Author: tirana

Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit, mëngjesin e kësaj të premte kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Malit të Robit. Sipas medias “Balkan Web”, ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim. Ndërkohë ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT. Aty kanë shkuar dy deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, që e kanë cilësuar aksionin si shantazh të drejtëpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama. “Është një sulm, hakmarrje duke shkelur cdo…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në urimin tradicional të mëngjesit për një ditë të mbarë që ju uron ndjekësve, ka bërë me dje se nga arkivat perandorake të Stambollit, se në Shqipëri tashmë kanë ardhur dokumentet që flasin për vendin tonë dhe shqiptarët. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur të ardhjes përgjithmonë në vendin tonë, të të gjitha dokumenteve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nga arkivat perandorake të Stambollit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Dashi Është një ditë e favorshme për takime të reja dhe kushedi… Projektet e reja vlerësoni mirë në punë, nuk është e nevojshme t’i ndiqni ato që janë shumë të shtrenjta apo pretenduese. Demi Nuk është një periudhë e favorshme për ju në dashuri, prej disa kohësh keni qenë të paduruar. Është një ditë e mirë në punë, mos u zemëroni. Binjakët Bëhuni gati për Hënën e kundërt nga e premtja nëse duhet të merrni iniciativa në fushën sentimentale, bëjen tani. Jeni të angazhuar në një mijë gjëra në fushën e punës, por duhet të prisni edhe disa ditë për…

Read More

Këtë të premte do të mbahet Samiti i “Open Balkan” në Beograd, ku fokus i bisedimeve do të jetë tregtia. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Marrëveshja zhbllokon plotësisht tregtinë mes shteteve të “Open Balkan”, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut vajin. AXHENDA 09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë 09.55 – Foto familjare e liderëve 10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”…

Read More

Moti për këtë të premte do të jetë me vranesira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperendimore. Temperaturat minimale do të luhaten 15-20 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rënie 24-26°C në veri deri në 25-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Ajet Zyberaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ndërkohë, mësohet se në zyrat e IKMT-së ndodhet Dallandyshe Bici, e cila u shkarkua dje nga posti i zv.ministres së Mbrojtjes. Ky është një rikthim i Dallandyshe Bicit në këtë post, pasi u largua nga drejtimi i IKMT-së në maj të vitit 2021, për shkak ishte në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, por nuk mundi të fitonte garën.

Read More

Në 5 muaj, që kur ka nisur aplikimi i saj, 48 shoferë kanë rezultuar pozitiv në testin e drogës! Rasti më i fundit është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje, ku në pranga ka rënë një 25-vjeçar me inicialet D. A.. I riu është ndaluar nga Policia për një kontroll të zakonshëm, mirëpo pas dyshimeve, atij iu bë testimi me aparatin AquilaScan nga ku rezultoi pozitiv. I riu është shoqëruar drejt Komisariatit, teksa ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke rënduar pozitën e tij.

Read More

Nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Armina Mevlani, shpeshherë jep leksione për seksin dhe për pamjen e femrave në përgjithësi. Ajo ndiqet nga mijëra shqiptarë në rrjetin e saj social Instagram dhe aty u përgjigjet pyetjeve të vajzave. Së fundmi, në një studio televizive, Armina ka folur për seksin tek gratë 40 vjeç. Sipas Arminës në moshën 40-vjeçare, gruaja është e ndezur për seks dhe vetëm një djalë i ri mund “t’i dalë për zot”. Këtë Armina e ka të dëgjuar nga të tjerët, pasi vetë nuk i ka mbushur të 40-tat. Armina është e fejuara e Shkëlzen Berishës, i cili…

Read More

Pamje të rënda janë regjistruar në Londër, ku një 19-vjeçare është sulmuar nga një bandë kriminale me shqelma dhe grushte.  Në videon e publikuar nga tabloidi britanik, DailyMail, shihet se si e reja, një shitëse gazetash është shtrirë në rrugë, teksa mbi 10 njerëz e godisnin atë pa ndalim. Ajo duket e paaftë për të mbrojtur veten përballë turmës së njerëzve. Ajo u dërgua në spital, ku fatmirësisht pa lëndime serioze. Incidenti vjen pas një vale paligjshmërie që ka pllakosur qytetin dhe duke bërë që qytetarët të jenë të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Read More

Këngëtarja Britney Spears është rrëfyer për kujdestarinë 13-vjeçare nga i ati, duke zbuluar detaje rrëqethëse. Ajo ka postuar një mesazh audio në Youtube ku ndan të gjithë përjetimin e saj. Ajo tregon se një skuadër SWAT hyri në shtëpinë e saj kur i ati mori kujdestarinë dhe ajo u vendos me forcë në barelën e një ambulance. Vendosja në qendrën e kujdesit u bë pasi ajo refuzoi të bënte një lëvizje të caktuar koreografike për turneun e saj. Britney thotë se i ati e kërcënoi se do të kishte pasoja ligjore nëse nuk do të shtrohej dhe se ajo do…

Read More

Donald Veshaj thjesht nuk mund të ndalet së shkruari për Bora Zemanin. Ai ka publikuar këngën e re me titull “Hesht” që duket një dedikim i ndjerë dhe romantik rreth ribashkimit të tyre pas ndarjes së aktorit nga Beatrix Ramosaj. Mes vargjesh, aktori shprehet se e ‘ka thyer’ të gjithë e dimë se është referencë e lidhjes së tij në ‘Big Brother VIP’ dhe gjithashtu shton se po mendon për të me lot në sy: “Tu mendu për ty jam, tu mendu sa shumë të kam dashur dhe të kam thyer. Tu mendu për ty jam, tu mendu për ty…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po mendon që të vijë në Shqipëri për pushime. Deklaratën, Vuçiç e dha teksa provonte verën shqiptare, në Panairin e Verës, organizuar në Beograd. “Më pëlqen shumë vera, ka një shije të çuditshme dhe më pëlqen. Më duhet të vij në Shqipëri ta shijoj më shumë. Tani më duhet të sillem sikur nuk po pi shumë, por duhet të vij aty me familjen time. Brenda vitit do vij, nuk është problem për mua. Do të doja të vija”, u shpreh presidenti serb.

Read More