Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Policia thotë se makina “Benz” ishte duke u drejtuar nga shtetasi S.K kur ka marrë zjarri.
Author: tirana
Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit të një videoje, ku një i moshuar dallohet teksa kryen veprime të turpshme ndaj një të miture. Pamjet e rënda ku shihej i moshuari i ulur në krah të të miturës, që e prek në vende intime janë publikuar fillimisht në rrjetet sociale. Policia njofton se ka identifikuar dhe ndaluar të moshuarin, i cili akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”. Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Policia e Britanisë së Madhe ka arrestuar katër shqiptarë, pasi u kapën në një ”shtëpi bari”. Efektivët kanë sekuestruar rreth 778 rrënjë kanabis, sasi e cila nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 1.6 milionë eurove. Gjykata ka shpallur fajtorë shtetasit shqiptarë Nikolin Progni 29 vjeç, Klaudio Lekndreaj 42 vjeç, Klaurent Lena 28 vjeç dhe Andrea Vukaj, 22 vjeç.
Presidenti i Këshillit Evropian ka vlerësuar profesionalizmin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pas një vizite të inspektorëve të saj në uzinën e Zaporizhzhia në Ukrainë, duke shtuar se prania e tyre e vazhdueshme ishte “e nevojshme” për të garantuar sigurinë. “Rusia e ka vënë botën në rrezik”, shkroi Charles Michel në Twitter. Centrali më i madh bërthamor i Evropës u rrethua nga Rusia menjëherë pasi pushtoi Ukrainën në shkurt. Stafi ukrainas që vazhdon të operojë në këtë zonë thotë se trupat ruse e kanë përdorur atë si bazë ushtarake.
Polici Alberto Crispo shpëtoi një vajzë të re nga vetëvrasja në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi në Venecia. Agjenti arriti ta kapte ne kohe një turiste 20-vjeçare, me origjinë nga Holanda, e cila kishte rrëshqitur brenda pëlhurës së skelës, e më pas u ngjit në strukturë duke kërcënuar se do hidhej nga lartësia prej 50 metrash. “Nuk po mendoja për frikën, thjesht po kapja të arrija vajzën që ishte në skelë. Doja të flisja me të, por nuk kishte kohë: sapo mbërrita, ajo u largua dhe e la veten të binte në binte. E kapa nga krahu, duke…
Raketa që NASA pritet të dërgojë për një mision rreth Hënës, ka pësuar një tjetër rrjedhje të hidrogjenit. Problemi u shfaq të shtunën herët në mëngjes, ndërsa ekipi i lëshimit në Florida filloi ta mbushte raketën rreth 100 metra të lartë, me rreth 4.5 milionë litra hidrogjen. Brenda pak minutash, një rrjedhje e hidrogjenit u zbulua në afërsi të motorit në pjesën e fundit të raketës. Inxhinierët po punojnë ta ndreqin problemin me synimin që kryejnë një nisje të raketës, por nuk kanë dhënë një datë. NASA po tenton të dërgojë një raketë pa ekuipazhit rreth Hënës, përpara se të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili i ka dërguar një foto përmes së cilës tregon se si të rinjtë shqiptarë vijojnë të ikin ilegalisht drejt Anglisë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se fajtor për shqiptarët që marrin rrugët e emigrimit është kryeministri Edi Rama. “Edi Rama po e shkreton kombin”, shkruan Berisha teksa poston mesazhin e qytetarit digjital.
Drejtori i KESH, Ergys Verdho u shpreh se aktualisht situata energjetike paraqitet normale, por nëse reshjet mungojnë, mund te kthehet në problematike. I ftuarvnë ”Euronews”, ai shtoi se nëse këtë dimër nuk ka reshje mjaftueshëm, do t’i drejtohen importit të energjisë për të përmbushur kërkesat. “Në momentin kur konsumi bie nën 800 kilovat nuk do të ketë ndërprerje sepse korporata elektro-energjitike s’do të dalë për të importuar, do të prodhojë vetëm nga rezervat e saj dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e korporatës elektroenergjitike që të fillojë nga qershori i vitit 2021 dhe deri në gusht që të mos…
Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një vjedhjeje në një apartament në Genova. Dëshmitar i ngjarjes ka qenë një fqinj, i cili duke ditur se pronarët e banesës ishin me pushime, ka lajmëruar policinë. Forcat policore kanë arritur në vendngjarje dhe kanë parë dy të dyshuarit që u hodhën nga tarraca dhe po shkonin drejt pyllit. Policia u vu në ndjekje të tyre, duke prangosur njërin, kurse tjetri u shpall ne kerkim. 30-vjeçari u kap me një orë rolex floriri, bizhuteri me vlerë dhe 980 euro cash.
Në këtë vit të ri arsimor, që pritet të nisë në 12 shtator, nxënësit do të paraqiten pa masat kundër Covid-19. Nxënësit që duan të ndërrojnë shkollë, duhet të aplikojnë “online” në portalin E-Albania brenda 9 shtatorit. Në të njëjtin portal duhet të aplikojnë edhe prindërit e fëmijëve që ende nuk kanë mbushur 6 vjeç për regjistrimin e tyre në klasën e parë.
Pasi solli në jetë vajzën e saj, Zoi, moderatorja Arbana Osmani ka lënë ambientet e spitalit, duke u kthyer në shtëpi. Partneri i prezantueses, Eduart Grishaj ka menduar që vajzën e tij të porsalindur dhe Arbanën t’i presë me një festë madhështore. Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale pamje ku tregon atmosferën dhe dekorin që ka zgjedhur për të mirëpritur të voglën e tij. Shtëpia e shihet e pushtuar nga ngjyra rozë, ndërsa nuk mungojn lulet, torta, tullumbacet dhe mbishkrimi: “Mirëseerdhe Zoi.”
Ushtria amerikane tha se po përgatitet që t’i të bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar Pakistatin nga përmbytjet. Numri i viktimave nga vërshimet në Pakistan ka arritur në 1.208 dhe ky numër pritet të rritet, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (DOD) tha më 2 shtator se komanda qendrore “po dërgon një ekip vlerësimi në Islamabad për të përcaktuar se çfarë mbështetjeje potenciale mund të ofrojë DOD…si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për krizën e përmbytjeve në Pakistan”. Zëdhënësi kolonel, Joe Buccino tha se vendimi pasoi një telefonatë të 1 shtatorit midis shefit…