Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Capello “sulmon” Allegrin: Mendo për Juven, jo për batutat

15:24 / September 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 12a2bf825dac138a4db93bfa73ce4682 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juventusi është një nga katër skuadrat e pamposhtur në Serie A, si dhe mbrojtja më e mirë në kampionat me vetëm dy gola të pësuar. Megjithatë shiu i kritikave, përfshirë edhe ato ilustruese, për lojën e propozuar nga skuadra e Max Allegrit nuk ndalet.

Korit të atyre që nuk i kanë kursyer kritikat i është bashkuar dhe Fabio Capello. Ish-trajneri i Milanit dhe vetë Juventusit e ka mbrojtur shpesh punën e Allegrit në të kaluarën, por mbrëmjen e së dielës nga studiot e ‘Sky Calcio Club’ nuk u tregua i butë në komentimin e provës së skuadrës në Firence dhe në veçanti me deklaratat e Allegrit, i cili u shpreh i kënaqur me golin e barazimit, pavarësisht se pjesa e dytë e luajtur tërësisht në mbrojtje dhe pa goditje në portë.

“Juve nuk mund të luajë në këtë mënyrë. Allegri duhet të bëjë diçka më shumë, jo të bëjë batuta. Duhet të kthehet në punë për të marrë diçka shtesë nga ekipi dhe për t’u rikthyer tek fitoret. Juventusi shkon me momente, nuk është e qartë se çfarë duan të bëjnë”

Capello ka rritur dozën duke deklaruar se nuk e kupton arsyen e zgjedhjes së Allegrit për të mos futur në fushë Dusan Vlahovic nën dritën e deklaratave të të njëjtit trajner të Juventusit, i cili nënvlerësoi rëndësinë e ndeshjes së Champions League kundër PSG: “Nëse thua se ndeshja që ka rëndësi është ajo kundër Benfikës pse nuk luani Vlahovic në Firence? Nuk e kuptoj”.

Megjithatë, Don Fabio e shfajëson pjesërisht Juventusin për rezultatet e arritura deri më tani: “Me gjithë kritikat që Juve po merr, është dy pikë nga vendi i parë. Kush e di se ku do të ishte nëse do të luante mirë. Është një ekipi ende për t’u ndërtuar. Ka mungesë të lojtarëve të rëndësishëm që bëjnë diferencën. Allegri nuk i ka ende lojtarët e tij në dispozicion”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.