Author: tirana

Në 7 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë ndodhur në total 24 vrasje që kanë shkaktuar 27 viktima. 5 prej tyre krime në familje, të tjerat vrasje për motive të dobëta dhe atentate mafioze. Referuar të dhënave, 13 ngjarje janë zbardhur autorë të të cilave janë arrestuar e të shpallur në kërkim, ndërsa 11 të tjerat vijojnë të jenë pa autorë, e kryesisht vrasjet e tipit mafiozë. Numrin më të lartë të kriminalitetit, gjatë këtyre 7 muajve e mban Shkodra. Nga Janari deri më tani në këtë qark kanë ndodhur 6 vrasje. Pasohet nga Fieri me…

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për vendosjen e reciprocitetit nga Kosova. Berisha thekson se Vuçiç është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabiliteti në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan. Kreu i PD ka dhe një paralajmërim për të. POSTIMI I PLOTËReagimi si Putini i vogël i Aleksandër Vuçiçit.Të dashur miq, serbomadhi Vuçiç u zotua në fillim të korrikut për ‘reagim’ vdekjeprurës ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, barazisë midis dy vendeve në përdorimin e letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve, duke…

Read More

Martesa, muaji i mjaltit dhe tani në koncerte. Po flasim për Jennifer Lopez. “Bisha e skenës” ofroi një shfaqje spektakolare për UNICEF, në koncertin e zhvilluar në Kapri të Italisë, ditën e shtunë. Këngëtarja 53-vjeçare, e cila sapo është martuar me Ben Affleck, doli para publikut me një kostum me printe zebra, në koncertin e bamirësisë për të grumbulluar fonde për Ukrainën. Në këtë koncert performuan edhe DJ Diplo, Sofia Carson dhe DJ Cruz.

Read More

Të gjithë në garë për hapjen e dosjeve, për të parë se kush ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit. Akademiku Artan Fuga, pyet me ironi se “kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij”. Po ashtu ai thekson se në ditët në vazhdim do të rrëfej pse kjo sipas tij është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin. “Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua, bërtasin”. Komenti i plotë Hapja e dosjeve dhe hapja e…

Read More

Kreta me trashëgimi të pasur historike e arkeologjike, me plazhe, lugina dhe male magjepsëse, është padyshim një nga vendet më tërheqëse për turistët në mbarë botën. Rrugët janë në gjendje të shkëlqyer dhe vizitat rreth ishullit janë vërtet një aventurë për t’u mbajtur mend. Knossos dhe Phaistos, janë dy pika të rëndësishme për t’u ndalur dhe për të parë arkitekturën minoane, ku ruhen objekte magjepsëse të këtij qytetërimi misterioz. Kreta ofron edhe mrekulli të shumta natyrore, si Gryka e Samarisë në shpellat e Zeusit, malet mbi dy mijë metra të larta, pllajat me mullinj ere dhe pamje të shumta befasuese,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i “Partisë së Lirisë”, Tedi Blushi thotë se qëllimi është që miliardat e vjedhura nga banda e Ramës, do t’ua kthejmë shqiptarëve. “Vetëm lufta pa kompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane”,-shkruan Blushi në një postim në facebook. Postimi i plotë DO TA ÇRRËNJOSIM KORRUPSIONIN ME ÇDO ÇMIM! MILIARDAT E VJEDHURA NGA BANDA E EDI RAMËS DO T’UA KTHEJMË SHQIPTARËVE! Korrupsioni është arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit. Asnjë popull në rajon dhe…

Read More

Nga: Alban Daci Një ndër dilemat më të mëdha historike tashmë nuk ekziston, ajo e mundësisë së shpërbërjes së Shqipërisë dhe asimilimit të saj. Përtej, sulmeve e pushtimeve të vazhdueshme kundër territoreve shqiptare që nga luftërat romake e deri në rastin e fundit të Kosovës, shqiptarët shpëtuan nga asimilimi dhe po ashtu nga shpërbërja edhe pse në fakt insistimet e të huajve për ta arritur këtë kanë qenë serioze dhe të vazhdueshme. Shqiptarët mbijetuan e nuk u nënshtruan asnjëherë për disa faktorë: Qëndrimet heroike të shqiptarëve përballë çdo sulmi dhe rreziku! Çdo brez e çdo periudhë ka qendrestarët e saj…

Read More

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese, deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin e PS-së për rrëzimin e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Në kërkesë i kërkohet Gjykatës Kushtetutese të shprehet se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve. 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin…

Read More

37-vjeçari Ramis Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin, është kapur sot nga Policia. 37-vjeçari pasi masakroi me thikë gruan, përplasi derën me forcë dhe u largua qetësisht në këmbë. Jetlira Elezi mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë. Ata jetonin në një banesë që e kishin marrë me qira. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës. Të dy vinin nga…

Read More

Në një kohë që koha është e nxehtë nga temperaturat e larta, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për çështjet e pazgjidhura me Kosovën. Me një provokim të hapur, këtë të dielë Vuçiç ka paraqitur disa foto, ku në njërën ishte një bluzë me hartën e Kosovës dhe mbi të flamuri serb me mbishkrimin “нема испоруке’, që do të thotë nuk heqim dorë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se nuk ka qenë kurrë në një situatë më të komplikuar dhe më të vështirë për Kosovën sesa sot. Për të ka ardhur koha për të kërkuar që shqiptarët të vijnë…

Read More

Në turin e tij në Ballkanin Perëndimor, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të ndalojë edhe në Tiranë. Ceremonia pritëse do të zhvillohet në orën 08:45, jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp. Në vizitën e tij në Serbi, Sanchez tha se për çështjen e Kosovës, Spanja është me Serbinë. Po ashtu Sapanja një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Javë më parë ky shtet ka dhënë shenja pozitive në përkrahje për liberalizimin e…

Read More