Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është kthyer në një portal ku denoncon sipas tij keqqeverisjen e vendit. Këtë herë ka publikuar pamje nga Shijaku, ku thotë se Bashkia djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët. “Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore. Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë”,-shkruan Meta në facebook.
Author: tirana
Sonte në sheshin “Skënderbej” gjithçka është gati për koncertin ku do të këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora. Këngëtarja e cila u dekorua edhe nga Presidenti Bajram Begaj me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit, u prit edhe ftuesi i saj kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili falënderoi Rita Orën për shembullin pozitiv që u jep të rinjve dhe të rejave shqiptare. Rita Ora shprehu krenarinë për origjinën e saj dhe siguroi se nuk do të ndalet së promovuari atë. “Nuk ka rëndësi nga vjen, kush je,…
Gjermania u kthye në “parajsën” e re të shqiptarëve vitet e fundit. Mundësitë për punësim, sidomos për disa kategori si mjekë, infermierë e teknologji informacioni, nxitën shumë shtetas që të emigronin drejt ekonomisë më të madhe të Europës me dokumente të rregullta punësimi. Të dhënat e Eurostat treguan se pas vitit 2016 u shënua një rritje e shpejtë e lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shtetasit shqiptarë. Rekordi u arrit në vitin 2019, me 12 mijë lekë, duke u renditur të tretët pas Italisë së Greqisë. Por, pas vitit 2019, ritmi i dhënies së lejeve të qëndrimit ka…
Nga dje, Britania e Madhe ka Liz Truss si kryeministren e re të vendit. Ndërsa mëngjesin e sotëm, Boris Johnson është larguar nga Downing Street për herë të fundit, teksa mbaji më fjalimin e tij të lamtumirës. Me bashkëshorten e tij, të cilën e mban për dore ai është larguar nga godina e qeverisë britanike. Fjalimi kishte referenca për atë që Johnson do të konsideronte “hitet e tij më të mëdha”, mbështetjen për Ukrainën, Brexit-in dhe përhapjen e vaksinave. Ai theksoi se Liz Truss, do të sigurojë mbështetje ekonomike për familjet. Johnson dorëzoi kështu detyrën tek Liz Truss, e cila…
Rrjetet sociale janë foleza e dashurisë. Françeska Gjoni dhe Ermal Lazaj janë një çift i ri, që njohjen e tyre e kanë pasur në rrjetet sociale. Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar detaje të historisë së tyre të dashurisë. Një ndër arsyet pse çifti janë bashkë, është origjina e përbashkët, pasi janë të dy nga Vlora. “Ne jemi njohur në shtator. E kam parë një video në Tik Tok dhe më pëlqeu. I gjeta profilin në Instagram dhe aty folëm. Para se të takoheshim, folëm një muaj në Whatapp. Unë bëja si…
Nis Mural Fest Tirana, një prej festivaleve më të veçanta që zhvillohet në Tiranë. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë është nismë e Agjencisë së Dekorit nga Bashkia e Tiranës, këtë herë edhe në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nisjes së festivalit kuratori i Mural Fest Tirana, Helidon Haliti tha se e veçanta e këtij viti është se do të ketë më shumë pjesëmarrëse gra artiste si dhe do të ketë tre vepra kushtuar rinisë. “Mural Fest ka nisur prej 5 vitesh, i realizuar nga…
Ajo ka si model Margaret Thatcher dhe i qëndroi besnike deri në fund kryeministrit britanik Boris Johnson. Kryeministrja e re britanike, Liz Truss, ka shumë ardhurues, por edhe mjaft që e kritikojnë. Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në qeveritë konservatore të dymbëdhjetë viteve të fundit. Karriera e saj njeh vetëm një drejtim: lart dhe pa pengesa. Nga ministre e Drejtësisë, në atë të Financave dhe të Tregtisë e në fund në krye të Ministrisë së Jashtme. Ndërsa shumë kolegë të saj ranë viktimë të luftërave dhe intrigave brendapartiake, ajo i mbijetoi madje valës së fundit…
Edhe pse i famshëm dhe ka mundësitë të gjitha në dorë, aktori 26-vjeçar, Timothee Chalamet, i cili mori pjesë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia për të promovuar filmin e tij të ardhshëm “Bones and All”, tha se njerëzit që jetuan përpara mediave sociale kanë bërë një jetë më të mirë. “Të jesh i ri tani mund të flas vetëm për brezin tim, gjykohesh intensivisht. Pa gjykuar për këtë, por unë mendoj se është e vështirë të jesh gjallë tani. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë është të rritesh pa sulmin e rrjeteve sociale dhe ishte një lehtësim të…
Në luftën ruse në Ukrainë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur. mediat shkruajnë se një pensionist vendas arriti të rrëzonte një avion luftarak rus Su-34 duke e qëlluar atë me çifte. Valeriy Fedorovych hapi zjarr nga mjetit ajror armik ndërsa ai po kalonte mbi rajonin e Chernhiv. Për këtë shërbim ndaj atdheut, Agjencia e Kufirit i akordoi pensionistit medaljen e heroizmit. Fedorovych shihet më pas që ecën nëpër rrugët e shkatërruara të qytetit të tij dhe tregon pjesët e avionit të rrëzuar që i mban si relikte në garazhin e tij.
Më 8 shtator të vitit 2021, një zjarr vdekjeprurës ra në spitalin modular të Tetovës, dhe një vit pas tragjedisë së madhe, nis gjykimi i tre personave të akuzuar për këtë ngjarje. Ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vecevski, dalin të martën para Gjykatës Themelore në Tetovë. Ata akuzohen për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”. Për këto vepra, sipas ligjeve në Maqedoninë e Veriut, personat e dyshuar, nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen deri në 5 vjet…
Në një intervistë për një media franceze, Gledis Nano kur ende mbante postin si kreu i Policisë së Shtetit, tha se janë arratisur 14 kriminelë nga vendi, si pasojë e dekospirimit të operacioneve. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë. Ilir Meta thotë se çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet, dhe sipas tij, ky rezultat i policisë solli edhe shkarkimin e Nanos. Thirrja që Meta bën është që një orë e më parë duhet shporrur kryeministri i krimit dhe i shpopullimit. “Tani është e qartë se cili është objektivi…
Kërkimi për biznesmenin Xhani Topalli, i zhdukur që prej datës 28 gusht në Greqi, ka përfunduar me një fund tragjik. Ai është gjetur i pajetë në ishullin Rodos. Policia greke ka vënë në pranga vrasësin e tij.