Author: tirana

Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Ozer, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke dhe u kap duke pushuar në Himarë. Gjyqtari i seancës është Elis Dini, ndërsa avokatët kanë ardhur nga Turqia me kerkesë të tij. Prokuroria Elbasanit ka kërkuar masën “arrest me burg” me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Read More

Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit, mëngjesin e kësaj të premteje u gjendën pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Malit të Robit, ku prishën pishinën e këtij resorti. Ministria e Brendshme në reagimin e parë për këtë ngjarje, thotë se ndërhyrja bëhet për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton. Po ashtu theksohet edhe se nuk është hera e parë që mediat News24, BalkanWeb dhe Panorama synojnë që të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit. “Nuk është hera e…

Read More

21-vjeçari Yaya Kallon nga Sierra Leone iu bashkua Veronës në këtë merkato nga Genoa me anë të formulës së huazimit, ndërsa pas vetes mbart edhe një histori tejet të frymëzuese, duke qenë se jeta e tij deri sa mbërriti në Itali ishte shumë e vështirë. Në moshën 14-vjeçare, ai iku nga vendlindja e tij, pasi në të kundërt rrezikonte të përfundonte një ushtar dhe të niste një rrugë të dhunshme që në fëmijëri. Në këtë formë, endet mes Afrikës për tetë muaj derisa më në fund ndërmerr një rrugëtim të guximshëm nga Libia për në Itali. Tetë orë të kaluara…

Read More

Konsumimi i 3 gotave me qumësht në ditëm mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit. Antioksidantët në qumështin e lopës mund të ngadalësojnë plakjen e trurit dhe të mbrojnë kundër Alzheimerit. Hulumtimi i kryer nga një ekip shkencëtarësh në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kansasit (KU) në SHBA, zbuloi se të moshuarit që pinë tre gota qumësht çdo ditë kanë nivele më të larta të një antioksiduesi të fuqishëm që mund të mbrojë trurin nga plakja dhe sëmundjet e lidhura me plakjen. Ky antioksidant i quajtur glutathione, ose GSH, ka fuqinë për të parandaluar që truri…

Read More

Sergino Dest është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i Milan. Amerikani vishet “kuqezi” dhe ka firmosur kontratën për një vit me opsion rinovimi edhe për 4 vite të tjera nëse blihet në fund të sezonit. Dest u shpreh shumë i lumtur për këtë lëvizje dhe menjëherë foli me superlativa për klubin e ri dhe tregoi se ka ambicie të mëdha për sezonin e ri. “Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Për mua është një nder që bashkohem me kampionët e Italisë dhe të jem pjesë e një klubi kaq historik si Milan. Dua të bëj…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca informon se deri më tani, janë 740 fermerë që kanë aplikuar nga veriu në jug për të marrë mbështetjen financiare prej 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. “Ndërsa vijojmë shpërndarjen e skemës kombëtare edhe për masat e tjera, ju falenderojmë për durimin ndërsa alokojmë fondet dhe që jeni të vëmendshëm ndaj politikave tona”. Postimi i plotë Qasja juaj ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar parashikimet tona! 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug, për një sipërfaqe prodhimi prej 6,550 hektarë, me një…

Read More

Kosova dëshiron të arrijë barazi në trafikun ndërkufitar me Serbinë. Kjo gjithmonë çon në konflikte. Qytetarët në veriun e Kosovës janë të lodhur nga tensionet në jetën e përditshme dhe duan zgjidhje. 52-vjeçari serb i Kosovës Veroljub Petroniç parkon makinën e tij të kuqe të ndezur në një rrugë kryesore të frekuentuar në veri të qytetit të Mitrovicës, afër monumentit të Car Llazarit. Edhe pse Petroniç ka mbi 20 vite që jeton në Kosovë, vetura e tij ka targa serbe. Kjo nuk është e vetmja gjë e çuditshme në përditshmërinë e burrit, i cili nuk dëshiron të dihet se ku…

Read More

Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit, mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Malit të Robit, ku duket se po prishin pishinën e këtij resorti. Ish-deputeti i PS-së, tashmë drejtor i medias “Panorama”, Alfred Peza thotë se është dretpërdrejtë sulm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Për të kjo ndërhyrje është e paligjshme dhe pamje e shëmtuar në mes të sezonit turistik. “Rruspat janë pas shpinës sonë dhe ato flasin vetë pa komentin tonë. Askush nuk e ka fituar betejën me median, jo vetëm në Shqipëri. Fjala e lirë në sisteme demokratike ka…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Argjentinë, aty ku një person tentoi që të qëllonte me armë zjarri zëvendës presidenten dhe ish-presidenten e Argjentinës, Fernández de Kirchner. Ngjarja ka ndodhur në një distancë jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires. Ai ndodhej mes njerëzve shkon drejt ish-presidentes, duke i drejtuar armën në fytyrë. Sulmuesi u arrestua pas disa sekondash konfuzioni dhe paniku. Ende nuk dihet se cili ishte motivi i autorit i cili ishte gati të vriste ish presidenten e vendit të tij.

Read More

NGA: AFRIM KRASNIQI Në ditët në vijim nis sesioni i tretë parlamentar i legjislaturës 2021-2025. Me Kushtetutë, Parlamenti është institucioni ynë kryesor në sistemin qeverisës dhe zhvillimet aty do të duhet të kenë ndikim thelbësor për shtetin, shoqërinë dhe qytetarët. Në realitet, Parlamenti vijon prej disa legjislaturash të jetë ushtrues formal i funksioneve kushtetuese, duke çeduar ndjeshëm nga funksionet e tij thelbësore: kontrolli i pushtetit ekzekutiv (Parlamenti nuk e kontrollon qeverinë, por ndodh e kundërta), funksioni zgjedhor (Parlamenti në vend të funksionit zgjedhor kryen kryesisht funksion noterizues/ emërues), funksioni ligjvënës (mbi 90% e nismave janë të pushtetit ekzekutiv dhe nuk…

Read More

residenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve gjatë një fjalimi të enjten në mbrëmje që të shprehen kundër ekstremizmit kur të shkojnë në kutinë e votimit në nëntor, ndërsa ai intensifikon kritikat ndaj politikanëve që mbështesin ish-presidentin Donald Trump. “Barazia dhe demokracia janë nën sulm”, tha presidenti Biden. Ai u bëri thirrje drejtpërdrejt republikanëve të moderuar që të bashkojnë forcat me demokratët, duke thënë se qëllimi i vetëm duhet të jetë mbrojtja “e demokracisë sonë, pavarësisht nga ideologjia”. “Për një kohë të gjatë, ne kemi pasur bindjen se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është ashtu. Duhet ta…

Read More