Author: tirana

Shqipëria Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që kthjellimet të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë në orët e paradites. Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat do të shfaqen në zonat malore dhe në zonën e ulët, por nuk do të mund të sjellin reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell…

Read More

Alarm në Kaliforninë Veriore ku rreth 8,000 njerëz kërcënohen nga një zjarr masiv që shpërtheu të premten pasdite në kufirin e Oregonit në zonën pyjore kombëtare. Flakët kanë djegur tashmë mijëra hektarë tokë dhe për zjarrfikësit ky është zjarri më i madh në shtet që nga fillimi i vitit. Mbi 100 struktura janë shkatërruar tashmë, duke përfshirë shtëpitë e disa zyrtarëve lokalë që po vazhdojnë të punojnë pavarësisht urdhrit të evakuimit, shpjegoi sherifi i qarkut Siskiyou, epiqendra e zjarrit. Ndërsa në Jackson County, 60 alpinistë u shpëtuan, teksa po ecnin në shtegun e Paqësorit, shtegun e famshëm që shkon nga…

Read More

Pankarta gjigande me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe” janë vendosur në katër komuna veriore të Kosovës. Kosovo-online shkruan se pankartat janë vendosur në gjithë Mitrovicën e Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Mesazhet “Kjo është ZSO”, me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë, shkruan më tej media. Ato mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave. Marrëveshja për formimin e Asociacionit mes Kosovës e Serbisë është arritur në vitin 2013.

Read More

Një fëmijë 11-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri motrën e tij 9-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një fshat të Korinthit, Greqi. 9-vjeçarja u dërgua fillimisht në qendrën shëndetësore të Akratës dhe më pas me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve Karamandane të Patrës, ku po trajtohet. Protothema.gr raporton se 9-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në dorë. Sipas burimeve për mediet greke ngjarja ka ndodhur në një nga arat që familja e fëmijëve kishte në fshat. Nga aty 11-vjeçari ka marrë armën e gjahut që ndodhej në arë dhe që sipas informacioneve të para i përket…

Read More

Nga dita e sotme (1 gusht) qytetarët me pasaportë shqiptare që futen në vendin tonë nga Aeroporti i Rinasit do të kalojnë në barrierën digjitale për leximin e pasaportës, një proces që zgjat më pak se 30 sekonda. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se ky vendim vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, pasi siç theksoi kreu i qeverisë për qytetarët nga vende të tjera do të ketë proces kalimi me lexim manual të pasaportës. “Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin…

Read More

Nostalgjia është një nga ato emocione që është e vështirë të përkufizohet . Është një ndjenjë gëzimi apo trishtimi? A e lehtëson, shpengon apo rëndon këdo që e ndjen? Dhe mbi të gjitha, çfarë ndodh në trurin tonë kur na pushton? Hulumtimi i ri i publikuar në Social Cognitive And Affective Neuroscience vjen për t’iu përgjigjur pyetjes së fundit, duke na habitur. Modeli i nostalgjisë përbëhet nga katër komponentë kryesorë: vetë-reflektimi, kujtesa autobiografike, kontrolli emocional dhe shpërblimi. Të gjithë së bashku punojnë së bashku për të krijuar atë që përjetojmë dhe përkufizohet si nostalgji. Kontroll emocional Edhe pse shumica prej nesh e lidhin nostalgjinë me gjëra të mira, pjesa më e madhe…

Read More

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën duke transportuar 67 kile kokainë të ndarë në 48 pako. Arrestimi i shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 30 korrik në qytetin e Igumenicës. Policia greke ka lokalizuar mbrëmjen e së shtunës dy makinat në të cilat po udhëtonin autorët, dhe i ka ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit brenda një makine u gjetën 48 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 66 kg e 690 gram. Dy automjetet janë sekuestruar nga policia së bashku me 2190 euro dhe shtatë aparate celularë, të cilat iu gjetën autorëve,…

Read More

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti. “Gjendja nuk ka ndryshuar. Situata është e qetë, nuk ka ndodhur asgjë. Barrikadat janë ende prezentë aty, por të shohim sot gjatë ditës se çfarë do të ndodhë pas vendimit që është marrë”, tha Hoti për REL-in. Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, sipas gazetarëve në terren, situata është e qetë. Por, në rrugët e…

Read More

Ukraina goditi të dielën selinë e flotës ruse në portin e Sevastopolit në Detit të Zi, me një dron ku kishte të montuar sasi eksplozivi. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se si pasojë e sulmit në qytetin e kontrolluar nga Rusia, të paktën pesë persona u plagosën. Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime dhe një port i madh në Detin e Zi. Sulmi vjen ndërsa Rusia shënoi dje ditën e Marinës. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në paradën vjetore që u mbajt me këtë rast në Shën Petersburg dhe njoftoi se forcat detare ruse do të pajisen në…

Read More

DashiDikush do t’ju japë mundësinë për të jetuar një përvojë interesante: të mos e pranoni nuk do të mëkat! Mbrëmja premton të jetë perfekte për ata që jetojnë një histori të lumtur dashurie; edhe beqarët do kenë më shumë se një arsye për të qenë të lumtur. DemiTërhiqni rremat në varkë dhe bëni një bilanc përpara se të shikoni përpara për të ardhmen. Para së gjithash, duhet të zgjidhni çështjet emocionale që janë ende pezull! Nëse nuk jeni të kënaqur me të ardhurat tuaja, përveshni mëngët dhe kërkoni një alternativë. BinjakëtNjë takim i këndshëm do t’ju bëjë të ëndërroni me…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook shkruan se vendosja e reciprocitetit me Serbinë është e drejtë dhe e ligjshme duke u bazuar në ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare. Ai u bën thirrje qytetarëve serb që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë. Postimi: Të dashur qytetarë të Kosovës, Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare. Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të…

Read More