Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi këtë të mërkurë se nëndrejtori i ri i SHISH është emëruar Olian Kanushi. Çuçi lajmin e dha pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Po kush është Olian Kanushi? Më poshtë po ju sjellim profilin tij: Z. Oljan Kanushi vjen nga një eksperiencë e gjatë si professionale e nivelit të lartë me përvojë 20-vjeçare në sektorin publik dhe privat. Ai është drejtues me njohuri të thella mbi ekonomitë në zhvillim, ndërtimin, ngritjen dhe transformimin e organizatave. Z.Kanushi ka kryer me sukses disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme,…

Read More

Akulli në Groenlandë po shkrin më ritme të paprecedent dhe në të një ardhme të afërt, sipas përllogaritjeve të tyre, kjo mund të bëjë që niveli global i deteve të rritet me gati 30 centimetra. Studimi i publikuar në revistën Journal Nature Climate Change, tregon se 3.3 për qind e hapësirave të mbuluara me akull në Grenlandë do të shkrihen dhe kjo është e barazvlefshme me 110 trilionë metër kub akull. Shkrirjen, shkencëtarët e konsiderojnë të pashmangshme edhe nëse bota do të niste menjëherë ndalimin e emetimeve të gazeve shkaktare të efektit serë, që po ngrohin planetin. Sipas hulumtimit, humbja…

Read More

Një stuhi e fortë ka përfshirë Spanjën ditët e fundit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Një foshnje 20 muajshe ka humbur jetën, pasi u godit në kokë nga breshëri. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Josep Trueta në Girona pasditen e të martës, por vdiq disa orë më vonë. 29 persona të tjerë që kërkuan trajtim mjekësor kanë pësuar lëndime në kokë ose prerje. Meteorologët thanë se stuhia që goditi qytetin turistik të Girona, zgjati gati 15 minuta, dhe konsiderohet si një nga më të fortat në 20 vjet. Vala e të nxehtit që pushtoi verën parashikohet të…

Read More

Një operacion i befasishëm i shërbimeve “Shqiponja” të Policisë së Tiranës është zhvilluar pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit, pranë Stadiumit Dinamo. Policia ka ndaluar dy mjete Mercedes Benz njëri pas tjetrit. Mësohet se një prej drejtuesve të ndaluar është Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës. Ky i fundit po qarkullonte me mjetin Mercedes Benz ML (fuoristradë).

Read More

Një qytetar nga Librazhd, 71 vjeç, i cili ishte infektuar me COVID, ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se 335 qytetarë kanë dalë pozitive me koronavirus nga kryerja e 1200 testimeve. Numri më i lartë i të infektuarve regjistrohet në Tiranë e Shkodër. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 363 qytetarë.

Read More

Këtë të mërkurë u hap këndi i maturantit në portalin U-Albania, ku në kohë reale mund të ndiqet procesi i renditjes së dhjetëra programeve studimore. Nëse dega rezulton me ngjyrë jeshile, afati i regjistrimit është 48 orë, në të kundërt vendi fitues i kalon maturantit tjetër në listën pritëse. Ndërkohë, ngjyra e verdhë nënkupton se gjithashtu jeni fitues, por duhet të prisni përfundimin e fazës për t’u regjistruar. Deri tani, degët inxhinierike qëndrojnë në krye të listës së preferencave të maturantëve të këtij viti. Ndërkohë, referuar Rrjetit Akademik Shqiptar, vendin e dytë e zë universiteti i Mjekësisë dhe i treti…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjykon se largimi i tij ka ardhur pasi “ka shkelur diku në kallo”. Në një intervistë në “News24”, ajo u shpreh se këto dyshime krijohen pasi Nanos nuk iu dha kohë që të përfundonte reformën që kishte nisur në Policinë e Shtetit, për ta pastruar institucionin nga efektivët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Pjesë nga komenti i Klodiana Lalës: Ka pasur debate, edhe lidhur me hetimin që lidhet me Ervis Martinaj. Unë jam e prirur si gazetare…

Read More

Drini Zeqo ka vendosur të lërë karrigen statike të lajmeve për të ardhur pranë publikut me një emision mëngjesi. Flitet se Drini Zeqo do t’i bashkohet një prej logove televizive të reja, asaj të A2 CNN. Na mbetet të presim edhe pak ditë për të mësuar të tjera detaje në lidhje me këtë eksperiencë të re televizive të Drini Zeqos. Pas shumë vitesh ai ka dhënë dorëheqjen nga TV Klan.

Read More

Policia italiane ka vënë në pranga një 23 vjeçar shqiptar, pasi akuzohet nga e dashura e tij për dhunë dhe përndjekje. I riu e kishte të ndaluar të takonte ish-të dashurën pas pajisjes me urdhër mbrojtjeje nga kjo e fundit. Por, ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe i ishte afruar ish-të dashurës së tij, e cila e kishte denoncuar disa herë në polici. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Read More

Në lagjen “5 Maji” ka rënë zija. Banorët shprehen të shokuar për ngjarjen. Ata thonë se kishin disa kohë që kishin vënë re se midis dy vëllezërve kishte një konflikt. “Një komshie këtu më tha kështu kështu, se besova, thashë mos janë plagosur dhe janë të gjallë. I kishim komshinj, kishim hyrë dhe kishim dalë, i kishim ftuar në dasma dhe festa, sidomos për Norën na vjen shumë po shumë keq se la tre fëmijë jetimë. Dje më erdhi djali i vogël i saj 8-9 vjec dhe bleu gjëra këtu. Sa fëmijë të urtë, të edukuar, kemi 20 e ca…

Read More

1 shtatori parashikohet i kthjellët e gradualisht prej mesditës me dendësim vranësirash në të gjithë vendin. Shi lokal me intensitet të ulët pritet në mesditë e pasdite. Temperaturat do vazhdojnë të mbeten të njëjta si ditën e sotme, por ato do të surprizojnë të premten me një rënie prej 5 gradësh. Në mesditën e së premtes, në të mbërritur fundjava vendi do të përshkohet nga rreshjet e shiut. Nga 33 gradë celcius që shënohet maksimumi ditën e sotme, pritet që temperaturat të bien në 28 gradë celcius (maksimalja). Rënia do vazhdojë e lehtë dhe graduale edhe në fundjavë. Fundjava pritet…

Read More

Emri i tij shkruhet Mikhail Gorbachev, por nëse do e shkruaja e thoja kështu ndoshta pak kush do ta kuptonte se bëhej fjalë për udhëheqësin e fundit të ish Bashkimit Sovjetik (BRSS), pra për një prej politikanëve më me peshë në fundvitet 80 e fillimvitet 90 në arenën botërore. Ndaj për rrjedhojë gjatë këtij komenti do të vazhdoj ta shkruaj emrin e tij sikurse shqiptohet në të folur. Isha fëmijë kur dëgjoja shpesh emrin e Gorbaçov, kryesisht në lajmet nga bota. Në kanalin e vetëm televiziv që kishte Shqipëria asokohe, televizionin shtetëror shfaqej për zhvillimet ndërkombëtare gazetari Bashkim Zeneli. Ai…

Read More