Një emigrant shqiptar në Greqi rezulton i zhdukur prej pesë ditësh. Familjarët e tij të alarmuar, kanë denoncuar në polici zhdukjen e 46-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në ishullin grek Rodos. Siç raportojnë mediet greke, emigranti shqiptar është parë për herë të fundit mbrëmjen e 28 gushtit. Zhdukja e 46-vjeçarit ka shkaktuar shqetësim të madh te bashkëshortja dhe vëllai i tij, të cilët prej pesë ditësh janë duke e kërkuar atë në vendet ku ai frekuentonte më së shumti. Telefoni i tij mbetet i fikur, ndërsa shqetësim shkakton fakti që makina e tij u gjet e braktisur…
Author: tirana
Ismet Çekorja që u ekzekutua këtë të premte në Shkodër, pak ditë më parë ka folur për mediat në lidhje me akuzat ndaj djalit të tij si i përfshirë në një tjetër atentat. Çekorja kërkonte drejtësi për djalin e tij ndërsa shprehej se policia e Shkodrës prej vitesh i ishte ‘qepur’ familjes së tij. Djali i tij, Bajram Çekorja ishte i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi. Ismet Çekorja shprehej se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga…
Policia e Bulqizës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e policisë, duke iu shkaktuar lëndime të lehta në trup. Gjatë patrullimit, uniformat blu konstatuan një makinë tip “Land Rover” që ishte e parkuar në pedonalen e qytetit në kundërshtim me rregullat të Kodit Rrugor. Duke plotësuar procesverbalin e gjobës, drejtuesi i mjetit me iniciale E.L. bashkë më dy pasagjerët të mjetit kanë kundërshtuar dhe dhunuar efektivët.
Dy vëllezër që nuk kanë folur me njëri-tjetrin për 30 vjet do të përballen në një garë për kryetar bashkie të Port Colborne, një qytet në Kanada me rreth 18 mijë banorë. Vëllezërit Bill dhe Charles Steele janë dy kandidatët e vetëm që do të kërkojnë besimin e qytetarëve gjatë muajit tetor për kryebashkiak. Charles po sfidon vëllanë e tij Bill, kryetarin aktual të qytetit, i cili shërbeu 17 vjet në këshillë përpara se të zgjidhej kryetar bashkie në vitin 2018. Ai tha se synon ta largojë vëllanë e tij nga ky post, pasi është i pakënaqur me mënyrën…
“Telenovela” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos ka përfunduar me mbylljen e merkatos në pjesën më të madhe të kampionateve , me 37-vjeçarin që pavarësisht që kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United, portugezi do të qëndrojë në “Old Trafford”. Sipas “The Sun”, për shkak edhe të pagës së tij të lartë, asnjë skuadër nuk merrte përsipër transferimin e CR7, pasi ekipet që luanin në Champions League nuk paguanin dot për të. Në këto kushte kapiteni i Portugalisë do të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave” të paktën deri në janar. Tashmë ish-lojtarit të Real Madrid do t’i duhet…
Një çift që po bënin seks në sediljen e pasme të makinës së tyre pësuan një ndërprerje ‘të pafat’ kur një grup grabitësish i morën makinën dhe i lanë të zhveshur në rrugë. Ngjarja e pazakontë u kap nga kamerat e sigurisë në Brazil më 17 gusht, teksa mjeti ishte parkuar në një rrugë të qetë qytetare. Tre figura të errëta shihet që i afrohen makinës nga prapa megjithse rruga dukej e ndriçuar më së miri. Ata hapin me forcë dyert e makinës ndërsa një prej grabitësve ulet në timon dhe tjetri në sediljen e pasagjerit. Në pamje shihet gjithashtu…
Policia ka dhënë detaje për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja, djali i të cilit, Bajrami akuzohet për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër. Blutë informojnë se viktima u plagos në rrethana të paqarta në lagjen “Guerrile” dhe ndërroi jetë në spital. Ndërsa po punohet për kapjen e autorit/ëve të ngjarje. Njoftimi i policisë: Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e…
Ismet Çekorja, 58-vjeç babai i Bajram Çekores i akuzuar për atentatin ndaj Alban Bruçit në 25 gusht, është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës. Bajram Çekorja është shpallur në kërkim bashkë me Tornato Fushën për atentatin ndaj Alban Bruçit. Tre ditë më parë ai doli në një intervistë për mediat, duke shfajësuar të birin lidhur me atentatin e bërë ndaj Alban Bruçit. Sipas tij i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Sipas të ndjerit kjo bëhet pasi janë bërë bashkë një grup banditësh së bashku me njerëz me pushtet që duan ta mbajnë në burg, pasi…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku pas një konflikti një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një 32-vjeçar. Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin M. K., 32 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin M. K.,…
Braziliani Neymar u përfol gjatë gjithë merkatos për një largim të mundshëm nga PSG-ja pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Për një moment, gjatë korrikut u duk se po kalonte te Chelsea. Duket se as situata e mirë momentale që 30-vjeçari po kalon në fushë në ndeshjet e fundit me skuadrën nuk ka bërë që numri një i klubit, Naser Al Kelaifi të harronte shitjen e tij, me PSG që ia kishte ofruar kartonin e brazilianit Manchester City. Sipas raportimeve nga “Goal” kjo lëvizje e parizinëve erdhi në ditët e fundit të merkatos, por duket se ka hasur në refuzimin…
Gjiko ka bërë një reagim për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Kosovë, ku pesë të rinj abuzuan seksualisht për disa orë me një vajzë 11 vjeçare. Reperi iu përgjigjet atyre që e gjejnë fajin për këtë brez që po rritet te artistët të cilat nuk promovojnë asnjë vlerë përmes këngëve të tyre. “Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që…
Kim Kardashian është mbështetësja më e madhe e Balenciaga-s. Së fundmi, ylli me famë botërore ka pozuar për fushatën e re të shtëpisë së famshme të modës. Sikurse çdo herë, Kardashian ka tërhequr vëmendjen teksa “ecën” mbi ujë për të promovuar koleksionin e ri të markës së njohur. Ylli i “Kardashians” shfaqet me një fustan blu kombinuar me një çantë të zezë. Në një tjetër imazh, Kim shfaqet me një fustan me lule të verdha në dëborë. Prej shumë kohësh, Kardashian ka qenë një besnike e Balenciaga-s pasi ka spikatur gjithmonë me disa nga krijimet e saj të pazakonta.