Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga Beogradi me rastin e Panarit të verës në Open Balkan. Sipas Ramës Ballkani i Hapur është projekti i paqes i cili do të sjellë të ardhmen për brezat e ardhshëm. ‘Kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për të dalë i pari ose kush është më i vjetri. Një gjë e kemi mësuar të giithë që askush prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë sëbashku në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më…

Read More

Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që e ka quajtur Zoi. Moderatorja ka ndarë foton e parë me të bijën në krah, ndërsa shkruan fjalët më të ëmbla për të. “Dreams do come true Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi  Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar ”, ka shkruar Arbana ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta nga…

Read More

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 1 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 225 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri…

Read More

Serena Williams kaloi në raundin e 3-të të US Open pas fitores së saj 7-6, 2-6, 6-2 ndaj Annette Kontaveit. Kundërshtarja e radhës e tenistes legjendare amerikane 40-vjeçare do të jetë Ayla Tomljanovic, e cila eliminoi Evgenia Rodina me rezultatin 1-6, 6-2, 7-5. Përpara stadiumit të mbushur plot, mbajtësja e 23 titujve Grand Slam arriti të zgjasë rekordin e saj, duke arritur 42-0 në dy raundet e para të US Open. Automatic in the early rounds. #USOpen pic.twitter.com/VWD3BnGLcH— US Open Tennis (@usopen) September 1, 2022

Read More

Partia Demokratike ka ‘ndezur motorët’ për zgjedhjet e ardhme lokale që do të mbahen në vitin 2023. Zbardhen të tjera detaje nga zhvillimet brenda mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku mësohet se kryeqyteti, do të ndahet në 5 zona elektorale. Kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike: Qarku Kukës – Isuf Çela. Qarku Dibër – Xhelal Mziu. Qarku Shkodër – Bardh Spahia.Qarku Lezhë – Jozefina Topalli.Qarku Durrës – Oerd Bylykbashi. Qarku Berat – Tomorr Alizoti Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona. Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1,…

Read More

“Open Balkan” është në Beograd, ku finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. “Ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur botërisht”,-shkruan Rama. Kjo do të zhbllokojë plotësisht tregtinë mes shteteve të Ballkanit, përur të mos u përsëritur situata si ajo për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin. Sot do të nisë Panairi Ndërkombëtar i Verës që do të eskpozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do…

Read More

Piramida e Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon, me emrin TUMO, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot detajet e punimeve, së bashku me drejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, dhe u shpreh se ato janë drejt fundit. “Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira jonë e teknologjisë së informacionit, por edhe një stacion i turizmit në…

Read More

Bullgaria sipas Sali Berishës, duhet që të përballet në gjyq me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kritikat e tij për pengim të procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Madje sipas Berishës duhet të kërkojë edhe test droge. “Vetë Edi Rama po bën gjithçka që të bllokojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sulmi dhe lufta e ftohtë që i ka shpallur Sofjes, një vend mik Bullgaria, dhe e sulmon brutalisht. Si mund të mashtrosh ti 8 vite që na pengoi Bullgaria. Unë duke i kërkuar ndjesë Qeverisë bullgare i bëj thirrje që ta hedhë në gjyq…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dhe Sekretarja për Burimet Njerëzore Anila Denaj po ndjekin nga afër fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në Suedi ku po japin mbështetjen për tre deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku.Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se Shqipëria dhe socialistët shqiptarë mund të mësojnë shumë nga reformat që Suedia ka bërë duke vendosur interesin publik dhe mirëqenien e përgjithshme në themel të politikës së tyre.“Kënaqësi të japim ndihmën tonë modeste duke mbështetur deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku.Patëm kënaqësi të takoheshim…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas kallëzimit që është bërë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj Autoritetit të Dosjeve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thotë se reagimi i Metës shton më shumë dyshime se ai nuk është asgjë më shumë se atë që mendon e gjithë Shqipëria: spiun. Postimi i plotë Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist dhe sot janë kallzuar nga Ilir Meta si falsifikatorë dhe si vegla të pushtetit, ju sugjeroj miqësisht ta marrin këtë zhvillim si ilustrimin…

Read More

Deputeti Lefter Gështenja organizoi sërish një takim të deputetëve që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së. Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “Whatsapp”. Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu, Kryesinë e partisë. Në fjalën që mbajti, Berisha renditi vjedhjet që sipas tij po i bën qeveria. Ai tha se Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend duke shkelur ligjet e vendit që nuk lejojnë zbrazjen e digave. “Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë, Shqiptarët duhet tani se Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend duke shkelur ligjet e vendit që nuk lejojnë zbrazjen e digave. Sot janë ndër 270m. Kjo për dy arsye do të sjellin errësirën për të justifikuar aferën e kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë…

Read More