Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar në “Facebook” për situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku nuk ngurron të hedhë akuza ndaj Beogradit, i cili sipas tij ka filluar “një agresion të pashpallur” ndaj shtetit të Kosovës. Sipas Majkos, provokimi i serbëve në Kosovë është kërkesë për të ndryshuar status quo-në e paqes në rajon. Ai gjithashtu e ka cilësuar këtë politikë të Beogradit si joeuropiane dhe si një front të dytë për politikën e Lindjes. Në mbyllje të postimit të tij, i drejtohet Serbisë me një fjalë të urtë në formë paralajmërimi për shkaqet…
Author: tirana
Një sherr banal ka degjeneruar në vrasjen e një 56-vjeçari në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Qytetarët më veri të Mitrovicës sot janë zgjuar me disa mesazhe që janë vendosur rrugëve të qytetit lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkruhet në pankartat dhe disa banerë që janë vendosur në qytet. Kujtojmë se ditë më parë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, paralajmëroi se serbët në Kosovë do të nisnin formimin e Asociacionit, nëse Prishtina nuk tërhiqet nga vendimet për targat dhe dokumentet identifikuese. Ndërkaq sot është parë edhe një helikopter i KFOR-it duke fluturuar mbi veriun e…
Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se, në Dhërmi, kanë dëmtuar me sende të forta dhe grushte për motive të dobëta 3 shtetas. Burime nga policia bëjnë me dije se M. K., 57 vjeç dhe K. K., 30 vjeç (babë e bir) kanë rrahur shtetasit N. L., 31 vjeç, G. D., 40 vjeç dhe O. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë. Këta të fundit po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 28 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.…
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka folur nga Tirana për qëndrimin e Spanjës ndaj njohjes së Kosovës. I pyetur nga gazetarja se përse Spanja nuk e njeh Kosovës, Sanchez tha se vendi I tij nuk është në favor të pranimit të Kosovës, duke argumentuar se sipas tij është shkelur e drejta ndërkombëtare.Ndërsa theksoi se dy vende mike si Spanja dhe Shqipëria është normale të kenë mosmarrëveshje, në këtë rast mosmarrëveshja është për njohjen e Kosovës. “Miqtë e mirë si Shqipëria dhe Spanja mund të kenë dhe mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është deklaratë e njëanshme e pavarësisë dhe mendojmë se…
Një spektakël në mbrëmje, në mes të verës për Jennifer Lopez, protagoniste e një koncerti privat në Capri, në një atmosferë elektrizuese në botën e viteve të Dolce Vita. Ylli i popit, pas martesës së saj me Ben Affleck dhe muajit të mjaltit në Paris, zbarkoi në ishull disa ditë më parë me dy fëmijët e saj Emme dhe Maximilian, dhe pa bashkëshortin e saj. Me sensualitetin e saj të jashtëzakonshëm, Lopez magjepsi të gjithë VIP-at e ftuar në eventin bamirës për Unicef-in duke kënduar disa nga këngët e saj të famshme. Eventi u mbajt në Certosa di San Giacomo…
Kryeministri Rama ka çelur konferencën që po mban së bashku me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, i cili ndodhet në Tiranë. Rama e falënderoi publikisht dhe u shpreh se Spanja ka qenë një nga aktorët më të zëshëm në procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se Shqipëria ka një pritshmëri të lartë nga Spanja e cila do të marrë presidencën në vitin 2023. Rama: Pas hapit historik të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, na vjen mirë dhe dëshiroj që publikisht ta falenderoj Pedron për mbështetjen pa rezervë të Spanjës në këtë proces. Kujtoj që Spanja…
Gjatë vizitës në Tiranë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, është nënshkruar marrëveshja mes Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Spanjës mbi luftën kundër krimit. Për palën shqiptare nënshkrimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërsa për palën spanjolle nga ambasadori Álvaro Renedo Zalba. Marrëveshja mes dy vendeve tona adreson nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më ambicioz për të luftuar me efikasitet të gjitha format e krimit të organizuar, në veçanti organizatat kriminale që kanë si objekt trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e të ardhurave të krijuara nga…
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll Pedro Sanchez po mbajnë konferencën e përbashkët në Kryeministri. Gjatë konferencës, Rama reagoi për herë të partë për tensionet në veri të Kosovës. Ai tha se Kosova ka të drejtë të zbatojë marrëveshjet e reciprocitetit dhe i bëri thirrje presidencës serbe që mos të justifikojë veprimet e grupeve të caktuara në veri të Kosovës. “Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye qe lidhen me vetë Spanjën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjëlloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj së…
Policia e Kosovës konfirmon se në katër raste janë keqtrajtuar dje shqiptarë që kanë qarkulluar në pjesën veriore të vendit, aty ku u vendosën barrikada. Policia njofton se qytetarët kanë pësuar lëndime trupore si dhe u janë thyer automjetet. Policia njofton se kjo është bërë nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve. “Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe keqtrajtuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e…
Të paktën shtatë persona u plagosën nga një burrë që hapi zjarr në orën dy të mëngjesit në Orlando, Florida dhe më pas u largua. Kështu raporton CNN. Sipas rikonstruksioneve fillestare të policisë, sulmuesi filloi të qëllonte pasi shpërtheu një mega sherr. Të plagosurit janë shtruar të gjithë në spital dhe gjendja e tyre nuk është e rëndë.
Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja që ka ndodhur në Zakynthos, ku një 51-vjeçar shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij 41-vjeçare, duke e goditur disa herë me thikë. Sipas informacioneve të para nga mediat greke, autori pas një sherri ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe qafë, me viktimën që ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes në spital. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pasi gruaja kishte bërë padi për dhunë në familje jo një herë, por dy herë. E para ishte më 18 qershor,…