Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Përurimi i Abetares së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti: E mbarë rruga e diturisë!

10:49 / September 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nxënësit shqiptarë që hyjnë këtë vit të ri shkollor në klasë të parë do të mësojnë me Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Sot në Kosovë ka nisur viti shkollor 2022-2023 dhe të vegjëlit kanë në dorë Abetaren e unifikuar. Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u shpreh falënderues për arritjen e kësaj marrëveshje.

“Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë dhe këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë shqiptare”. Më pas Kurti theksoi edhe se një brez i ri po fillon me abetaren unike, dhe se po materializohet frymëzimi i trashëguar në breza.

“Fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit tonë. Raporti i gjuhës e kombit është historik, pasi përmes gjuhës është mësuar dashuria për kombin. Sot kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri po fillon me abetaren unike. Po materializohet frymëzimi i trashëguar në breza. Në ditë si këto duhet kujtuar puna e atdhetarëve e albanologëve, e studiuesve të pakompromis, grave e burrave që ruajtën gjuhën shqipe pasurinë tonë të përbashkët. Të gjitha ato pena që nuk u shterën po kthehen në flakadanë ndriçues të diturisë, nënat që me ninulla rritën fëmijët dhe gjuhën, heronjtë tanë që ranë që ne të jetojmë ndjenjën e përbashkimit. Jam i lumtur që kemi në duar këtë abetare për të cilin u zotuam në mbledhjen e përbashkët në nëntor të vitit të kaluar. Kemi përgatitur edhe tekstin dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë. Fëmijëria është koha kur mbillet edhe dija edhe morali. Udha e shkronjave që na solli deri këtu është e gjatë dhe e vështirë”.

albetare e perbashket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.