Në foton e mëposhtme është luani i Ervis Martinajt, i cili është kthyer në kryefjalën e mediave ditët e fundit mbi zhdukjen e tij misterioze, për të cilin aludohet se është vrarë nga grupet rivale. Fotoja e luanit është publikuar nga gazetari Artan Hoxha dhe sipas këtij të fundit, tek fotoja e mëposhtme luani ka qenë dy muajsh, ndërsa tani është bërë 10 muajsh. Sipas Artan Hoxhës, mesazhi i para fundit i Ervis Martinajt me familjarët para se të zhdukej më 9 Gusht ka qenë pikërisht për t’u interesuar për luanin e tyij. Sipas gazetarit, mesazhi është dërguar në orën…
Author: tirana
Dashi: Tani jeni gati të flisni për dashurinë, ndoshta me dikë që keni takuar këtë verë. Situatë e ndërlikuar në sferën e punës, edhe nëse të ardhurat nuk rriten, shpenzimet vazhdojnë të marrin për kot. Demi: Duke mos pasur më hënën në kah të kundërt, mund të mbështeteni në një ditë më të qetë në dashuri këtë të shtunë 3 shtator. Ruani qetësinë në punë, dikush mund t’ju provokojë. Binjakët: Mos bëni diskutime të kota në çift. Mbani parasysh se asgjë nuk ia vlen aq shumë sa të jeni gjithë kohës të tendosur. Lajme të mëdha në frontin e punës.…
Vllaznia është fituese e derbit të Shqipërisë. Skuadra shkodrane ka mposhtur Tiranën me rezultatin 1-2 në kryeqytet, duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Shkodranët në ‘Selman Stërmasi’ realizuan dy herë në pjesën e parë me Markun dhe Kainan, ndërkohë që Tirana ishte ndëshkuar me karton të kuq. Në pjesën e dytë pasi Marku la me 10 vetë Vllazninë. Xhixha shkurtoi shifrat për Tiranën, por rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar.
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi i është bashkuar TikTok-ut, si një platformë që e afron më shumë me të rinjtë. Berlusconi, i cili udhëhoqi qeverinë italiane tre herë, po planifikon një rikthim politik në zgjedhjet e 25 shtatorit, pasi dorëheqja në korrik e kryeministrit, Mario Draghi, e zhyti vendin përsëri në një krizë politike. Pavarësisht se ai zotëron gjigantin mediatik “Mediaset’, si dhe kompaninë më të madhe botuese në vend, “Mondadori”, 85-vjeçarit kjo platformë i jep një mundësi për t’u angazhuar me një audiencë tjetër më të re. Paraqitja e Berlusconit në TikTok është strategjike. Shumë liderë politikë po i…
Një grua nga Ukraina është arrestuar, pasi akuzohet se ka dërguar vendndodhjet e njësisë së burrit të saj ushtar dhe aseteve të tjera të ushtrisë në inteligjencën ushtarake ruse, raporton Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës (SBU). 31-vjeçarja transmetoi informacione për vendndodhjen e ndërtesave dhe pajisjeve ushtarake përgjatë pozicioneve të vijës së parë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia. “Ajo e kalonte informacionin që merrte përmes aplikacioneve të mesazheve tek inteligjenca ushtarake ruse, ku përdorej për sulme artilerie dhe ajrore”, thuhet në një deklaratë të SBU.
Ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu, ose ndryshe i njohur me emrin Oni, i dhënë fund beqarisë. Fatmiri është i njohur për karrierën e tij në futboll, por edhe për lidhjet e shumta me vajzat e njohura të showbizzit. Mirëpo si duket ish-futbollisti i ka dhënë fund aventurave. Së fundmi ai ka postuar foto me partnere e tij, Margarita Hysenbelliu. Nga mbiemri kuptojmë se kjo nuk është vetëm një lidhje, por çifti i ka bërë gjërat serioze dhe janë martuar. Duke i hedhur një “sy” rrjeteve sociale kuptojmë që Margarita nuk është shqiptare dhe se merret me shitjen e pasurive të patundshme.
Situata me të cilën përballen azilkërkuesit në Holandë ka qenë prej kohësh e papranueshme dhe është përkeqësuar gjatë muajve të fundit. Kështu shkroi komisionerja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, në një letër drejtuar qeverisë holandeze të premten. Duke iu referuar veçanërisht qendrës së regjistrimit të refugjatëve Ter Apel, ku qindra refugjatë kanë fjetur jashtë, Mijatoviç shkroi se situata aktuale “duket se nuk arrin as standardet minimale” të përcaktuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo shprehu shqetësimin për vonesat në ofrimin e duhur të strehimit dhe i kërkoi qeverisë holandeze “të marrë…
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit. Duke filluar nga kjo e premte, nafta do të shitet me 5 lekë më pak, pra për 232 lekë/litri, kurse benzina është ulur me 4 lekë dhe do të shitet me 192 lekë/litër. Sa i përket çmimit të gazit, ai mbetet i pandryshuar. “Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 40-vjeçarit nga Kosova Nexhat Rama në Itali, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda bagazhit të një makine. Policia italiane ka arritur të çojë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes, pas zbulimit të tabulateve telefonik duke rindërtuar kontaktet, por edhe duke këqyrur pamjet e kamerave pranë shtëpisë së viktimës. Në pranga u vendos Davide Cristiano Mossali. Italiani kishte marrë një borxh prej 30 mijë eurosh nga Rama dhe për shkak të interesave të fajdeve shuma që kishte për të shlyer ishte rritur në mënyrë eksponenciale, ndaj ai e kishte…
Pas reshjeve të shiut, fundjava do të risjellë sërish motin me diell dhe temperatura të larta duke bërë të mundur që e shtuna dhe e diela të kalohen pranë bregdetit. Javët e para të Shtatorit do të jenë me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura në rritje. Sipas sinoptikanëve i gjithë muaji Shtator do të jetë me mot të ngrohtë dhe me diell.
18 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim para një xhamie sot në qytetin Herat në perëndim të Afganistanit. Nga sulmi kanë mbetur të plagosur 21 persona. Në mesin e të vrarëve ishte një klerik i rangut të lartë që mbështet Talebanët. “Mujib Rahman Ansari, disa nga truprojat e tij dhe civilë u vranë ndërsa po ecnin drejt xhamisë”, tha zëdhënësi i policisë së Heratit, Mahmoud Rasoli. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin.
Është mbyllur samiti dyditor i Samitit të Open Balkan në Beograd, ku kanë marrë përveç tre vendeve themeluese, edhe shtete të tjera si Turqia Greqia etj. Risia e samit të Open Ballkan këtu në Beograd ishte ulja në të njëjtën tavolinë me Presidentin Vuçiç, kryeministrat Rama, Kovaçevski, Abazoviç dhe Tegeltia edhe të ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Hungarisë. Por përveç momenteve protokollara, ka pasur edhe moment jashtë vijave zyrtare, që shikohen qartë nga fotot që kanë dalë nga Samiti i Open Ballkan…