Gazetari Elton Qyno është shprehur se familja e Ervis Martinajt po heton privatisht për zhdukjen e tij. Komentet Qyno i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku shtoi se në shtëpinë e Martinajt nuk ka mort të hapur në emër të tij. Por ai shtoi gjithashtu se nga komunikimet me babanë e Martinajt, ai thotë se shpresat se mund të gjendet i gjallë janë të humbura. “Familja po heton privatisht bashkë me shoqërinë e Ervis Martinajt, kemi edhe hetimin nga prokuroria e Laçit që po heton të njëjtën ngjarje. Familja ka më tepër burime të kontaktit se me cilët…
Author: tirana
Vrojtuesi i plazhit në Sarandë, Andi Kasimi ka treguar sesi shpëtoi një familje polake, të cilët rrezikonin jetën në det. Ai tha se babai po mundohej të shpëtonte fëmijën dhe veten, por i kishte kapur paniku dhe ndihma e tij ishte e domosdoshme. Sipas Andit, ky rast ishte i komplikuar pasi kishte të bënte me dy persona. “Nuk është rasti i pari që unë kam ndërhyrë, por ishte pak më i komplikuar pasi kishim të bënim me dy persona. Kushtet atmosferike, plus lokacioni ku bashkohej lumi dhe deti, aty është një zonë për vendasit e rrezikshme. Për turistët e huaj…
Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka bërë një rrëfim gjithëpërfshirës sot në “ABC e Mëngjesit”. Ai ka folur për pasionin e udhëtimeve, marrëdhëniet me të bijat dhe 26 vite në emisionin “Opinion”. Ndër të tjera, Fevziu ka thënë se më herët ka marrë një ofertë nga miku i tij, Ben Blushi për të drejtuar Top Channel, por që e refuzoi. Tashmë, ai ka theksuar se e gjen veten vetëm në TV Klan. “Ka qenë një ide e imja që të lëvizja në Top Channel, që lidhej me drejtimin e Top Channel nga një prej miqve të mi të fëmijërisë dhe…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënë Terezës në 25-vjetorin e vdekjes së saj. Osmani ka thënë se Shën Tereza i dha një shembull gjithë botës. “Jemi mbledhur për të filluar këtë ditë me përkujtimin për Shën Terezën, nënë e madhe e cila dha një shembull për të gjithë botën dhe jo vetëm për popullin shqiptar, i cili ia dha atë botës”, tha Osmani. Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Nënë Tereza është shembulli më i sigurt i besimit dhe humanizmit. Ai shtoi se…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë. “Derisa e kemi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”, kjo ishte një nga pankartat që mbanin në duar serbët. Kjo është vizita e parë e Bërnabiç në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.
Sot nis punimet sesioni i ri Parlamentar, ndaj dhe lëvizjet më të shumta janë në kampin blu. kështu mësohet se janë 16 deputetë demokratë që i janë përgjigjur kërkesës së Enkelejd Alibeaj për të zhvilluar mbledhje në Kryesinë e Kuvendit, vetëm pak orë para nisjes së seancës plenare. Më 1 shtator, në një mbledhje në një prej restoranteve në vend, ishin 28 deputetë që rikonfirmuan Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar i PD-së. 1-Zheni Gjergji2-Dhurata Çupi3-Arbi Agalliu4-Saimir Korreshi5-Gazment Bardhi6-Dashnor Sula7-Flutura Açka8-Selaudin Jakupllari9-Enkelejd Alibeaj10-Kreshnik Çollaku11-Andia Ulliri12-Flamur Hoxha13-Eralda Tase Bane14-Agron Gjekmarkaj15-Helidon Bushati16-Bledjon Nallbati
Një ngjarje misterioze ka ndodhur në Europë. Një avion privat Cessna u rrëzua në Detin Baltik pranë brigjeve të Letonisë, në rrethana misterioze. Për të ndjekur aeroplanin në fjalë u ngritën në fluturim edhe avionë luftarakë të NATO-s, por nuk mundën të bënin asgjë për të shmangur rënien. Mjeti ishte nisur nga jugu i Spanjës dhe duhet të ndalonte në Këln të Gjermanisë, por avioni nuk u ul kurrë atje, pasi vazhdoi fluturimin e paprogramuar. Misteri bëhet edhe më i madh për faktin se kur avionët luftarakë të NATO-s iu afruan aeroplanit, pilotët nuk panë asnjë person në kabinë. “Avioni…
Fatmir Ara, një sipërmarrës 43-vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Mathi, në provincën e Torinos në Italisë, u gjend i paetë. Burri, pronar i kompanisë “Nuova Edile” me qendër në Strada Cirié 10, ishte zhdukur që nga 2 shtatori i kaluar, kur familjarët iu drejtuan Policisë për ndihmë. Kërkimet nisën menjëherë në të gjithë zonën, deri në zbulimin e mëngjesit të së dielës. Ara në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia torineze për shkak se gruaja e kishte denoncuar për dhunë në familje. Po ashtu mediat atje shkruajnë se ajo e kishte denoncuar jo vetëm për dhunë, por edhe…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në një postim në rrjetet sociale, teksa ka kujtuar ditën kur kremtohet Shenjtërimi i Nënë Terezës, thotë se kjo duhet të na rikujtojë se duhet të bëjmë më shumë, si shtet dhe shoqëri, në promovimin dhe edukimin e brezave të rinj mbi veprat e mëdha të saj. “Shën Tereza e shqiptarëve dhe botës, model frymëzimi që na tregon se ndryshimi pozitiv buron prej secilit prej nesh, nga çdo akt sado i vogël, që bëjmë me dashuri e në përkujdesje për të tjerët. Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, le të na rikujtojë se…
Në pikun e debatit për “spiunët” e Sigurimit të Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja, e ka kërkuar vetë dosjen e tij tek Autoriteti i Dosjeve. Gështenja u shpreh se dosjet duhet të hapen për të gjithë, jo vetëm për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. “Dosjet duhet të hapen për të gjithë, jo vetëm për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të Partisë Komuniste që janë përfshirë në krime. Në bindjen time s’mund të jesh deputet apo ministër nëse vetë ke qenë bashkëpunëtor apo prindërit e tu kanë qenë. Çdo deputet duhet ta kërkojë vetë që të…
Një grua u shpëtua. Një 37-vjeçar i identifikuar si Marash Mexhaj është arrestua pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me armë zjarri. “Mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë. Ky shtetas në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga shërbimet e Policisë”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit Kamzë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kasalla”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5Falë ndërhyrjes në kohë…
Djali i Kryetarit të Bashkisë së Kamzës Rakip Suli i ka dhënë dje në darkë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën e tij.Tirananeës.al ka mundur të sigurojë videon e ceremonisë martesore e cila u realizua në një nga restorantet e njohur në kryeqytet, Fresku, ku merrnin pjesë qindra të ftuar.Mes personaliteteve që merrnin pjesë ishin dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, deputeti Eduard Shalsi etj.Krahas atmosferës elektrizuese të krijuar nga ccifti në momentin e vallëzimit, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve ishte kur i zoti i…