Tashmë është zyrtare, Ennur Totre do të vijojë karrierën e tij në Ukrainë tek ekipi Vorskla Poltava. 25-vjeçari do të transferohet në skuadrën ukrainase, që ka blerë kartonin e mesfushorit nga kampionët e Shqipërisë. Vetë lojtari ka njoftuar këtë të hënë përmes një postimi në rrjetet sociale se ka ndërprerë bashkëpunimin me bardheblutë, duke theksuar se ka qenë pjesë e ekipit më të suksesshëm në Shqipëri. “Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon…
Author: tirana
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi , ka ndërmarrë një turne në vendet e Azisë dhe fokusi i saj do të jetë çëshja e Tajvanit, vend në të cilin do të mbërrijë ditën e nesërme.Sipas mediave të huaja, Pelosi duhet të qëndrojë në Taipei një natë. Një zyrtar ka bërë me dije se anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes po punojnë 24 orë në ditë për të monitoruar çdo lëvizje të kinezëve në rajon dhe për të garantuar sigurinë e kryetares së Dhomës.Pelosi mbërriti sot në Singapor, ndalesa e parë në turneun e saj në Azi…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës. Gjatë bisedës me homologen e Kosovës, Presidenti përshëndeti vendimin e matur që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kreu i shtetit nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, një tensionim artificial me urdhër të Beogradit. Meta akuzoi Serbinë se sa herë gjendet në pozita jo të favorshme dhe i duhet të pranojë marrëveshjet që vetë ka firmosur në Bruksel, përdor grupe kriminale në Veri për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin. “Është e qartë që Serbia dhe Kosova kanë firmosur një marrëveshje dhe se Serbia do ti shmanget marrëveshjeve për të cilat është e detyruar t’i zbatojë se i ka firmosur në Bruksel. Synon të krijojë një situatë jashtë…
Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më në trend të momentit. Ata pëlqehen shumë nga publiku dhe kanë krijuar tashmë shumë fansa. Kjo “ka detyruar” blogeren të jap shumë intervista kohët e fundit, duke zbuluar shumë të reja nga marrëdhënia e tyre në çift. E pyetur në “Prive”, se cilat janë tri tiparet më të mira të Ledrit, Sara është përgjigjur pa komplekse. “Ai është shumë punëtor, punon pa fund. Nuk është ziliqar, mundohet gjithmonë të ngrejë e të marrë e dikë tjetër me vete. Nuk punon vetëm për vete…E treta, a quhet që ai është një…
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në Twitter lidhur me situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, ku u përdorën edhe armët e zjarrit nga serbët lokalë, që qëlluan në drejtim të policisë. “Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe…
India ka konfirmuar vdekjen e parë të shkaktuar nga lija e majmunëve në shtetin jugor të Kerala. Një 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ndërruar jetë të shtunën, bën me dije BBC. Ministrja e Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se i riu fillimisht kishte rezultuar pozitiv për virusin jashtë vendit. Mostrat e testuara pas vdekjes së tij gjithashtu zbuluan virusin, tha ajo të hënën. Kjo është vdekja e katërt nga lija e majmunëve e raportuar globalisht, jashtë Afrikës. Njëzet kontakte të ngushta të 22-vjeçarit janë kategorizuar si “rrezik i lartë” dhe…
Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 56-vjeçar humbi jetën pas sherrit me fqinjin. Mësohet se viktimë ka mbetur Nikolin Staka, 56 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Alban Meneri, 51-vjeç.Ky i fundit po debatonte me një grua për vendin e parkimit, ndërkohë që viktima i ka parë nga kati i dytë. 56-vjeçari mësohet se i ka thënë: “Çfarë bën, s’të vjen zor që zihesh me gra.” Ndërkohë autori i dyshuar i është përgjigjur :“Zbrit poshtë se ta tregoj unë.” Në momentin që Staka ka zbritur pishtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë një mesazh të qartë nga NATO, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje. Kështu ka thënë Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane dhe “ekspert për çështje të Luftës së Ftohtë” dhe strategjisë së mbrojtjes së Aleancës, përcjell Telegrafi. Siç raporton Telegrafi, ai i është referuar ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë-Serbi pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se që nga sot (1 gusht 2022), do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet. “Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të…
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Pushtetit Vendor, lidhur me gatishmërinë dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror. Rama paralajmëroi krerët e bashkive se të 28 mijë kilometrat e Shqipërisë rrezikon nga zjarret dhe muaji gusht do të jetë tepër sfidues, ndaj kërkoi të angazhohen maksimalisht në terren dhe mos të kërkojnë në çdo rast helikopterin nga ministria. FJALA E RAMËS: Zjarret janë një problem serioz. Arsyeja kryesore pse jemi këtu bashkë është se nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe…
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetit deri në 1 shtator. Nikolla ka thënë se përmbajtja e qeverisë së Kosovës tregon fuqinë që buron nga e drejta dhe vizionin dhe pjekurinë e saj. “Parimi i drejtë i reciprocitetit duhet zbatuar me maturi, vetëpërmbajtje nga të dy shtetet dhe në konsultim me ShBA dhe BE. Përmbajtja e Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i saj me partnerët ndërkombëtarë nuk tregojnë dobësi, por fuqinë që buron nga e drejta, si edhe vizionin…
Tre kamionë tashmë kanë nisur të largohen nga rruga që çon për në pikën kufitare në Jarinjë. Kështu raportojnë mediat e Kosovës, teksa shkruajnë se po rritet numri i kamionëve që po largohen nga rruga. Qeveria e Kosovës dje pas një takimi me ambasadorin amerikan, ku e pranishme ishte edhe presidentja Osmani, mori vendim që të shtyhet për një muaj vendimi për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit. Këtë vendim qeveria nuk e ka zbatuar, pasi kërkesë ishte që më 1 gusht të largohen të gjithë kamionët dhe automjetet tjera nga rrugët që çojnë për…