Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e terminalit të ri të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga ku lajmëroi se vetëm në muajin korrik Shqipëria ka pritur një fluks të paparashikuar pasagjerësh prej 600 mijë. Rama njoftoi se hyrjet dhe daljet për qytetarët shqiptarë, ata të BE dhe SHBA në terminalin e ri do të kryhen elektronikisht, pas vendosjes së sistemit inovativ teknologjik të identifikimit që është risi edhe për rajonin e Ballkanit. FJALA E KRYEMINISTRIT: Është një investim shumë i mirëseardhur për faktin se aeroporti po përballej me një presion të jashtëzakonshëm si rezultat i rritjes…

Read More

Vetëm dy ditë pas vrasjes makabre të emigrantit nigerian Alika Ogorchukwu nga një 32-vjeçar italian, vetëm sepse shitësi ambulant i pa dhe komplimentoi të dashurën, Italia është tronditur nga një tjetër rast i dhunës brutale në rrugët e saj. Një skenë që të kujton fort atë të Alikës dhe Ferlazzo-s është regjistruar këtë herë jashtë një lokali dhe as në këtë rast askush nga kalimtarët nuk ka ndërhyrë. Njerëzit përreth po filmonin skenën, ndërsa videoja e përleshjes u bë virale në internet. Fatmirësisht këtë herë nuk ka pasur viktima, por dy burrat u rrahën dhunshëm, siç dëshmojnë pellgjet e gjakut pranë…

Read More

Policia italiane në bashkëpunim me Europolin ka vendosur në pranga 4 persona, midis tyre një 36-vjeçar shqiptar dhe një ish-futbollist profesionist nga Italia. Ata akuzohen për tentativë vrasje, pasi më 22 tetor të vitit 2020 në Acilia (periferia e kryeqytetit italian) kanë lënë të plagosur rëndë nga plumbat një 45-vjeçar. Në atë që karabinierët e konsiderojnë si atentat të mirëfilltë, 45-vjeçari shpëtoi për mrekulli nga breshëria e plumbave, ndërsa Gjykata e Romës kishte lëshuar urdhër-arrestet, tashmë të ekzekutuara nga policia për 5 persona. Sipas dosjes së prokurorisë e cila ka rindërtuar ngjarjen e tetorit të vitit 2020, ku 45-vjeçari u tentua…

Read More

ë përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta mund të përcaktojë nëse prisni djalë apo vajzë. Nëse shtoni në zonën e ijeve dhe kofshëve, atëherë mund të jetë vajzë; nëse shtoni shumë në peshë në pjesën e përparme të trupit, atëherë është djalë. Sipas majave Majat e parashikonin seksin e bebes duke llogaritur moshën e nënës në kohën e konceptimit dhe vitin në të cilin ishte ngjizur fëmija. Nëse të dy janë numra tek, është vajzë; nëse është një tek dhe një çift, është djalë. Të vjellat e mëngjesit Nëse ke shumë të vjella…

Read More

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit. Besim Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është vendosur një bllokadë edhe në Rudarë të Zveçanit, përkatësisht në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica. Hoti po ashtu tha se bllokadë është vendosur edhe në fshatin Zupqë, që gjendet në afërsi të magjistrales Bërnjak-Mitrovicë. Ndërkaq, sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët…

Read More

Një automjet ka shpërthyer në flakë teksa lëvizte në Bypas-in e Vlorës. “Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet”, njoftojnë blutë e qytetit bregdetar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ditën që R.L doli para gjykatës për shpërndarje droge, fabula që e implikonte 19-vjeçarin lidhej me zbulimin e dy dozave që i kishte fshehur poshtë atletes. Por analizat mjeko-ligjore treguan se realisht i riu ishte një përdorues droge dhe se të dhënat nuk përputheshin assesi me pretendimin e policisë e cila njoftoi se kishte arrestuar një shpërndarës. Ky fenomen i kthyer në një “traditë” në gjykata, e cila refuzon arrestimet dhe shpall detyrim-paraqitje për përdoruesit nxjerr në pah edhe njëherë se si antidroga dhe prokuroria më e madhe në vend është tepër larg hetimit të rrjeteve të drogës që funksionojnë…

Read More

Shpëtim Duro largohet nga Laçi. Mësohet se klubi kurbinas dhe trajneri i njohur kanë vendosur të ndajnë rrugët. Shkak është bërë eliminimi i papritur nga Conference League. “Duke marr shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrokub dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë.Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe…

Read More

Një roje bregdetare në plazhin e Spilles ka shmangur një tragjedi të mundshme, teksa rreth orës 17:00 ka arritur të shpëtojë nga mbytja një qytetar. Nga raportimet e para, mësohet se personi që rrezikonte të mbytej është nga Elbasani, rreth 60 vjeç. Ai kishte mbetur në det pas shtimit të intensitetit dhe madhësisë së dallgëve dhe vrojtuesi Festim Suli ka hyrë për ta shpëtuar, duke e nxjerrë menjëherë në breg. Të lënduarit i është dhënë ndihma e shpejtë dhe në mungesë të një qendre urgjence në plazhin e Spillesë është lajmëruar ambulanca, që ka bërë transportimin e tij drejt Spitalit…

Read More

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ka shprehur dëshirën e saj për një martesë në të ardhmen me partnerin e saj, Adis Patushi. Nëpërmjet një postimin në Insta Story në Instagram, Fifi ka ngritur dyshimet se mes saj dhe Adisit mund të ketë një martesë së shpejti. Krahas një video që ka ndarë nga dasma e dy miqve të saj duke i uruar, Fifi ka shprehur dëshirën që pas tyre të jetë radha e saj. Epo, ne ndjejmë një dasmë në horizont, po ju? “Urime! Pas jush ishalla…”

Read More

Dy motra të moshës 15 dhe 17 vjeç kanë humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e së dielës, kur një tyren i shtypi dhe i tërhoqi zvarrë. Treni ishte nisur nga Pescara ndërsa kishte destinacion Milanon. Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra, raportojnë mediet italiane. Kryetarja e Bashkisë së Ricciones tha se e diela nisi me lajm tragjik dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen. Mediet italiane shkruajnë se dyshohet se dy motrat dolën para trenit për të kryer vetëvrasje. Megjithatë mbetet ende e paqartë se përse motrat zgjodhën…

Read More

Moderatori i njohur Blendi Fevziu është përballur së fundmi me një situatë si të çuditshme por edhe aspak të këndshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blendi në rrjetet e tij sociale teksa ka publikuar mesazhet të një mjeku brazilian i cili e ka kontaktuar moderatorin dhe i ka treguar se dikush po keqpërdor identitetin e tij duke u shtirur si i pasur dhe kërkon partnere. Gazetari publikoi gjithashtu foton pasaportës false apo mjeteve të tjera të identifikimit ku dukej qartë se shtetasi brazilian kishte përdorur fotot e tij. “Përshëndetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekolog. Po…

Read More