Author: tirana

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, bëri me dije të tjera shkarkime të marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. “Lijimi i detyrës i zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ardit Veliu dhe i zv.ministres së Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici. Për ta do të ketë detyra të rëndësishme në ditët në vijim”,-tha Balluku për gazetarët para Kryeministrisë.

Read More

Olian Kanushi është drejtori i ri i Shërbimit Informativ i Shtetit, dhe lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, në një konferencë për mediat nga Kryeministria. “Kemi emëruar nën drejtorin e SHISH, zotin Oljan Kanushi është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe shish me një vakancë që u plotësua sot”,-tha ministri i Brendshëm.

Read More

“Sot qeveria mori vendimin për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Nuk realizoi objektivat”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një dalje për mediat nga Kryeministria. Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë. I pyetur nga gazetarët nëse është “zgjidhja” shkarkimi i Gledis Nanos për aq kohë sa përgjegjësi duhet të mbajë edhe vetë ministri për drejtimin e policisë së shtetit, Çuçi u përgjigj se shkarkimi i tij është një masë efikase për një reagim të fortë të…

Read More

Aventura e gjermanit Robin Gosens tek Interi, duket se është mbyllur pas pak muajsh. Lojtari i krahut me tipare sulmuese erdhi në janarin e kaluar nga Atalanta, ku në 125 ndeshje në Serie A jo vetëm ka shënuar 25 gola por ka dhënë asiste të shumta që e kanë ndihmuar ngjitjen e ekipit të Bergamos në elitën e kampionatit italian, si dhe vetë 28-vjeçarin për të marrë fanellën e shumë ëndërruar të kombëtares gjermane. Gjermani që është blerë për rreth 25 milionë euro, ka patur orë të kaluar një ofertë të ngjashme nga Gjermania. Bëhet fjalë për Bayer Leverkusen, ekip…

Read More

Përdhunuesit e 11-vjeçares në një park në Prishtinë, tani kanë emra dhe foto. Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë djemtë të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me të miturën. Në opinion publik ata po cilësohen si “monstra”, teksa sot në 2 kryeqytetet shqiptare, Prishtinë dhe Tiranë do të zhvillohen protesta që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Në Prishtinë protesta do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, e ndërsa në Tiranë në orën 18.30 në në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Read More

Prej ditësh flitet për një dorëheqje ose shkarkim të Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndaj dhe mësohet se sot kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë, ku pritet të ketë një vendimmarrje për fatin e tij. Kjo mbledhje qeverie pritet të zgjasë deri në orën 10:00, ku do të njihemi edhe me vendimet që janë marrë, të cilat do të komunikohen nga ministrat.

Read More

Policia e Shtetit ka gjetur mëngjesin e kësj të mërkure, armën me të cilën pasditen e së martës, Arsen (Hamza) Muskurti, kreu aktin makabër, të vrasjes së vëllait dhe kunatës. Vetë autori pas arrestimit nga RENEA, në tentavitën për të ikur në Dibër, tha se armën e kishte hedhur në një kosh. 38-vjeçari ekzekutoi në një dyqan te Rruga e Kavajës, vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti. Por ajo që mësohet së fundmi, është se Hamza Muskurti i ndërronte banesat çdo 6 muaj, duke mos patur kështu një adresë fikse ku qëndronte. Përveç dyqanit te Rruga e…

Read More

Në prangat e Policisë së Fierit, mëngjesin e kësaj të mërkure ka rënë një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale. Ai u kap me 97540 euro dhe 3000 paund, para që dyshohet se janë të paligjshme. Shtetasi me iniciale R.Ç. po drejtonte një mjet tip “Nissan” kur u ndalua për kontroll nga policia në vendin e quajtur “Kthesa e Verrisë”. Dyshohet se eurot dhe paundët e gjetura janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme. Ndaj të riut, që më parë është përfshirë në veprimtaritë kriminale të plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë, ka nisur një hetim për veprën…

Read More

Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) i është dashur të shpenzojë 300 milionë euro deri në fund të gushtit për procedurat e blerjes së energjisë që synojnë furnizimin me energji të vendit. Të dhënat e përpunuara nga Monitor sipas procedurave të blerjeve të publikuara nga KESH tregojnë se vetëm në gusht u desh që të bliheshin 57 milionë euro që i bashkohen gati 240 milionë eurove të shpenzuara nga janari në korrik. Çmimet në bursa kanë vijuar të rriten duke arritur niveleve rekord çka ka detyruar KESH që të përqendrojë furnizimin tek prodhimi i brendshëm në kaskadën e Drinit. KESH më herët…

Read More

Më 31 gusht 1997, në një aksident automobilistik në Paris, Lady Diana, Princesha e Uellsit, humbi së bashku me partnerin e saj të atëhershëm, Dodi Al Fayed. Asnjë vdekje në historinë moderne nuk ka gjeneruar aq shumë teori konspirative dhe aq shumë spekulime. Menjëherë pas vdekjes së Dianës, filluan teoritë. Aksidenti është “orkestruar nga pallati”, “Diana ishte shtatzënë nga Al Fayed” e shumë të tjera, që edhe sot e kësaj dite ngjallin imagjinatën dhe interesin e publikut. Hetimi shqyrtoi 175 akuza. Një nga teoritë ishte se shoferi i Mercedesit, Henri Paul, paguhej nga “disa” agjenci të sigurisë kombëtare; versione të…

Read More

Sot në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të organizojë një dëgjesë publike për bastet sportive. Kjo pasi qeveria po mendon rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllen me ligj. Prezent në takim do të jetë edhe Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit. Opozita po akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se po synon rikthimin e basteve sportive dhe se…

Read More

Tre aksidente kanë ndodhur orët e fundit në Shqipëri. Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një 49-vjeçar banues në Kosovë duke drejtuar mjetin tip “Jeep” ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar banues në Cakran. Bëhet fjalë për shoferin Flamur Maloku 49-vjeç banues në Kosovë dhe Hysen Rucaj 75-vjeç i cili humbi jetën. Tjetri në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Tiranë, ku shtetasi D.T, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese. 23-vjeçe që ndodhej në oborrin e banesës së saj, ka ndërruar jetë në…

Read More