Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë orëve të natës në Bajzë të Malësisë së Madhe. Burime nga policia bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një banese me breshëri plumbash. Për fat të mirë nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Author: tirana
Paga e një ylli rroku nuk garanton pasuri dhe pavarësisht nëse fitoni pak ose shumë, kur i shpenzoni të gjitha, gjithçka zhduket. Lajmi i mirë është se për çdo shpenzues që shpërdoron një pasuri, ka një person të rregullt me një rrogë të rregullt që pasurohet duke jetuar me pak, duke kursyer me zell, duke investuar me mençuri dhe duke përqafuar një qëndrim kursimi dhe kufizimi financiar.Një pagë gjashtë ose shtatë shifrore nuk çon gjithmonë në një vlerë neto gjashtë ose shtatë shifra, por pasuria e vërtetë është e arritshme me të ardhurat që po tërhiqni tani nëse i përdorni…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas diskutimit publik që bëri sot kryeministri Edi Rama lidhur me hapjen dhe lejimin e basteve online. Braçe shkruan se “marrëzia nuk ka fund” teksa flet për “të njëjtët njerëz që kanë marrë peng sportin po përdorin atë për bastet e tyre”.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter me një përgjigje për Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, e cila i quajti deklarata të paprovokuara të Ramës, komentet e tij të bëra në një forum në Slloveni të zhvilluar dy ditë më parë. Rama thotë se dikush duhet t’ja përkthejë qetësisht deklaratën e tij, e cila përmban të njëjtat komente si në muajin qershor. “Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin qetësisht të deklaratës sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në…
Ditën e djeshme kryeministri i vendit ka dhënë disa deklarata mbi Bullgarinë ku nuk ka vonuar as reagimi i kësaj të fundit. Rama në Forumin e Bledit u shpreh se Shqipërisë iu pengua hapja e negociatave nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Ndërsa ditën e sotme në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme e Bullgarisë i ka konsideruar deklarata të kreut të qeverisë shqiptare. Bullgaria: Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme antibullgare të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bled më 29-30 gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria…
Përdhunimi i 11 vjeçares mbrëmjen e së shtunës nga 5 meshkuj në Kosovë ka ngjallur neveri dhe zemërim te qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri. Për pasojë protestat kanë vazhduar edhe sot për të dytën ditë radhazi në Prishtinë. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qytetit për të kërkuar drejtësi për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares që tronditi mbarë Kosovën dhe Shqipërinë. Protestat janë zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe në muret e institucionit.
Anisa Kosteni efektivja e Elbasanit e cila u pezullua nga detyra pak ditë më parë, pasi ofendoi gazetarët ka bërë një status në Facebook, ku hedh poshtë lidhjet me botën e krimit. Në profilin e saj të rrjeteve sociale, ajo ka treguar versionin e vërtetë të historisë me makinën me targa të verdha, që sic thotë ajo nuk është e saj. Efektivja bën të ditur se do të postojë edhe diplomat e saj për të treguar si i ka marrë gradat në detyrë. “Vendosa t’ju tregoj versionin e vërtetë të historisë me makinën HOT me targa të verdha. Ju lashë…
Sezoni i ri i “Greece’s Next Top Model” mirëpret shumë vajza që duan të bëhen pjesë e industrisë së modës. Audicionet kanë përfunduar dhe ndonëse transmetimi nuk ka nisur ende, vajzat janë tashmë në shtëpinë e GNTM. Një nga modelet që ka spikatur deri më tani është me origjinë shqiptare. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ajo është favorite për të shkuar larg në konkurrencë dhe bëhet fjalë për Alexia Traiko. Fotot e saj në rrjetet sociale tregojnë qartë bukurinë natyrale të flokëkuqes e cila siç duket do të pikasë mes vajzave në sezonin e reality show-t që nis së…
Një grup studiuesish nga Universiteti Yale ka identifikuar agjentë që janë në gjendje të synojnë në mënyrë selektive indet e tumorit duke kursyer ato të shëndetshme. Metoda duket të jetë efektive në trajtimin e glioblastomave (GBM), forma më agresive dhe e zakonshme e kancerit të trurit që ka një incidencë globale vjetore prej më pak se 10 raste në 100 000 njerëz. “Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare për pacientët me glioblastoma është 5%,” thekson Seth Herzon, një nga autorët e studimit të publikuar në “Science”. REZISTENCA NGA ILAÇI. “Një nga problemet kryesore gjatë trajtimit të gliomave është fakti që pacientët zhvillojnë…
Policia vijon të mos dalë me një version zyrtar në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt për të konfirmuar ose hedhur poshtë spekulimet në lidhje me kapjen dhe eliminimin e tij nga grupet kundërshtare. Martinaj nuk është një figurë dosido, por për vite me radhë ka “mbretëruar” në sektorin e basteve sportive duke arritur një pasuri që mendohet të jetë deri në 600 milion euro. Çdo gjë deri më tani është tani në kuadër të spekulimeve ku gazetarët shprehen se kanë parë një video të momentit të torturimit dhe ekzekutimit të tij nga kundërshtarët, megjithatë videoja, shprehen ata është e…
Mënyra sesi media i përcjell te publiku ngjarjet që kanë të bëjnë me ekstremizmin e dhunshëm është analizuar në një raport të hartuar nga shoqata “Together for life”. Raporti bën një vëzhgim të detajuar të pasqyrimit të media të ngjarjeve që përfshijnë raste të ekstremizmit të dhunshëm, rekrutimit në organizata terroriste dhe luftës në Siri. Analiza nis me arrestimin e imamëve të vetëshpallur, për të vijuar më tej me rastet e radikalizimit dhe rekrutimit të luftëtarëve për në Siri. Në këtë pikë vlerësohet roli i Qendrës Koordinuese Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në dhënien e informacionit të saktë dhe në kohë.…
Teksa janë bërë bashkë, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar lëkundje të forta për qeverinë në sezonin e ri politik, por rrëzimi i kësaj mazhorance nuk duket edhe aq i lehtë. Analisti Ilir Kalemaj i cili edhe pse pranon se situata ku ndodhet vendi është në avantazh të opozitës, ai sheh si problem mungesën e një alternative të re. “Ka pakënaqësi të madhe por nuk ka alternativë të re”, u shpreh kalemaj. Të njëjtin mendim ndan edhe Lutfi Dervishi i cili sheh dy rrugë që opozita të arrij qëllimin e saj. “Ka 2 opsione; beteja parlamentare dhe protestat”, deklaron…