Author: tirana

Drejtori i AKEP, Tomi Frashëri i pranishëm në degjesën me kryeministri Edi Rama në lidhje me bastet online, tha se nëse mbyllen këto faqeve, ato mund të rikthehen sërish me një ndryshim të thjeshtë në IP (adresën e kompjuterit). “Dua të jap vetëm një shifër të faqeve web, në vitin 2019, pak kohë pas hyrjes së ligjit kanë qenë rreth 8 mijë kërkesam 3 mijë nga autoriteti i lojërave të fatit dhe 5 nga policia. Tashmë kemi vetëm 59, çfarë do të thotë kjo? Jo, nuk janë ndaluar është e pamundur. AKEP nuk ka një buton digjital përmes të cilit…

Read More

Pak orë pasi u emërua si Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj në dëgjesën publike për rikthimin e basteve, ka kërkuar rishikimin e ligjit. Për të kjo veprimtari është e ligjshme në vende të tjera, por sipas tij nuk duhet lejuar formalizimi i lojërave të fatit apo mini-kazinove. “Nisur nga sa më sipër sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit në republikën e Shqipërisë, numër 75, datë 25. 10.02018 i ndryshuar, për formalizimin e basteve sportive online dhe nga fakti që në vende të tjera kjo veprimtari është e ligjshme. Mendojmë që formalizimi i sallave të…

Read More

Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundrues amerikan në Gjirin Persik dhe u përpoq ta merrte duke e tërhequr me vete, por e lëshoi kur u afrua një anije luftarake e Shteteve të Bashkuara së bashku me një helikopter, thanë zyrtarët amerikanë. Ky incident përfaqëson herën e parë që Irani vendos në objektiv njësitë me dronë të Flotës së 5-të amerikane që është stacionuar në Lindjen e Mesme. Megjithëse situata u tejkalua pa incidente, tensionet vazhdojnë të jenë të larta ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, ndërkohë që vazhdojnë negociatat e fuqive botërore me Iranin mbi marrëveshjen për programin…

Read More

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti, rikthehet të ushtrojë profesionin e tij 1 vit e 3 muaj pas pezullimit. Emri i tij doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai doli në përgjime ku bisedonte me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën jashtë radhë në këmbim të parave. Emri i Priftit doli dhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

Read More

U bë nuse, por Marjana Sahitaj u vra. 25-vjeçarja po priste ditën e udhëtimit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Angli, por një shofer që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike i preu ëndrrat në mes. E ndjera ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria. Natën e kaluar, ajo po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë. 25-vjeçarja u dërgua…

Read More

Ditën e sotme u zyrtarizua shkarkimi i shumëpërfolur i Gledis Nano. Më herët, një lajm me burime të paverifikuara, sipas të cilit drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kishte dhënë dorëheqjen u përhap me shpejtësi nëpër portale, aq sa vetë Policia e Shtetit u detyrua që të dalë me një reagim përgënjeshtrues.) Në fakt, Gledis Nano e ka përmendur dorëheqjen këtë të hënë, por e ka thënë atë më shumë në kontekstin e përplasjes me ministrin Bledi Çuçi, duke argumentuar se më mirë “dorëhiqej se sa të ishte kukull në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”.…

Read More

Edi Rama vendosi sot që të shkarkonte Gledis Nanon nga posti i drejtorit të policisë së shtetit me argumentin se nuk ka plotësuar objektivat për rendin dhe sigurinë. Gazetarët e pyetën ministrin nëse ndjente përgjegjësi për nivelin e kriminalitetit dhe ngjarjet e fundit, apo fajin e kishte vetëm drejtori? “Pa diskutim ka shkallë përgjegjësie. Deri tani qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit përmes shkarkimit të drejtorit është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë”, tha ai.

Read More

Në dëgjesën për çështjen e basteve, kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë për çdokënd se nuk do të ketë në asnjë mënyrë salla fizike të basteve në vend. Diskutimi sipas kreut të qeverisë, bëhet për bastet online. “Ne kemi pasur vullnet për ta luftuar këtë fenomen, fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie pavarësisht arrestimeve etj, nuk ka rënë si aktivitet. Që mos ketë ndonjëri iluzione. Nuk do të kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri…

Read More

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i pranishëm në dëgjesën publike që po mban kryeministri Edi Rama në lidhje me bastet sportive, tha se në të gjithë botën luhen në mënyrë të ligjshme dhe për të, të ardhurat do të kalojnë për investime publike. “Gjatë kësaj periudhe mbështetja nga ministria ka qenë shumë e mirë. Bastet sportive luhen në të gjithë botën. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston. Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme. Duke…

Read More

Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Ylli, i pranishëm në dëgjesën që po mban kryeministri Edi Rama për këtë temë, tha se bastet sportive duhen rihapur, por që të kontrollohen nga shteti. “Është një takim pak i vonuar, kam qenë në Parlament dhe kam votuar për mbylljen e basteve dhe u bënë mirë që u mbyllën, por bëjmë një pyetje tjetër. Tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll, po luhet 20-30 mln lekë në javë. Është një fenomen që unë kam thënë t’i mbyllim, po t’i mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrolloj…

Read More

Kryeministri Edi Rama po mban një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre. Rama u ndal te mbyllja e lojërave të fatit disa vite më parë, gjë të cilën e quajti një vendim të drejtë. “Ne vendosëm të ndalojmë lojërat e fatit, nga situata dramatike me kërpudhëzimin të tyre, pafundësinë e sallave, të makinetave, ekraneve baneteve, një shqetësm social por edhe me situata familjare që u katandisën në tragjedi. Mendojmë se ka qenë absolutisht i drejtë dhe i duhur. Kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim të dyja anët…

Read More

40-vjeçari nga Skrapari, Gledis Nano, me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, si edhe i diplomuar në FBI, mesa duket nuk ishte i aftë që të prodhonte rezultatet që qeveria priste në luftën ndaj krimit, por edhe në rend dhe sigurinë publike. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u pyet nga gazetarët se çfarë çoi në të vërtetë në vendimin për shkarkimin e Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kjo ende pa bërë një vit në këtë post. Mesa duket, vrasja e 7-vjeçares në plazhin e Potamit ka ndikuar shumë. Por disa muaj më parë, kur Nano…

Read More