Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS), ka hequr kufizimet e energjisë elektrike, pas kthimit në funksion të blloqeve B2 dhe A3. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur më 1 shtator se ka përfunduar remontin në këto blloqe dhe të dyja tani prodhojnë rrymë rreth 390 megavat në orë. “Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 megavat në orë”, është në njoftim. Si KEDS, ashtu edhe Ministria e Ekonomisë, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë rrymën. Autoritetet në Kosovë…
Author: tirana
Aksidenti tragjik i merr jetën një 65-vjeçari shqiptar në Firence të Italisë. Një automjet ka përplasur dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit makina ka përfunduar në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit. Dalja e tyre jashtë makinës është bërë pas ndërhyrjes nga Zjarrfikësja e Firences. Falë tyre është bërë i mundur nxjerrja e babait dhe djalit të tij 26-vjeçar. Ndërsa dy këmbësorët e përplasur ishin në gjendje të rëndë dhe për pasojë 65-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF, ka publikuar vendimet në lidhje me javën e tretë të Superiores, teksa ka gjobitur Partizanin dhe Teutën me 50.000 lekë të rinj, ndërsa për arsye të sjelljes së gabuar të spektatorëve është paralajmëruar Vllaznia dhe Egnatia. Vendimet e Komisionit të Disiplinës: KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në…
Policia në Vaun e Dejës kanë shpallur në kërkim dy vëllezër, 24 dhe 19 vjeç, të cilët, pas një sherri për motive të dobëta, goditën me tytën e armës një 28-vjeçares.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje. Njoftimi i policisë: Vau i Dejës Goditën me tytën e armës së gjahut, një shtetas, pas një konflikti të çastit, shpallen në kërkim 2 vëllezërit. Sekuestrohen 2 armë gjahu që u gjetën gjatë kontrollit në…
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës në Rusi, dhe ndër kritiket e pakta të luftës së Moskës në Ukrainë, ka thënë se shefi i saj ka vdekur pas një “sëmundjeje serioze”. Kjo deklaratë ka ardhur pas raportimeve të mediave lokale se Ravil Maganov, 67-vjeçar, ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë dhe ka vdekur. Agjencia ruse e lajmeve, TASS, ka cituar një zyrtar për zbatim të ligjit të ketë thënë se Maganov ka kryer vetëvrasje nga kati i gjashtë i spitalit, pasi është pranuar në të për shkak të sulmit në zemër. Faqja tjetër e…
I qetë dhe pa asnjë shenjë pendese ka dalë para togaave të zeza Arsen Muskurti vrasësi i vëllait dhe kunatës së tij, 2 ditë më parë në Tiranë. Është mjaftuar me një përshëndetje me dorë nga kamerat dhe një komunikim me avokatin dhe e ka ndjekur në qetësi masën e sigurisë ndaj tij. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat 38-vjeçarin, i cili i mori jetën vëllait të tij Dritanit dhe kunatës Nora Muskurti. Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë sigurie burg me afat 30 ditë për ti bërë një vlerësim psikologjik autorit pasi sipas avokatit ai…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së sotme për shtyp u pyet në lidhje mbi lajmet për një takim “kokë më kokë” me kreun e PD-së, Sali Berisha. Meta nuk e pohoi, por pranoi se me Berishën kanë një kimi të mrekullueshme dhe se komunikojnë edhe online. Pyetje: A jeni takuar me zotin Berisha? Meta: Me zotin Berisha kemi një kimi të mrekullueshme, takohemi s’takohemi, jemi online.
Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdaj. Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë. Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.
Kremlini ka dënuar vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për të pezulluar një marrëveshje për lehtësimin e vizave të vitit 2007 me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila do t’i bëjë vizat për rusët që udhëtojnë në bllok më të shtrenjta, ndërsa do të zgjasë kohën për marrjen e tyre, sipas mediave të huaja. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi për kundërmasa të mundshme. “Kjo është negative për rusët. Do të marrë më shumë kohë dhe do të jetë më e vështirë për të marrë viza,” u tha ai gazetarëve, duke thënë se kjo do ta bënte…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për gazetarët, pasi njoftoi kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjeve. Meta tha gjatë konferencës seAutoriteti i Dosjeve ka kryer të paktën 6 vepra penale, ndërsa ka nisur ndaj tij një sulm në favor të kryeministrit Edi Rama. “Siç kisha paralajmëruar, sot kam depozituyar kallëszim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me shkeljet flagrante të ligjit nga ana e tyre në shërbim të Edi Ramës kundër meje. Anëtarët e këtij autoriteti kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale të cilat janë: Spërdorim detyre; Falsifikim i dokumenatve shtetërorë; Falsifikim kompjuterik;…
Kompania ajrore gjermane Lufthansa njoftoi sot anulimin e pothuajse të gjitha fluturimeve të saj drejt dhe nga aeroportet kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut të premten, për shkak të një greve pilotësh. Kompania më e madhe e Europës do të anulojë 800 fluturime deri më 2 shtator për shkak të grevës së shpallur mbrëmë pas negociatave mbi rritjen e pagave, sipas një deklarate, e cila tha se 130,000 pasagjerë u prekën. Greva, e cila ka të bëjë me kompanitë e Lufthansa por jo me Eurowings, pritet të zgjasë deri të shtunën. “Negociatat e reja kanë dështuar,” njoftoi brenda natës sindikata Vereinigung…
Edhe pse numri ka qenë në rënie për më shumë se 20 vjet, shifrat vazhdojnë te mbeten alarmante, njofton UNESCO. Shifrat për aksesin në arsim mbeten shqetësuese, pasi 244 milionë fëmijë në mbarë botën nuk shkojnë në shkollë. “Askush nuk mund ta pranojë këtë situatë. Arsimi është një e drejtë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të garantuar që kjo e drejtë të respektohet për çdo fëmijë ”, tha në një deklaratë drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulet. Nga 244 milionë fëmijë të moshës 6 deri në 18 vjeç që nuk shkojnë ne shkollë, më shumë se 40%, ose…