vijon të jetë e përçarë, kurse mazhoranca vijon që të ketë si synim kryesor ndryshimet ligjore sa i takon largimi të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nga funksionet publike dhe e vetmja gjë që dallon nga korriku ishte nxirrja e parlamentarëve nga rrezet përvëluese të muajt gushtë. Në sallën e Kuvendit, Taulant Balla po rendiste prioritetet e shumicës duke dhënë lajmin e parë për këtë sesion politik, socialistët bashkojnë votat me demokratët e Enkelejd Alibeajt për largimin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Me përfundimin e seancës plenare dhe dhënien e sinjaleve…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranëm ka publikuar një artikull të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se gazetarja ruse Margarita Simonyan është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të Presidentit rus Vladimir Putin, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë. Ajo është e aftë të shërbejë gënjeshtrat si të vërteta dhe me një buzëqeshje. Margarita Simonyan e filloi karrierën e saj në mediat e financuara dhe të kontrolluara nga Kremlini në vitin 2001 si gazetare për Televizionin Shtetëror të Rusisë dhe Kompaninë Transmetuese të Radios (VGTRK). Në vitin 2005, ajo u bë kryeredaktore e medias së parë ruse në…

Read More

Këtë të martë, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, po zhvillohet një seancë dëgjimore me ekspertin e projektit “Bashki të Forta”, Fatlum Nurja. Në fjalën e saj, kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj deklaroi se janë 22 bashki në vend që ende nuk janë në funksion të qytetarëve. “22 bashki sot nuk janë në shërbim të qytetarëve. Ky komision ka detyrë reformën territoriale të shkëputur nga lidershipi. Kur të shkojmë në propozime të mos e shohim sikur reforma territoriale mban të gjithë përgjegjësinë edhe të lidershipit, por ajo reformë të mos…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të padisë sot në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Transparencës për çmimet. Mësohet se padia do të depozitohet në mesditë në GJK nga deputetët Dhurata Çupi dhe Arbi Agalliu. Një ditë më parë, kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj e cilësoi antikushtetues bordin që vendos për çmimet e naftës, benzinës dhe gazit. “Shqipëria mbetet në krye të listës së vendeve me çmimin më të lartë të hidrokarbureve. Kjo jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të taksave, mungesës së reagimit nga Qeveria, por edhe për faktin se Shqipëria është nga të vetmet vende ku çmimi i naftës,…

Read More