Dy dorëheqje janë dhënë dhe dy shkarkime janë bërë për rastin e dyshimit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar edhe për shkarkime tjera të zyrtarëve “që nuk i kanë kryer detyrat e tyre”. Për rastin e 11-vjeçares janë duke u zhvilluar hetimet në dy çështje të ndara penale, atë të dyshimit për dhunim më 27 gusht nga pesë persona dhe dyshimeve për trafikim, dhunim dhe shërbime seksuale në muajin qershor nga gjashtë persona tjerë. Për të dy rastet janë arrestuar 11 persona dhe të gjithëve u është caktuar masa e paraburgimit prej…
Author: tirana
Sakarina dhe sukraloza, dy ëmbëlsues artificialë, ndryshojnë mikrobiotën e zorrëve dhe rrisin nivelet e glukozës në gjak. Ajo që dyshohej prej kohësh nga studimet e kryera në vitin 2014, është konfirmuar tashmë nga testet e reja. “Kur u publikua studimi i parë në vitin 2014, industria ushqimore ishte e tërbuar, duke pretenduar se rezultatet ishin të pavlefshme sepse testet u kryen vetëm te minjtë”, tha Robert Lustig, një neuroendokrinolog që nuk ishte i përfshirë në hulumtim. Pas tetë vjetësh, Instituti Weizmann i Shkencës në Izrael ka vendosur të kryejne teste të mëtejshme mbi vullnetarët njerëzorë. Analizat e reja nuk kanë…
Harry dhe Meghan kthehen në Britaninë e Madhe. Kjo është hera e parë që prej jubileut të Platintë në qershor që çifti paraqitet në oborrin mbretëror dhe për më tepër, pak ditë pasi kanë lëshuar bombën më të fundit mediatike në intervistën për “The Cut”. Dukesha e Sussex-it, deklaroi se: “Harry më ka thënë se e humbi babanë e tij”. Por Markle u kthye pas duke thënë se nuk e kishte fjalën pikërisht për këtë. Megjithatë, kjo mjaftoi për të krijuar tensione të reja. Harry dhe Meghan nuk do të vizitojnë mbretëreshën Elizabeth e cila për momentin ndodhet në Balmoral…
Rinia shqiptare e jo vetëm, sytë i kanë nga Anglia, dhe rrugët për të mbërritur atje janë të shumta, por mbizotëron rruga me gomone. Por çfarë pune bëjnë atje shqiptarët? Aktivisti Genc Sejko përmes një analize të detajuar, tregon se çfarë ndodh në të vërtetë me ata që futen në një “shtëpi bari” në Angli. Sipas Sejkos, e vërteta e atyre që futen në një banesë ë tillë, e cila kthehet në ambient për të kultivuar kanabis nuk është aspak shpresëdhënëse. “Janë dy kategori që punojnë në shtëpi bari në Angli. Ata që punojnë me një rrogë fikse. Dhe ata…
Edhe pse jemi në shtator, Vlora është ende plot me të huaj nga e gjithë Europa në ditët e para të shtatorit një muaj i artë për ata që duan më pak rrëmujë në plazhe, më pak trafik dhe më pak vapë. Sipas kreut të operatoreve turistikë të jugut, Vasil Bedinaj, shtatori për këtë vit është i prenotuar dy javët e para. Guida e grupit të polakëve thotë se në agjencinë ku ai punon ka prenotime për të gjithë shtatorin për Shqipërinë. “Vetëm sot kemi 200 pushues nga Polonia që shkojnë në Sazan dhe Karaburun.Nëse vitin e kaluar kanë qenë…
Në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, një nga më të kërkuarit, që këtë vit akademik ofron 1200 kuota për 4 programe studimi. “Fakulteti ynë ka 735 kuota për 8 programe studimi, dhe ka rreth 3500 aplikime. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka veçanti atë që, studentët pajisen me dije dhe aftësi në gjuhë dhe kultura të ndryshme. Gjëja më e mirë për këta studentë është se pas investimit të bërë për të kryer studimet e larta, ja dalin të punësohen shumë shpejt”, tha Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Mbi 21 mijë maturantë në vend kanë aplikuar…
