Author: tirana

Sikundër ishte paralajmëruar, në këto momente në Tiranë po protestohet për ngjarjen e shënuar dy ditë më parë në Prishtinë, ku 5 djem dhunuan dhe abuzuan seksualisht me një 11-vjeçare. Me pankartat në duar: “Unë bërtita jooooo”, “Edukoni djemtë të mbrojnë vajzat”, qytetarët e mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” bëjnë thirrje për mbrojtjen e vajzave dhe grave. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe personazhe të njohur publikë.

Read More

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) i ka bërë thirrje qytetarëve me anë të një postimi në ‘Facebook’, që të kursejnë energjinë elektrike. Në një postim në faqen e saj zyrtare, KESH thekson duhen fikur 2 llamba për 4 orë në çdo ditë në mënyrë që fatura e energjisë elektrike të vijë më pak. Statusi i plotë Kursejmë energjinë që ta kemi! Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 këh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj. Sikur këtë veprim…

Read More

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar pasi forcat e policisë në Tiranë i ndaluan të atin gjatë një aksioni policor në kryeqytet. Në një prononcim për “ABC News”, ai tha se i ati posedon një armë zjarri me leje, ndërsa e ka quajtur tendencioz aksionin e policisë për ndalimin e babait të tij. “Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra…

Read More

Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia. Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të…

Read More

Dokumentet e publikuara të hackerave ‘Homeland Justice’, të cilët pretendojnë se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të pak javëve më parë ndaj faqeve të ministrive shqiptare e platformës e-Albania kanë zbuluar një tjetër histori me hackera. Në dokumente e publikuara del një material pdf që tregon për korrespondencën mes prokurorit bjellorus të çështjes me palën shqiptare për një sulm të kryer nga një shtetas bjellorus, i cili akuzohet se ka vjedhur të dhënat e 131 bankave e institucioneve financiare në botë, mes të cilave 21 janë në Shqipëri. Bëhet fjalë për një sulm të kryer në vitin 2020, i cili po…

Read More

Një 40-vjeçar nga Kosova është vrarë në Itali. Trupi i të ndjerit u gjet i djegur brenda bagazhit të një automjeti në Bresha. Sipas mediave italiane, mjeti ku u gjeti pa shenja jete 40-vjeçari, është në pronësi të një 34-vjeçari po ashtu nga Kosova, i cili nuk e ka raportuar makinën e tij të vjedhur. Viktima dyshohet se në të kaluarën ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Zona ku ka ndodhur krimi është kontrolluar edhe me dron nga karabinierët italianë.

Read More

Luana Vjollca do të jetë këtë sezon në ekranin e Tv Klan vjen çdo të premte. Faqja zyrtare e Tv Klan zbulon se programi i saj do të quhet “S’luan dot me mua” dhe do të jetë një show i madh televiziv që moderatorja po përgatit tashmë për publikun shqiptar. Sipas Tv Klan emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që me siguri do të jetë shumë i ngjashëm me programin që Luana ka realizuar për katër sezone në Top Channel, “Shiko Kush Luan”. Thuhet gjithashtu se Luana…

Read More

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Përmes një postimi në rrjete sociale, ish-deputeti demokrat thotë se drejtuesit e policisë po denigrohen deri në atë pikë sa nuk i lejojnë të japin as dorëheqien sepse kënaqen kur i poshtërojnë deri në fund. Postimi i plotë:

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është solidarizuar me protestën e thirrur sot në Tiranë, kundër dhunimit të 11-vjeçares nga pesë djem në Prishtinë. Në një postim në “Facebook”, ndërsa pohon mbështetjen e tij ndaj familjes së të miturës në këtë moment të vështirë, ish-presidenti shprehet se kjo ngjarje është një akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare. “Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare. Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më…

Read More

Një 20-vjeçar shqiptar ka shkaktuar një aksident me pasoja tragjike në Selanik. I riu, duke drejtuar automjetin e tij, humbi kontrolli dhe përplasi për vdekje një vajze greke, e cila ishte duke u kthyer nga festa e saj e beqarisë, pasi dy ditë më vonë ajo do të martohej. 27-vjeçarja u gjet në anë të rrugës. Ajo u dërgua në spitali, ku iu nënshtrua një operacioni, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të rënda . Ndërkohë, autori u arrestua vetëm disa orë më vonë.

Read More

Aktori Leonardo DiCaprio dhe e dashuria e tij Camila Morrone, janë ndarë pas katër vitesh të lidhur. Ndarja e çiftit u konfirmua nga revista “People”. Në dhjetor të vitit 2019, 25-vjeçarja u pyet për diferencën e moshës të çiftit, duke marrë shkas nga diferenca prej 22 vitesh që kishin ata me njëri-tjetrin, dhe ajo u përgjigj se për të nuk kishte asnjë rëndësi. “Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë,” tha aktorja.

Read More

I ngjan një intrige të gjallë brenda familjes historia që çoi në vrasjen e çiftit Nora dhe Alban Muskurti pasditen e djeshme nga Arsen (Hamza) Muskurti. Vëllezërit Muskurti kishin hapur një biznes bashkë disa vite më parë, por për arsye se nuk merreshin vesh me ndarjen e të ardhurave kanë vendosur që të vijnë rrugëtimin e biznesit veç e veç. Kështu, Nora dhe Alban Muskurti vijuan me kompaninë e udhëtimeve “NOOR”, e specializuar për dërgimin e besimtarëve myslimanë në Meke dhe Medinë, ndërkohë që pas Arsen (Hamza) Muskurti hapi një kompani udhëtimi të veten duke bërë të njëjtën gjë. Krahas…

Read More