Babai i Marjana Sahitajt tregon momentin tragjik, kur pa se një makinë kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe kishte përplasur rëndë vajzën. Ai thotë se së bashku me djemtë ngritën portën që kishte zënë poshtë 25-vjeçaren dhe nxorën vajzën për ta çuar në spital, por ajo nuk mundi të mbijetojë. “Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte…
Author: tirana
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, thotë se situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë. Reagimi vjen pas vendimit të qeverisë për të shkarkuar Gledis Nanon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Duke vendosur kryeministrin Edi Rama në krye të listës së njerëzve që u mungon dëshira për të luftuar krimin e organizuar, po ashtu Alibeaj nënvizon se është po ashtu kryeministri organizatori i telenovelave me emra të kërkuarish nga drejtësia, ndaj duhet të jetë ai i larguari. Postimi i plotë Situata kriminale në Shqipëri…
Akuzimi seksual nga pesë burra me 11 vjeçaren, ka nxjerrë sot në Prishtinë mijëra vajza, gra dhe burra për të kërkuar drejtësi dhe siguri për gjininë femërore në Kosovë. Nën brohoritjen “Kërkojmë mbrojtje për vajzat dhe gratë”, u kërkua dënimi i merituar për të gjithë dhunuesit e vajzave dhe grave. “Boll më, nuk durojmë”, “Pedofilët në burg”, “Poshtë patriarkati”, “Poshtë përdhunuesit”, “Përdhunuesit në burg”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve. Gjithashtu, në duart e protestuesve ishin edhe fotografitë me emrat e pesë personave që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren.
Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur rreth mesditës zonën e Kusadasi, pranë Aydin, Turqi. Kjo lëkundje e fortë ka pasuar një tjetër të disa minutave më parë, e cila regjistroi shkallën 4.9 Rihter. Valët e tërmetit janë ndierë edhe në ishullin grek Samos ku zonat e prekura janë Pythagorion, Mitilinii etj. Bazuar në të dhënat paraprake, tërmeti është ndierë masivisht nga banorët përreth. Dëmet që ka shkaktuar janë minimale si objekte që janë lëkundur ose rrëzuar.
Presidenti Italian, Sergio Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 7 dhe 8 shtator. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Presidenca, sipas së cilës kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj do të presë homologun italian, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë. Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare, thuhet se Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme më datë 31 gusht, ku ka marrë vendim në lidhje me çmimin e karburanteve. Si pasojë e ndryshimeve në bursën Platts Mediteran, Bordi ka vendosur të ulë çmimin e naftës në 239 lekë/litër nga 248 që ishte, po ashtu edhe benzina ka pësuar një ulje të lehtë duke shkuar nga 199 lekë/ litër nga 201 që ishte. Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 14:00 e ditës së sotme. Njoftimi: Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 Gusht 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në…
Shqipëria përngjan e “mallkuar”. Nëse do të vëmë në peshore ngjarjet e fundit, me ekzekutime mafioze nga bandat, me krime të frikshme brenda familjes, apo edhe me vrasje ordinere, muaji gusht është një masakër e vërtetë. 14 viktima në 31 ditë, të vrarë nga dora e njeriut. Më 2 gusht vendi u trondit dhe çoi në një valë protestash, pasi Arjan Tase teksa drejtonte gomonen në breg të detit në Potam të Himarës, përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdinë. Më 8 gusht në Maliq u vra me thikë Nesti Sotiri, pas një debati që erdhi për qentë. Ditën tjetër në…
Klea Huta ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit, të cilët i ka pyetur për arsyen që ata e ndjekin në Instagram. Mirëpo, njëri prej tyre ka dhënë një përgjigje të pazakontë duke thënë: “Më ngjan me ex-in tim ndaj të ndjek.” Klea ia ka kthyer me humor: “E paske patur yll more djalë!” Sa i përket anës profesionale, Klea do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Dikush e ka pyetur: “Me çfarë projekti do të shohim në ekran?” “Mezi pres t’jua them…”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar për çfarë bëhet fjalë. Kujtojmë që Klea është prej disa vitesh…
Pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, menjëherë ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ku ka vlerësuar Nanon për punën dhe e quajnë një partner të fortë. “I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”. Gjatë paradites, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi largimin nga detyra të Nanos, duke ia lënë përkohësisht detyrën e drejtimit të Policisë, nëndrejtorit Tonin Vocaj.
“Gledis Nano, kokë turku nga Rilindja”, kështu e quan kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkarkimin e tij si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. “Vendim i çuditshëm por i zakonshëm. Nano 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziazëm. Situata e krimit në vend vetëm është rënduar. Rama ulet në tavolinë me krimin. Integriteti i policisë është cënuar. Dua ti bëj thirrje punonjësve të Policisë të zbatojnë ligjin dhe të mos përdoren nga politika dhe të mos bashkëpunojnë me segmente të krimit”, tha më tej Meta në konferëncën për shtyp me gazetarët.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka dërguar një peticion me disa kërkesa për kryeministrin Edi Rama, ministren së Arsimit, Evis Kushi dhe Rektorët e Universiteteve Publike. Në kërkesën e tyre dërguar me shkrim, SPUSH ka renditur problematikat kryesore që po shkaktojnë tension dhe kërkojnë menjëherë zgjidhje nga qeveria në mënyrë që të stabilizohet situata në Universitete. Ndër të tera, sindikata kërkon rritjen e pagave për pedagogët, rritjen e financimit për kërkimin shkencor, rritjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë, rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare. SPUSH thekson se këto janë vetëm një…
Në fund të fjalës në dëgjesën publike për bastet online, kryeministri Edi Rama tha se takimi do mbyllej me fjalën e kampiones së Europës, Luiza Gega, por e këshilloi që të mos fliste, pasi do ta quanin të shitur për një bast. “E dija që donte të fliste Luiza, por më mirë të mos flasë se do thonë që ja u shite për një bast, shkove atje. Mos fol më mirë se do të marrin kot përpara. Se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan shumë për ty, janë ata që s’më duan mua. Kur e panë që ne…