Termocentrali bërthamor i Zaporishias në Ukrainë humbi përsëri linjën e energjisë së jashtme, duke nxitur frikën e një katastrofe. Moska vijon që të mbajë të mbyllur tubacionin e saj kryesor të gazit për në Gjermani me qëllimin për t’i shkaktuar më shumë probleme Perëndimit. Termocentralit Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, iu ndërpre linja e fundit kryesore e jashtme e energjisë, megjithëse një linjë rezervë vazhdoi të furnizonte me energji elektrike rrjetin, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). Tashmë vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit mbeti në funksion. Nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm bërthamor, autoritetet në…
Nesër (5 shtator) do të zbulohet se kush do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Më shumë shance për ta fituar këtë garë ka Liz Truss. Shpallja e fituesit do të bëhet nesër në orën 12:30. Liz Truss dhe Rishi Sunak janë përpjekur të bindin anëtarët e partisë që t’i mbështesin ata në ngjarjet e grumbullimit në të gjithë vendin mes 28 korrikut dhe 31 gushtit. Partia Konservatore nuk ka zbuluar saktësisht se sa njerëz kishin të drejtë të votonin në fazën përfundimtare të garës, por ishte më shumë se 160,000, ose rreth 0.3% e totalit të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së sotme komentoi sulmin e djeshëm që u bë nga anëtarët e Partisë Social Demokrate ndaj ministrit të Financave Hekuran Muratit. Po ashtu Kurti u shpreh edhe se sulmi u bë nga inati e jo për ndonjë arsye tjetër. “Nëse je kundër kësaj pakoje, mund të ndërmarrësh edhe aksion kundër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Nuk kemi të bëjmë as me kritika as me kundërshtim, veçse me inati. Pra mund të jesh kundër kësaj pakoje, ose mund të jesh i udhëhequr nga inati. Secila më keq se tjetra”, tha ai.
Maturantët në Elbasan degën më të preferuar kanë infermierinë. Ka pasur 959 aplikime për 260 kuota. Të gjithë maturantët që duan të studiojnë në këtë degë, vetëm një prej tyre ka thënë se mund të qëndrojë në Shqipëri. Të tjerët janë shprehur se pas përfundimit të studimit, synojnë që të shkojnë në Gjermani. Një sërë degësh në Universitetin e Elbasanit rrezikojnë të mbyllen. Të gjitha degët e mësuesisë janë me jo më shumë se 14 aplikantë për të filluar vitin akademik. Kurse degët e shkencave të edukimit, deri në ditën kur u mbyll raundi i parë i regjistrimeve, patën vetëm…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë shembullin e qeverisë së Kosovës, e cila jep sërish një paketë ndihme ekonomike për qyetarët, kur sipas tij nga qeveria Rama për shqiptarët ka zero ndihmë. “Edi Rama duhet shporrur sa më parë sepse axhenda e tij është vetëm vjedhja, falimentimi dhe shfarosja e Shqipërisë”,-shkruan në një postim në facebook, teksa ka postuar edhe shifrat përkatëse të situatës ekonomike në vend. Postimi i plotë Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë. Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur…
Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel”, shkruan se kryeministri Edi Rama po përpiqet të provojë një akt të vështirë balancues. Ai dëshiron të integrojë Ballkanin Perëndimor, si edhe të garantojë Kosovën si shtet të pavarur, por dhe të shërojë dhimbjet fantazmë të Serbisë. Artikulli i plotë nga “Der Spiegel” “Putini thotë: Kosovë, Kosovë, Kosovë. Rusia po nxit konfliktin në Ballkan dhe po rrezikon paqen e brishtë”. Kryeministri Edi Rama shpjegon se çfarë ndihmon kundër mosbesimit dhe urrejtjes dhe çfarë lidhje ka Angela Merkel me të”. Kryeministri pret të ftuarit zbathur. Edi Rama është një burrë shtatlartë me një vetull të…