Dy gra iraniane janë dënuar me vdekje për shkak të aktivizmit të tyre për komunitetin LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor). Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, ka bërë të ditura dënimet për Zahra Hamadani-n dhe Elham Chubdar-in më 5 shtator, pasi rrjeti për të drejta të njeriut, Hengaw, ka thënë se të dyja grave u është bërë i ditur dënimi disa ditë më parë. Garda Revolucionare Islamike, ka akuzuar dy gratë për “promovim të homoseksualitetit, mashtrime, promovim të marrëdhënieve të paligjshme seksuale, si dhe publikimin e tyre në internet”. Hengaw ka thënë se Gjykata Revolucionare e Urmias, ka vendosur që…
Author: tirana
Një sherr mes fqinjëve në Durrës për motive banale degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Gjatë konfliktit mes tyre, njëri nga fqinjët qëlloi me kallashnikov në drejtim të komshiut me iniciale K.J. Ky i fundit u largua me automjet gjatë të shtënave dhe plumbat kapën mjetin e tij. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërsa policia arrestoi 56-vjeçarin Latif Paja, banues në lagjen Nr.5 në Durrës. Mësohet se shkak i sherrit mes fqinjëve ishte konflikti për antenën e televizorit.
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë një intervistë në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole. Nano ka thënë ndër të tjera se gjatë kohës që ushtronte detyrën, janë arratisur 14 krimilelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre. “Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano për televizionin francez, duke shtuar se është e paqartë nga ka rrjedhur informacioni. Intervista e Nanos me Tv franzez është realizuar para se ai të shkarkohej nga posti i…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e qarkut të Beratit, nuk i kurseu sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti një hajdut të jashtëzakonshëm. Duke folur për protestat, ish-presidenti u shpreh se misioni më i rëndësishëm i opozitës, është zgjimi mbarëkombëtar. “Do ta palosim Edi Ramën, do t’ia marrin të gjitha pushtetet”, paralajmëroi Meta. ‘Pushtetin nuk do ta marrin për PL apo për PD, pushtetin do t’ia japim popullit. Nuk do ta lëmë Edi Ramen të nëpërkëmbë të drejtat e qytetarëve shqiptarë qetësisht dhe brutalisht. Unë do të jem vetë aty përpara…
Partia Socialiste shprehu sërish sot vendosmërinë e saj për atë që e quan si ‘despiunizim’ të politikës shqiptare. Kryetari i grupit parlamentar tha se spiunët e ish Sigurimit të Shtetit arritën në nivelet më të larta të shtetit. “Kemi rënë dakord për një Komision të Posaçëm për ndryshimit e ligjit për rolin e Kuvendit gjatë procesit të negociatave. Do të jetë bipartizan dhe besoj të enjten do ta kalojmë. Ligji duhet ndryshuar me urgjencë për të përqasur rolin që ka Kuvendi në këtë fazë të re. Tjetër çështje e rëndësishme është ajo e despiunizimit të politikës shqiptare. Ngritja e ish-bashkëpunëtorëve…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beisha ka dhënë një prononcim për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, ku theksoi se shtatori do të shënjohet nga protesta të fuqishme. Lideri historik i të djathtës nuk i kurseu akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se do të japë përgjigje për çdo grabitje dhe vepër penale ndaj qytetarëve shqiptarë. “Kjo qeveri nuk mbështet qytetarët. Parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin. Është shndërruar në mbështetje të një qeverie që vjedh qytetarët shqiptarë. Dënoj me përçmim të madh këtë seancë parlamenti. Ka një front opozitar për shpëtimin e…
Ish kryetari i PD-së, Lulzim basha është rikthyer për të nisur së bashku me qeverinë dhe opozitën sesionin e ri të punimeve të Kuvendit. Siç duket edhe nga pamjet, Basha shfaqet mjaft i qeshur.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Aibeaj tha se në seancën e parë për këtë sesion, nuk mund t’i urojë Parlamentit punë të mbarë. Kjo, pasi ai thotë se ky Parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura, madje i uroi edhe “jetë të shkurtër”. “Thuhet puna e mbarë por çfarë punë e mbarë ti kujtosh këtij Parlamenti? Për ligjet e kaluara me shpejtësi, të bëra me porosi, bllokimin e opozitës? Në këtë sesion nuk mund të ketë punë të mbarë, 1 vit e ca më parë ky Parlament është produkt i zgjedhjeve të…
Seanca e parë parlamentare nisi me debate. Deputeti i PD, Tritan Shehu u shpreh se kryeparlamentarja sërish edhe në nisje të këtij sesioni ka shkelur rregulloren, pasi nuk është futur në rend ditë diskutimet për rezolutës për gjenocidin serb. Ndërsa deputetja Flutura Açka propozoi qe te ishte vendosur nje foto e Nene Terezes meqe sot ishte dita e shenjtërimit te saj. Flutura Açka: Kam një sugjerim meqë është sot dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të ishte mirë të ishte një portret i saj dhe në të duartrokisnim. Tritan Shehu: Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet, por po shkelet…
Pak ditë më parë, Luana Vjollca festoi 31-vjetorin e lindjes me një festë që i ka organizuar familja. E veshur me pink, nga koka tek këmbët si Barbie, Luana ka shijuar çdo moment me miqtë dhe të afërmit e saj ndërsa ka ndarë gjithashtu foto dhe video në rrjete sociale. Së fundmi, moderatorja ka publikuar disa foto nga plazhi ku shfaqet me bukë, djathë dhe domate. “Ditëlindja vazhdon me aventura dhe me bukë e djathë e domate në vendet e pazbuluara të Shqipërisë sonë të bukur”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.
Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi këtë të hënë Kinën. Disa rrugë e shtëpi në afërsi të epiqendrës janë shkatërruar nga rrëshqitja e dheut. Deri më tani nuk raportohet për shkatërrim të digave apo hidrocentraleve. Megjithatë, komunikimi është ndërprerë në disa rajone. Tërmeti i rënë në Sechuan konsiderohet si lëkundja sizmike më e fuqishme që ka goditur këtë rajon nga vitit 2017, ku si pasojë kanë humbën jetën të paktën shtatë persona.
Armina Mevlani është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale. Blogerja, e cila është në një marrëdhënie prej shumë vitesh me Shkëlzen Berishën, merr gjithmonë vëmendjen dhe sa i përket jetës private. Së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit, ka zbuluar planet për t’u bërë nënë. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur blogeren nëse është shtatzënë. “Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”, është përgjigjur Armina.