Author: tirana

Nisma rajonale “Open Balkan”, këtë 1 shtator do të ketë një samit në Beograd, ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Kjo do të zhbllokojë plotësisht tregtinë mes shteteve, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd, do të kenë në mesin e tyre edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.

Read More

Mëngjesin e këtij 1 shtatori, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga Përmeti i bukur i luleve, ku teksa e ka cilësuar si një destinacion turistik që rritet çdo ditë, tregon edhe se faza e dytë e rilindjes urbane është drejt fundit. Po ashtu si gjithmonë, kreu i qeverisë u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES dhe me Përmetin që rritet çdo vit si destinacion turistik, e ku faza e dytë e Rilindjes Urbane është drejt fundit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi-Lumturia e një personi që e doni shumë do të jetë edhe juaja. Do të jetë një gjë e mrekullueshme për ju që të provoni një ndjenjë të tillë. Demi-Të jeni të sjellshëm dhe të gatshëm nuk do të thotë të vendosni këmbët tuaja në kokë, as edhe për personin që e doni shumë. Sqarojini mirë gjërat. Binjakët-Është rasti të nxitoni nëse dëshironi që të shihni të realizuar atë propozim që kultivoni prej disa ditësh. Duhet të dyshoni për idetë jo të qarta. Gaforrja-Nesër hidhuni në një aventurë të re, pa pasur frikë se do të viheni nën provën e…

Read More

Në këtë 1 shtator nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, i arritur pak ditë më parë për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e të dy vendeve që sjell mosaplikimin e dokumenteve shtesë në hyrje-dalje nga asnjëra anë. Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Sipas marrëveshjes qytetarët e dy vendeve e kalojnë kufirin vetëm me mjet identifikues. Sipas marrëveshjes së arritur të dy vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve.

Read More

Kjo ditë e parë e shtatorit, do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës në bregdet në mëngjes, vranësirat do të shtohen gjatë ditës dhe pasdite të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore dhe zonat kodrinore. Temperaturat minimale do të luhaten 13-19 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë pa ndryshime 25-27°C në veri deri në 31-33°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Ish-truproja e Sali Berishës Sali Lushaj është ndaluar sot në një operacion të befasishëm nga policia pranë stadiumit “Dinamo”. Bashkë me Lushën është ndaluar edhe Mustafa Lici, një nga personat që konsiderohet si një “ndër të fortët e Shkodrës”. Gjatë aksionit, forcat “Shqiponja” kanë ndaluar dy mjete ‘Mercedes-Benz’ që udhëtonin njëri pas tjetrit. Fillimisht blutë kanë ndaluar drejtuesin e mjetit Sali Lushaj dhe pastaj edhe Mustafa Licin. Mustafa Lici është babai i Ibrahim Licit.Lici akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)

Read More

Sali Berisha ka deklaruar se Gledis Nano u shkarkua nga detyra e Drejotrit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pasi kishte zbuluar lidhjet me krimin të vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Përmes një postimi në Facebook, Berisha sqaron dy zbulimet që i ‘kushtuan kokën’ sipas tij, Gledis Nanos. Ai shkruan se Nano ka zbuluar një aferë të Olsi Ramës në lidhje me Call Centerat dhe se ngarkesa prej 2.2 tonë kanabis që u kap muajt e fundit është transportuar nga anijet e Ministrit Çuçi. “Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të…

Read More

Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago, është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë. Në vend të saj është emëruar Ervin Koçi. VENDIMI: LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave Ky vendim hyn në fuqi…

Read More

Krahas ndryshimeve në ligjin e dekriminalizimit, me qëllim pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, ndryshon edhe ligji për partitë politike. Kryetarët aktual të partive politike dhe ata që do ti pasojnë në të ardhmen, nëse nuk kalojnë filtrin e dekriminalizimit për pastërtinë e figurës në aspektin ligjor dhe atë të bashkëpunimit me ish sigurimin e shtetit, u ndërpritet drejtimi një force politike. Moszbatimi ligjit çon deri në shpërbërjen e forcës politike. Ky është thelbi ndryshimit të Ligjit për Partitë Politike në Shqipëri që vjen si një tjetër iniciativë ligjore e Partisë Socialiste. Gazetari Top Channel Muhamed…

Read More

Për herë të parë gjatë mbretërimit të saj, Mbretëresha Elizabeth II do të presë kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar në Balmoral dhe jo në Pallatin Buckingham. Një zëdhënës i Buckingham Palace tha se monarkja 96 vjeçare nuk do të bëjë udhëtimin 1000 milje vajtje-ardhje nga Skocia për në kryeqytet por do të jetë Boris Johnson dhe pasardhësi i tij që do të udhëtojnë për në veri. Ky vendim duket se është marrë për të shmangur udhëtimin e gjatë dhe gjendjes shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth.

Read More

Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia. Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të…

Read More

Një grua është vetëvrarë duke goditur veten me thikë, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë. Zonja është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka arritur të mbijetojë. Burime bëjnë me dije se sapo ka arritur në urgjencë, ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Read More