Ka ardhur koha për të vendosur një kufi në çmimet e gazit natyror rus të importuar në Europë nëpërmjet tubacioneve, tha sot Presidentja e Bashkimit Europian Ursula von der Leyen, në mënyrë që BE të kundërshtojë përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin për të manipuluar tregun europian të energjisë. “Unë besoj fuqishëm se ka ardhur koha për të vendosur një kufi për gazin natyror rus të importuar përmes tubacioneve në Europë,” u tha von der Leyen gazetarëve në margjinat e një konference të ligjvënësve konservatorë gjermanë në Murnau. A duhet që BE të vendosë një tavan në çmimet e gazit…
Author: tirana
Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “September,” në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, deklaroi se opozita do ia shkulë të gjithë dhëmbët e korrupsionit kryeministrit Edi Rama. “Ka pasur shumë të marrë që mendonin se populli nuk gjykon. Njëri nga të fundit ishte Gedafi. Opozita do t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Edi Ramës dhe do ia shkulë të gjithë dhëmbët e korrupsionit atij. E dimë shumë mirë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama. Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Edi Ramës. Shumë shpejt, Rama do t’i nënshtrohet llogaridhënies”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për aksionin që sot u ndërmor nga IKTM-ja tek “Prestige Resort”, ku e cilëson si një sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë. Po ashtu ish-presidenti kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë, që të nisë procedurat për të verifikuar shëndetit mendor dhe vlerësimin e kartelave të tij psiqike, test droge dhe substancave narkotike për Edi Ramën. “Akti sot ishte një sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë, 400-500 turistë u bënë dëshmitarë të një skene të shëmtuar të dhunës në një nga resortet më të bukura e më të suksesshëm…
Në Beograd në kuadër të samitit të “Open Balkan”, u firmosën marrëveshjet për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, si dhe kinematografisë dhe aktiviteteve audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor. Të gjitha marrëveshjet që u firmosën në Samitin e Beogradit -Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e bujqësisë së vendeve përkatëse). -Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e kulturës së vendeve respektive). -Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga…
39 universitetet publike dhe private në vend, i kanë shpallur tashmë listat e aplikantëve fitues. Regjistrimi i tyre nis në 2 shtator dhe procesi kryhet në 7 faza 48 orëshe duke u mbyllur në 15 shtator. “Degët inxhinierike, përfshirë edhe Teknologjinë e Informacionit dhe Informatikës përbëjnë numrin më të madh të kërkesave të maturantëve me formularin A2, me rreth 25.2%. Me 23.8 % në vend të dytë renditen degët e Shkencave Mjekësore, plus Infermierinë. Në vend të tretë janë programet Ekonomike, në të katër është Mësuesia, kurse në 5-tën renditen Programet Profesionale 2-vjeçare, një shenjë e mirë kjo që do…
Ish-deputeti i PS-së, sot drejtor i mediave të familjes Hysenbelliut, Alfred Peza tha se ndërhyrja në “Prestige Resort” është totalisht e paligjshme. Ai theksoi se figura të njohura kanë qenë të pranishme në këtë resort, madje resorti ka pritur edhe afganët, ku edhe vetë kryeministri Edi Rama ka qenë e pranishëm. “Nëse ha darka dhe nëse “Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot”, siç tha Alfred Peza, atëherë ai duhej të dilte dhe të kritikonte veprimin e sotëm. Gjithnjë nëse mbetet varianti…
Një ndeshje kriketi mes stafit të Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Britanike shënoi dje nisjen e “Javës Britanike”. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh që kremtojnë kulturën, artin, muzikën dhe sportin britanik, që do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës në 6 shtator. I shoqëruar nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe kampioni i botës në boks Florian Marku, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se sporti ka fuqinë e bashkimit mes popujve. Ai tha se Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar takimin me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në lidhje për aksionin opozitar, teksa theksoi dhe akuzoi se kryeministri Rama po bën gjysmë grushti shteti me zëvendësimet në Polici dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror. “Jam takuar me zotin Meta, nuk kemi fiksuar një datë fikse, por kemi rënë dakord për një aksion opozitar me këtë regjim i cili po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjen, plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit. Zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë, zhvillime që në një…
Shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Sali Berisha e lidhet me aferat e kryeministrit Edi Rama. “Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon, sepse ai u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo. Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port, derisa u grabit e gjithë kokaina. Kjo e tërboi Edi Ramën. Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sërish ndërtimin e Portit në Durrës nga sipërmarrësi Muhamed Alabbar. Në konferencën e së premtes për mediat, Berisha theksoi se ky ndërtim ka bërë bashkë gangsterët e rajonit dhe të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. “Të dhënat dëshmojnë se tentakulat e mafies, Rama-Alabbar vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Kemi të bëjmë me një dorëzim të Portit më të rëndësishëm të Shqipërisë, mafias, vëllezërit Karriç dhe Vuçiç pas tyre. Vëllezërit Kariç janë ortakët kryesorë në Bograd, kjo kompani arabe ka tentakulat e saj. Ka marrë përsipër dhe ndërtimet në Minsk,…
Atdhe Xharavina ka qenë shumë aktiv në Instagram, ku kryefjalë e postimeve të tij ka qenë nëna. Shumë popullore dhe e thjeshtë, nëna e tij ka marrë pëlqimin dhe simptatinë e ndjekësve të Atdheut. Ish-konkurrenti i “Përputhen” dhe e ëma kanë kaluar bashkë disa ditë pushimi, ku duket se i kanë shijuar në maksimum. Mes shumë pyetjeve që Atdheu i ka bërë publikisht të ëmës ka qenë edhe: “A do ta ndryshojë raportin e tyre nusja?”. “Jo. Nuk e besoj. Nuk kam ashtu djali që mund të ndryshojë raportet. Nusen do ta kem shumë shoqe”.