Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 40-vjeçarit nga Kosova Nexhat Rama në Itali, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda bagazhit të një makine.
Policia italiane ka arritur të çojë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes, pas zbulimit të tabulateve telefonik duke rindërtuar kontaktet, por edhe duke këqyrur pamjet e kamerave pranë shtëpisë së viktimës. Në pranga u vendos Davide Cristiano Mossali.
Italiani kishte marrë një borxh prej 30 mijë eurosh nga Rama dhe për shkak të interesave të fajdeve shuma që kishte për të shlyer ishte rritur në mënyrë eksponenciale, ndaj ai e kishte gjetur veten në vështirësi. Pamundësia për të shlyer borxhin dhe këmbëngulja e 40-vjeçarit për t’i kthyer lekët së bashku me interesin, raportohet se shtynë Davide Cristiano Mossali të ndërmerrte aktin ekstrem.