Vëllezërit Muskurti kishin hapur një biznes bashkë, por për arsye se nuk merreshin vesh me ndarjen e të ardhurave, kishin vendosur që të vijojnë rrugëtimin e biznesit sejcili veçmas.
Viktimat Nora dhe Alban Muskurti vijuan me kompaninë e udhëtimeve “NOOR”, e specializuar për dërgimin e besimtarëve myslimanë në Mekë dhe Medinë, ndërkohë që me pas Arsen (Hamza) Muskurti hapi një kompani udhëtimi të veten, duke bërë të njëjtën gjë në konkurencë me vëllain.
Kulmi arriti u hapën disa profile në rrjetin social Facebook, të cilat hidhnin akuza të forta në lidhje me Arsen Muskurtin për marrëdhenie jashtëmartesore me gra të tjera krahas bashkëshortes së ligjshme. Arsen (Hamza) Muskurti akuzonte kunatën e tij, Nora për hapjen e këtij profili.
Arseni i arsyetonte këto akuza me argumentin se ai ishte i martuar me ato gra dhe në këtë marrëdhënie nuk kishte asgjë problematike për aq kohë sa çdo gjë ishte miratuar edhe nga bashkëshortja e ligjshme dhe kishin bërë “nikahun” (riti i martesës sipas myslimanëve). Vrasësi ishte praktikant i besimit islam dhe sipas informacioneve ishte i radikalizuar.
