Author: tirana

Për 10 muaj Gledis Nano mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Përmes një letre të gjatë, por që nuk përmend në asnjë rrjesht pse e shkarkuan, Nano përmendi një shprehje të ish kryeministrit të Izraelit, Shimon Peres që e cilëson si një nga mendjet më të ndritura të politikës botërore. “Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”, është shprehja që e ka shoqëruar Nanon, i cili duket se do…

Read More

Gushti u mbyll me krimin më të rëndë, atë të vëllavrasjes, por detajet janë edhe më ulëritëse. Në këtë 1 shtator, në sallën e gjyqit u paraqit Arsen (Hamza) Muskurti. I qetë, përshëndeti gazetarët, komunikoi me avokatin, si dhe rrëfeu para trupit gjykues, se disa orë para se të vriste vëllain e tij Dritanin dhe kunatën e tij, Norën, kishte depozituar kallëzimin e shtatë për ta në Komisariat. Por asnjëri prej tyre nuk piu ujë, përderisa sot jemi me dy viktima. Avokati i 38-vjeçarit, Suad Idrizi, foli për mediat sapo u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, ku gjëja…

Read More

Luana Vjollca ushte një prej personazheve të njohur që mori pjesë në protestën e djeshme për mbrojtjen e vajzave dhe grave, nisur nga rasti i abuzimit të vajzës 11-vjeçare në Kosovë. Mesazhin e ka përcjellë dhe përmes rrjeteve sociale teksa ka ndarë diçka që ka realizuar më parë për projektin “Thuaje”. Ndër të tjera, Luana ka ndarë dhe disa foto ku shfaqet me parulla ndërsa shkruan: “Jo, s’e kam paraprirë, thjesht kam treguar një realitet që fatkeqësisht ndodh kaq shumë e kaq shpesh në këtë vend, u mundova ta parandaloj me aq fuqi sa kam por s’ja dola as unë,…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryetares së Autoritetit të Doosjeve. Meta thekson se ka kallëzuar anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të Edi Ramës. “Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”,-shkruan…

Read More

Ilia Terpini ka ndërruar jetë 4 vite më parë. Ai ishte operatori i shumë filmave artistik shqiptarë dhe ka qëndruar prapa kamerës për 34 vite. Në arkivin e filmit si operator mbajnë firmën e Terpinit 27 filma artistikë dhe mbi 150 dokumentarë. Operatori i njohur ishte “Artist i merituar”, dhe nderuar me një serë çmimesh. Si “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës”. Ilia Terpini filmoi filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “Mësonjëtorja”, “Flutura në kabinën time”, “I teti në bronx”.Për këtë të fundit ai tregon se një prej vajzave që u fotografua për të luajtur ketë rol…

Read More

Nevina Shtylla i ka befasuar të gjithë me videon e fundit të postuar në Instastory. Moderatorja shumë e dashur për publikun është shfaqur me barkun e rrumbullakosur dhe të gjithë kanë menduar se ajo është shtatzënë. Por në fakt Nevina thjesht ka provuar një fustan për gra shtatzënë dhe një prej këtyre momenteve e ka ndarë me ndjekësit. “Nënë me shumë fëmijë”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur me një emoji duke qeshur. Kujtojmë që Nevina është në një lidhje dashurie me një jurist, me emrin Arbër.

Read More

Presidenti i kompanisë ruse të naftës Lukoil, Ravil Maganov humbi jetën pasi ra nga dritarja në Klinikën Qendrore Spitalore në Moskë, disa muaj pasi kompania e tij kritikoi pushtimin e Putinit në Ukrainë. “Maganov ka rënë nga dritarja e dhomës së tij të spitalit mëngjesin e sotëm. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë”, ka shpjeguar burimi, duke shtuar se forcat e policisë ishin në vendngjarje dhe po punonin për të përcaktuar shkakun e incidentit të 67-vjeçarit.

Read More

Në ditën kur filloi së zbatuari marrëveshja për dokumentet e identifikimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ministria serbe e Mbrojtjes, tha se forcat e armatosura të Serbisë po zhvillojnë një stërvitje ushtarake në Zonën e Sigurisë Tokësore, që gjendet përgjatë kufirit me Kosovën. “Stërvitja po kryhet me qëllim të mbajtjes së një shkalle të lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje, si dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë përgjatë vijës administrative në Kosovë dhe Metohi”, theksohet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes. Siç thuhet në njoftim, vëmendje e…

Read More

Mediat braziliane kanë publikuar detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit Ilir Zeka në São Paulo dy vite me parë në një restorant. Në një video të publikuar duket momenti kur shqiptari futet për të konsumuar mëngjesin, ndërsa disa sekonda më pas vjen autori. I veshur me rozë, po ashtu edhe kokoren, të cilën ai e heq vetëm në një moment, autori afrohet pranë vendit ku ishte ulur shqiptari dhe e qëllon nga jashtë xhamit. 47-vjeçari shqiptar rrëzohet nga karrigia dhe tenton që të fshihet. Më pas autori largohet me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët. Mediat braziliane shkruajnë se…

Read More

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, për Arsen (Hamza) Muskurtin, prokurori Dritan Nushi i cili po heton vrasjen e dyfishtë, tha se autori është vetëdorëzuar. Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë deklaratën krenare të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi i cili përgëzoi policinë për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë që tronditi Tiranën. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Muskurtin. Autori i ngjarjes së rëndë u shfaq i qetë dhe me lot në sy. Disa herë madje ai përshëndeti dhe mediat. Avokati i tij Suad Idrizi foli për klientin pasi vetë Muskurti…

Read More

Nxënësit shqiptarë që hyjnë këtë vit të ri shkollor në klasë të parë do të mësojnë me Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Sot në Kosovë ka nisur viti shkollor 2022-2023 dhe të vegjëlit kanë në dorë Abetaren e unifikuar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka ndarë një mesazh mjaft emocionues nga Gjakova. Ajo tha në fjalën e saj, se libri që do na bashkojë dhe do të na forcojë me Kosovën. “Hera e fundit që kam qenë në Gjakovë ishte kur organizuam një koncert të përbashkët mes shkollave të Tiranës dhe Gjakovës. Më pas isha në Prizren, më pas…

Read More

Nxënësit shqiptarë që hyjnë këtë vit të ri shkollor në klasë të parë do të mësojnë me Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Sot në Kosovë ka nisur viti shkollor 2022-2023 dhe të vegjëlit kanë në dorë Abetaren e unifikuar. Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u shpreh falënderues për arritjen e kësaj marrëveshje. “Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë dhe këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë shqiptare”. Më pas Kurti theksoi edhe se një brez i ri po fillon me abetaren unike, dhe se po materializohet frymëzimi i trashëguar në breza.…

Read More