Vullnet Beluli, i afërm i 26-vjeçarit Meledin Adili nga fshati Broje, i cili është shpallur i zhdukur që prej ditës së djeshme, kërkon nisjen e kërkimeve me dron apo helikopter. I riu doli si çdo ditë për të mbledhur boronica në Bjeshkë, por pa u kthyer më. Teksa fliste në “Report TV”, Beluli iu lutet autoriteteve që ta konsiderojnë Adilin si një djalë deputeti dhe jo si një të varfër. “Kemi filluar kërkimet që në orën 17. Moti ka qenë me vetëtima, ne u larguam se moti ishte shumë i keq, kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10…
Author: tirana
“Erdogan kërcënon Greqinë me luftë”, ky është titulli i gazetës gjermane Bild. Në një artikull dedikuar marrëdhënieve të tensionuara Turqi-Greqi, gazeta gjermane shkruan se mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis dy vendeve janë agravuar për çështjen e ishujve dhe shkeljeve territoriale, për të cilat dy Ankaraja dhe Athina akuzojnë njëra-tjetrën. Sipas artikullit Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkojnë praninë ushtarake në kufirin e saj lindor. Gazeta gjermane citon fjalët e presidentit turk të bëra gjatë fundjavës gjatë një…
Rritja e pandalshme e çmimeve përgjatë gjithë vitit, duket se ka detyruar qeverinë që të ketë sërish në fokus pensionistët, një ndër kategoritë më të varfra në vend. Ministria e Financave është duke punuar që të ketë një indeksim të pensioneve, që do të nisë efektet nga muaji tetor. Edhe pse nuk dha detaje, kryeministri Edi Rama tha se lajmi i mirë do të vijë shumë shpejt për të moshuarit. Paralelisht parashikohet të bëhet efektive edhe paketa e dytë e rezistencës sociale, sipas të cilës për tre muaj rresht çdo pensionist që merr nën ose sa gjysma e pagës minimale,…
Nga sot Britania e Madhe do të udhëhiqet nga një grua. Liz Truss u shpall sot kryeministre e Britanisë së Madhe. Truss fitoi “betejën” ndaj kundërshtarit të saj Rishi Sunak. 46-vjeçarja Liz Truss ka qenë ministre për punët e Jashtme në të kaluarën. Truss mori detyrën e Ministrisë së Jashtme në shenjë mirënjohjeje për punën e mirë që bëri në Ministrinë e Tregtisë Ndërkombëtare. Karriera e saj politike është pasuruar ndër vite me kontributet e saj në partinë konservatore. Liz ka lindur më 26 korrik 1975. Ajo studioi në Universitetin e Oksfordit. Para politikës, ajo ka punuar si drejtore tregtare…
Juventusi është një nga katër skuadrat e pamposhtur në Serie A, si dhe mbrojtja më e mirë në kampionat me vetëm dy gola të pësuar. Megjithatë shiu i kritikave, përfshirë edhe ato ilustruese, për lojën e propozuar nga skuadra e Max Allegrit nuk ndalet. Korit të atyre që nuk i kanë kursyer kritikat i është bashkuar dhe Fabio Capello. Ish-trajneri i Milanit dhe vetë Juventusit e ka mbrojtur shpesh punën e Allegrit në të kaluarën, por mbrëmjen e së dielës nga studiot e ‘Sky Calcio Club’ nuk u tregua i butë në komentimin e provës së skuadrës në Firence dhe…
Arsen Muskurti, autori që i mori jetën vëllait të tij dhe kunatës, Dritan dhe Nora Muskurtit, ka treguar para hetuesve debatin përpara se t’i qëllonte për vdekje me 7 plumba me pistolete. I ndodhur nën masën e ‘arrestit me burg’, 38-vjeçari ka rrëfyer se tensionet në marrëdhënien e tij me të vëllain, ishin që prej vitit 2017. “Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam patur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat”, shpjegon…
Një studim pohon se uji na ndihmon të hamë më pak. A mund të humbim peshë vërtet nëse pimë shumë ujë? Sipas një studimi të publikuar në Journal of Human Nutrition and Dietetics, pirja e shumë ujit lidhet me konsumimin e më pak kalorive, më pak sheqer dhe kolesterol, si dhe me konsum më të ulët të kripës. Shkencëtarët nga Universiteti i Illinois analizuan të dhënat nga më shumë se 18,000 të rritur për gjithçka që ata thanë se hanin dhe pinin gjatë 10 ditëve. Sasia e ujit nga individi në individ nuk ndryshonte shumë. Një rritje në konsumin ditor…
Një konflikt mes disa personave ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit në Shupenzë të Bulqizës. Ngjarja është njoftuar pak minuta më parë ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka të plagosur. Policia e Bulqizës ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi konflikti në vendin e quajtur “Ura e Sebinit”. Paraprakisht konflikti dyshohet të ketë qenë i çastit!
BE-ja ka nënshkruar një marrëveshje për 500 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainë, që synon strehimin, arsimin dhe bujqësinë, sipas The Guardian. Përveç paketës së fundit, Ukraina do të jetë gjithashtu në gjendje të aplikojë në fondin e ekonomisë dixhitale të BE-së për të zhvilluar trajnime dhe industri të teknologjisë së lartë. Warmly welcome PM @Denys_Shmyhal on his 1st visit to Brussels since the start of Russia’s brutal invasion of #Ukraine.His presence & the holding of the Association Councilare yet another proof of Ukraine's resilience and bravery.We will continue supporting Ukraine’s EU path. pic.twitter.com/Kh9scYektY— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 5,…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet nëse do të huazojë tri deputetë për të bërë një grup të ri parlamentar. Ai theksoi se nuk është bërë asnjë tentativë e tillë, ndërsa paralajmëroi se do të jetë vazhdimisht para parlamentit me qytetarë që ndihen të papërfaqësuar. Pyetja: A do të huazoni dhe tre deputetë të tjerë për të bërë një grup parlamentar Meta: Nuk kemi bërë asnjë tentativë të tillë, mos u habisni kur të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me qytetarët që ndihen të papërfaqësuar, që siç e tregojnë dosjet dhe…
Liz Truss do të jetë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Përballë në garë Truss pati Rishi Sunak, duke arritur që të merrte 81,326 vota. Po kush është Liz Truss? Kush është Liz Truss?! 46-vjeçarja Liz Truss, kreu i diplomacisë britanike, është një person e drejtpërdrejtë dhe shumë ambicioze. Ajo ka “aftësinë e çuditshme për t’u thënë anëtarëve konservatorë atë që duan të dëgjojnë”. Truss mori detyrën e Ministrisë së Jashtme në shenjë mirënjohjeje për punën e mirë që bëri në Ministrinë e Tregtisë Ndërkombëtare. Nga ky pozicion, kampioni i tregtisë së lirë, i cili kishte votuar që Britania të…
Konservatorët britanikë vendosën që Liz Truss të zëvendësojë Boris Johnson në postin e kryeministrit të vendit. Pak minuta pasi organizatorët e zgjedhjeve njoftuan se Truss kishte marrë rreth 20 mijë vota më shumë se rivali i saj, ajo reagoi me një mesazh në tëitter duke thënë se është e nderuar që zgjidhet udhëheqëse. “Jam e nderuar që zgjidhem Kryetar i Partisë Konservatore. Faleminderit për besimin tuaj tek unë për të udhëhequr dhe shërbyer për vendin tonë të madh. Unë do të ndërmarr veprime të guximshme për t’i kaluar të gjithë këto kohë të vështira, për të rritur ekonominë tonë dhe…