Avokati i Arsen Muskurtit foli për mediat sapo u dha masa e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij, duke thënë se autori nuk u arrestua nga policia, por u vetëdorëzua në komisariat. Sipas tij, Arseni ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Po ashtu avokati informoi se Arseni (Hamza) Muskurti ka bërë 7 kallëzime penale ndaj viktimave por pretendon se Policia e Shtetit nuk ka marrë masa. Nga ana tjetër, avokati kërkon të hedhë poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se autori u prangos vetëm pak orë pas ngjarjes nga policia dhe forcat…
Author: tirana
Ku është i shumëkërkuari nga Policia dhe i denoncuar i zhdukur nga familja, Ervis Martinaj? Gazetari Flamur Vezaj shkruan se biznesmeni i lojërave të fatit, as nuk është rrëmbyer e as nuk është vrarë e prerë, por është vetëzhdukur. Përmes një postimi në Facebook, Vezaj shton se Martinaj me shumë mundësi ndodhet në Kosovë dhe se e gjithë kjo luftë me lajme në media nga burime të ndryshme bëhet që ta nxisin biznesmenin e lojërave të fatit për të dalë nga vendin ku është fshehur. Kurse për rikthimin e basteve sportive, Vezaj i bën “të fala” Olsi Ramës, vëllait të…
“Kam bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Armën e kam patur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, tha autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Muskurtit, dy ditë më parë në Tiranë. Po ashtu Arsen (Hamza) Muskurti ka përshëndetur mediat nga salla e gjyqit. Për të u dha masa e sigurisë “arrest me burg”. Avokati i Arsenit, ka bërë me dije se autori i krimit të rëndë në të vërtetë është vetëdorëzuar dhe jo arrestuar, siç u deklarua nga Policia e Shtetit. Në një prononcim për mediat, avokati tha se ai bashkë me Muskurtin…
Një mega operacion është finalizuar në Itali. 202 persona janë arrestuar në operacionin kundër organizatës kriminale “Ndrangheta” ndërsa 254 të tjerë janë nën hetim. Sipas mediave italiane, janë dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit, nga të cilët 139 janë lënë në burg, 50 në arrest shtëpie dhe 12 në detyrim paraqitje. Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i qytetit Rendes, Marcello Manna dhe dy këshilltarët Francesco De Cicco dhe Pino Munno. Nuk dihet ende arsyeja për cfarë veprash penale akuzohen këta të fundit. Hetimet mësohet se janë zhvilluar nga viti 2017 deri në nëntor 2021 përmes përgjimeve, ndjekjes, videofilmave,…
Edhe pse shumë lloje frutash dhe perimesh janë në dispozicion edhe në stinë të tjera, këshillohet që duhet të blini produktet që prodhohen gjatë sezonit të tyre për disa arsye. Prodhimet e stinës janë më të shëndetshme. Kur blini fruta dhe perime në pikun e sezonit të tyre, do të përfitoni prej tyre lëndët ushqyese më të mira. Prodhimet sezonale shijojnë më shumë. Ushqimi i blerë në pikun e sezonit ka shijen më të mirë. Mund të rritet me bollëk në tokë dhe lulëzon me sasinë e duhur të diellit. Nëse keni blerë ndonjëherë luleshtrydhe jashtë sezonit, e dini mirë…
Vëllavrasja në Tiranë tronditi vendin. Arsen (Hamza) Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë, do të dalë sot në orën 10:00 para Gjykatës Penale për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje në rrethana familjare të 2 personave”. Gjyqtari i seancës do të jetë Artan Gjermeni.
Teksa shqetësimet për situatën energjetike sidomos në Europë po rriten në mënyrë dramatike, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi në 29 gusht dokumentin për varfërinë energjetike e cila duket se do të jetë edhe më shqetësuese nga zhvillimet e fundit. Ky dokument që është produkt i një studimi të mëparshëm përllogarit shifrat e popullsisë që nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpisë sipas standardeve që janë të vendosura për një jetesë cilësore. Në këtë kontekst identifikohen dhe adresohet varfëria energjetike në palët kontraktuale të Komunitetit të Energjisë ku bën pjesë edhe Shqipëria. “Energjia është thelbësore për të siguruar një standard të…
Kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota vendosi më 31 gusht, një rekord të ri botëror për koncertin më të madh muzikor të mbajtur ndonjëherë në botë. 16 mijë muzikantë, këngëtarë e grupe fëmijësh, të bërë bashkë nga Orkestra Filarmonike e Bogota-s, performuan Simfoninë e 9 të Bethovenit dhe “Latino America”, nga grupi latinoamerikan ”Calle 13”, i famshëm për tekstet e mbushura me kritika e pakënaqësi për probleme të ndryshme sociale e politike.
Në këtë 1 shtator nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, i arritur pak ditë më parë për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e të dy vendeve që sjell mosaplikimin e dokumenteve shtesë në hyrje-dalje nga asnjëra anë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar qytetarëve serbë në Kosovë në gjuhën e tyre duke i njoftuar se kanë 61 ditë afat që t’i konvertojnë targat e tyre në “RKS”. Për të targat që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës kanë skaduar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa i kujtoi atyre se ato janë nga koha e…
Nuk ka më sekrete, pasi 21-vjeçari Sergino Dest bëhet i pari futbollist amerikan që i bashkohet skuadrës së Milanit. 21-vjeçari kalon nga Barça te “Djalli” në formë huazimi për një sezon, në të cilin mbrojtësi do të fitojë 3.8 milionë euro rrogë. Lojtari pritet të udhëtojë sot drejt Milanos, ende nuk është vendosur nëse do të blihet ose jo në fund të huazimit, ndërsa shifra për të cilën po akordohet si shumë për blerjen e mbrojtësit është 20 milionë euro, dhe nëse kjo ndodh për sa vite do të firmosin palët për 3 apo 4 vite.
Abuzimi seksual me 11 vjeçaren në Kosovë, ka nxitur një valë të fortë protestash, si në Prishtinë, Tiranë, por edhe në Shkup. Aktivistja Edlira Çepani gjykon se duhet folur më shumë mbi faktin se dhunuesit e të miturve janë shpesh të mitur dhe vetë. “Pra janë fëmijë kriminel dhe kjo është gjëja më e tmerrshme dhe kur ne shohim pedofilë të rritur që janë kriminel të një farë lloji, mund edhe të bashkëpunojmë me këtë gjë, por kur shohim që këta kriminelë janë edhe vetë ata fëmijë, kjo tregon që në edukimin e tyre, në mënyrën si ata e perceptojnë…
Vëllezërit Muskurti kishin hapur një biznes bashkë, por për arsye se nuk merreshin vesh me ndarjen e të ardhurave, kishin vendosur që të vijojnë rrugëtimin e biznesit sejcili veçmas. Viktimat Nora dhe Alban Muskurti vijuan me kompaninë e udhëtimeve “NOOR”, e specializuar për dërgimin e besimtarëve myslimanë në Mekë dhe Medinë, ndërkohë që me pas Arsen (Hamza) Muskurti hapi një kompani udhëtimi të veten, duke bërë të njëjtën gjë në konkurencë me vëllain. Kulmi arriti u hapën disa profile në rrjetin social Facebook, të cilat hidhnin akuza të forta në lidhje me Arsen Muskurtin për marrëdhenie jashtëmartesore me gra të…