Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia britanike dhe është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Reading. Erjon Selivrada është arrestuar pasi më parë kishte sulmuar një një oficer, duke shkaktuar madje edhe një aksident në trafikun rrugor, teksa vrapoi në autostradën A34 për të shmangur arrestimin. Ngjarja me protagonist Selivradën ndodhi në Newbury, ndërsa Policia e Luginës së Thames njofton se pas përfundimit të dënimit me burg, Selivrada do të deportohet në Shqipëri Oficerët po kryenin kontrolle për shpejtësinë në A34, pranë Neëbury më 13 janar të këtij viti, kur panë automjetin e Selivradës…
Author: tirana
Njerëzit kanë besuar prej kohësh tek vazhdimi i jetës edhe pas vdekjes fizike. Për shembull egjiptianët e lashtë, janë të famshëm për ritualet e tyre të sofistikuara të funeraleve dhe besimin mbi jetën e përtejme. Por praktika e ruajtjes së qëllimshme të trupave, shtrihet ndoshta 3500 vjet më herët sesa mumiet e Egjiptit të lashtë. Mumiet e varrosura me pasuri dhe objekte personale, gjenden në gjithë botën. Ato zbulojnë atë që njerëzit e konsideronin të rëndësishme, simbolet e tyre shpirtërore dhe atë që ata besonin se ndodh pas vdekjes. Ötzi, Njeriu i Akullit Kur mumja e njohur tani si Ötzi,…
A ekziston përbindëshi i Loch Ness, kjo është pyetja misterioze të cilës mesa duket i është gjetur më në fund një përgjigje. Sipas një legjende skoceze në liqenin e Ness-it ekziston ende një përbindësh, i cili mund t’i përkasë periudhës së dinozaurve. Madje shpesh njerëz të rastësishëm apo peshkatarë betohen se e kanë parë këtë krijesë të notojë në ujërat e ëmbla. Por edhe vetë shkencëtaret tashmë janë dakord se përbindëshi i Loch Ness ekziston, ose më saktë ka ekzistuar, pasi janë gjetur fosile që tregojnë se kjo krijesë ka qenë prezentë në tokë, por jo në ditët e sotme, por…
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një…
Emocione, rivalitet dhe parakalime. Kjo ishte ajo që pamë sot në Garën për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Shumë pilotë kërkuan vendin e parë por në fund vetëm njëri ia doli. Ai që triumfoi ditën e sotme ishte Max Verstappen. Piloti i Formula 1 ishte në një nga ditët e tij më të mira, duke ia dalë të marrë një rezultat kaq të rëndësishëm. Në vendin e dytë qëndron Hamilton (Mercedes). Pavarësisht se bëri një garë që mund të konsiderohet pozitive, fitorja mbetet akoma larg për të. Në vendin e 3-të mbetet Rusell (Mercedes). Pozicioni i katërt…
Butrint Imeri është ndër personazhet më të pëlqyera në showbizz-in tonë. Të shumta janë fanset që e pëlqejnë dhe e ndjekin këngëtarin kosovar në muzikën e tij, por edhe në jetën private. Por duket se prej 1 viti, një vajzë shqiptare ia ka marrë mendjen. Flasim për aktoren Olta Beqiri, që është kapur mat në disa raste me Butrintin. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar kurrë, dyshja ishte bashkë prej gati 1 viti. Themi ishte, sepse gjërat kanë ndryshuar dhe kjo dyshe është duke përjetuar një ndarje. Dy të rinjtë nuk ndiqen më në rrjetet sociale prej pak…
Një krim i rëndë i ndodhur në mes të ditës në një treg ushqimesh në qytetin e Civitanova Marche, të Italisë, ka shokuar mbarë botën, për shkak edhe të pamjeve të aktit makabër, kryer nga një 32-vjeçar. Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo, banor i qytezës buzë Adriatikut, i mori jetën 39-vjeçarit nigerian, që punonte si shitës ambulant, Alika Ogorchukwu. Sipas mediave, vrasja brutale e Alikas u filmua nga shikuesit, të cilët nuk bënë asnjë përpjekje për të ndërhyrë fizikisht. Policia përdori kamerat e rrugëve për të gjurmuar lëvizjet e Ferlazzo-s dhe e arrestoi atë të shtunën me akuzën për vrasje, ndërsa gjithashtu…
Presidenti irlandez kërkoi të qartësojë pozicionin për luftën në Ukrainë, pas letrës së diskutueshme të gruasPresidenti i Irlandës Michael D Higgins po përballet me thirrjet për të “shprehur qartë mbështetjen e fortë” që populli i Irlandës ka për Ukrainën pasi gruaja e tij shkroi një letër të diskutueshme mbi konfliktin. Këtë javë, Sabina Higgins i shkroi një letër Irish Times për të kritikuar një editorial të mëparshëm mbi konfliktin. Ajo tha se luftimet do të vazhdonin derisa bota të bindë Presidentin Vladimir Putin dhe Presidentin Volodymyr Zelenskyy që “të binin dakord për një armëpushim dhe negociata”. Kritikët e letrës kanë…
Matt Walls i Anglisë u përfshi në një aksident të tmerrshëm në të cilin ai dhe biçikleta e tij fluturuan mes turmës në Lee Valley VeloPark të pistës së çiklizmit. Kampioni olimpik 24-vjeçar u trajtua në tribunë për më shumë se gjysmë ore para se të dërgohej në spital për kontrolle paraprake. Nga përplasja mbetën të plagosur edhe spektatorë, ku njëri u mor me karrocë me rrota, i mbuluar me gjak. Matt Bostock, nga Isle of Man, u dërgua gjithashtu në spital për analiza. Pjesa tjetër e garës u braktis dhe shikuesve iu kërkua të largoheshin ndërsa Walls po trajtohej.…
Ylli i popit Sting e ka denoncuar luftën në Ukrainë si “një absurditet i bazuar në një gënjeshtër”. Muzikanti ndërpreu një koncert në stadiumin kombëtar të Varshavës në Poloni të shtunën në mbrëmje për të paralajmëruar audiencën e tij se demokracia ishte nën sulm në mbarë botën. Ai i kërkoi një aktori popullor polak, Maciej Stuhr, të dilte në skenë gjatë shfaqjes për të përkthyer paralajmërimin e tij se demokracia ishte “në rrezik të madh të humbte nëse nuk e mbrojmë atë”. “Alternativa e demokracisë është një burg, një burg i mendjes. Alternativa e demokracisë është dhuna, shtypja, burgimi dhe heshtja,”…
Një 24-vjeçar nga Siria vrau me thikë babanë e tij 57-vjeçar natën e së shtunës, 30 korrik në Metz, Francën lindore. “Një i ri vrau babanë e tij me thikë, me një historik të rëndua në klinika psikiatrike,” shkruan AFP, duke e cilësuar ngjarjes si një drame brenda familjes. Sipas një burimi policor, i riu “vrau babanë e tij me thikë” përpara se ai “të kapej dhe të neutralizohej nga vëllezërit e tij”.
Askush nuk e kishte imagjinuar një bashkëpunim mes artistit shumë të dashur nga publiku, Capital T me Anxhela Peristerin dhe Mandin. Por ja ku jemi sot, ku kënga e tyre “Habibi” ka marrë mbi 2.5 milion shikime në Youtube për 24 orë nga publikimi. Një këngë shumë ritmike, ideale për sezonin veror. Ky vit do të mbahet mend si viti i bashkëpunimeve mes artistëve.